Policia e Durrësit ka parandaluar një vrasje, duke ndaluar autorin e dyshuar.
Ai arrestuari është Alfred Skonja, 29 vjeç.
Shtetasi i ndaluar kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve pa autor dhe mbajtjen nën kontroll të kontigjentëve kriminalë me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, pas një pune hetimore intensive dhe të pandërprerë kanë bërë të mundur parandalimin e kryerjes së një vrasje, duke ndaluar autorin e dyshuar, konkretisht shtetasin Alfred Skonja 29 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi I tij u bë pasi nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se Skonja, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për kapjen e tij kishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe kishin kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi.
Ndalimi i tij u bë si rezultat i një pune operative të mirëorganizuar, ku Skonja ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe nga Policia, me qëllim për të dokumentuar veprimet e tij të jashtligjshme.
Shtetasi i ndaluar kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur.
Skonja, më datë 26.07.2016, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Fushë-Krujë kanë vjedhur automjetin tip Volsvagen me targa AA 029 MM, në pronësi të shtetasit R.B. 22 vjeç, banues në fshatin Zheje, Kurbin, ndërsa targat i përkasin mjetit tip Peugeot në pronësi të shtetases R.B. 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18.07.2016.
Automjeti i vjedhur është gjetur më datë 24.08.2016, rreth mesditës, pranë lumit Erzen.
U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
Për arsye të hetimit nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme.
Skonja është person me precedentë penalë të mëparshëm.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim parashikuar në nenin 134, 25 të Kodit Penal.
ME SIGURI ESHTE DURRSJAN DHE JO DURRSAK,,,, LEVIZJA E LIRE I KA KETO,, DERI SA DURRSAKET IKEN NE EMIGRIM DHE DIKUSH MBURRET SE KA PASAPORT ITALIANE DHE E QUAN VET ITALIAN PSE KETA MOS TE QUHEN DURRSAK BRENDA TERITORIT SHQIPTAR,,,, DEMOKRACIA DHE LEVIZJA E LIRE I KA KETO,,,,,