Analisti Shpëtim Nazarko në një analizë për gazetën “Panorama”, teksa argumenton për polemikën “Shqipëri- Kosovë” pas largimit të lojtarëve të Kombëtares, ‘sulmon’ deputetin socialist Ben Blushi, i cili në polemikën e tij për këtë çështje shkruante se ‘nëse pavarësia politike ka të bëjë me Serbinë dhe është betejë me e lehtë, në pavarësinë kulturore të cilën ajo e ka me Shqipërinë, Kosova po triumfon’.
“Kuturisa dhe unë t’u jap përgjigje disa miqve të mi në Facebook, rreth disa ngjarjeve të fundit, por zgjodha ta bëj nëpërmjet gazetës.
Zgjodha ato më përfaqësueset, dhe sigurisht jo të tëra. Për shembull, dikush më thoshte: A do shërbejë lëvizja e disa lojtarëve të Kombëtares që ishte në Francë si fillesë e polemikave që do çojnë në distancim të dy popullsive shqiptare? Personi që më shkruante nisej nga fakti se në skenë zbritën “artileri të rënda të opinionbërjes”.
Kishte bërë shumë përshtypje një deklarim aksiomatik i dikujt: kombi kosovar po krijohet rreth futbollit…”- shkruan Nazarko në “Panorama”.
Sipas tij, Blushi ka gabim në analizën e tij.
“Po të ishte gjallë gjyshi i Blushit, do t’ia shpjegonte shumë thjesht gabimin në analizë. Dhimitër Shuteriqi, për mendjen time, ishte një shkrimtar mesatar apo nën mesataren, por edhe një nga njerëzit më të kulturuar të vendit të tij. Dhe kjo është arsyeja kryesore, pse ai ka zënë një vend në panteonin e letrave tona”- shkruan Nazarko.
Madje sipas tij, Blushi s’mund të merret seriozisht si shembull polemisti.
“Po Blushi nuk mund të merret seriozisht si shembull polemisti. Megjithëse ka shkruar disa libra dhe me tirazh që janë edhe mbi ato të Kadaresë, ato janë harruar më shpejt sa janë shkruar. Se janë shumë më afër spektaklit sesa kulturës apo mesazhit qe reflektohet prej kultures kombetare”, shkruan Nazarko.
Respekte Z. Nazarko! Shume i sakte!
Kur e thote Nazarko besohet. Meqe ra fjala Nazarko eshte ai tipi qe kur Taci “bleu” ARMON arriti ne klimax. Beri nje shkrim te Respublica e Muc Nanos ku e cilesonte Tacin industrialist, gjeni, futurist, strateg etj. Shiheni sot ku eshte katandisur ARMO nga nje tatimpagues i rregullt nje nje shoqeri te falimentuar, me borxhe karshi shtetit, bankave, furnitoreve dhe vete punonjesve.
PER HIRE TE SE VERTETES ,BLUSHI ,KA ME SHUME NIVEL DHE POTENCE SE SA TI MORE NAZARKO .
BLUSHI DUHET TE KISHTE QENE ME SHUME AKTIV NE POLITIKE ,GJE TE CILEN PO E RIPARON .
Kush eshte ky Nazarko?
O Shpetim e ke mbaruar shpikjen qe nise ne vitin 1982 me Ilia Rucin per Autokombajne Elektrike per korrje miseri,e kupton ku ka mberitur Gazetari Shqiptare mere ne konsideratre komentet apo shkrimet e tua, ti ke ikur per leshe qe ne vitin 1982 kur ke qene mekanik ne O fiicinen e Plukut. O Mero Baze mos e merrni seriozishte kete njeri se nuk I ka lene me tru ne koke regjimi I Enver Hoxhes te komenoje shkrimet e Blushit.
I sakte ,si perhere ,Shpetim.