Gazeta e Kokëdhimës jep alarmin: Rama po i jep poste të tjera PDIU-së

27 Gusht 2016, 09:52Politika TEMA

Gazeta Shekulli shkruan se Edi Rama po thellon më tej bashkëpunimin me Shpëtim Idrizin, duke i dhënë partisë së tij më shumë poste ne nivel drejtorësh në disa prej qyteteve kryesore të vendit.

Sipas gazetës së ish-deputetit Koço Kokëdhima , këto lëvizje bëhen për shkak të afrimit të zgjedhjeve parlamentare.

Ajo shkruan se në Tiranë është emëruar Galip Taho, i njohur si përfaqësues i PDIU-së, në postin e drejtorit të në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve.

Më herët në këtë detyrë ishte Gentian Daja nga PS.

Në spitalin rajonal të Fierit është emëruar Brunilda Camaj e PDIU në vend të Kreshnik Ternovës.

Në krye të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Sarandës është emëruar një tjetër përfaqësues i PDIU-së, pas largimit të Ana Shehut të PS.

Shekulli thotë se ende nuk dihet me saktësi sa është numri i drejtorive që Rama ka vendosur t’i japë Shpëtim Idrizit, por vihet re fakti se këto lëvizje pritet të shkaktojnë jo pak pakënaqësi në bazën e PS-së, anëtarët e së cilës nuk po gjejnë hapësirë në administratën publike.

Burime të gazetës thonë se këto poste i kalojnë PDIU mbi bazën e marrëveshjes që kanë dy partitë e koalicionit, duke përjashtuar mundësinë që të kenë lidhje me zgjedhjet e pjesshme në Dibër.

7 komente në “Gazeta e Kokëdhimës jep alarmin: Rama po i jep poste të tjera PDIU-së”

  1. Spathiati says:

    Edi Rama po ulet butheperpjet te PDIU turke, qe te gjithe e dime se mbeshtetet nga turqit islamist dhe krimineli Erdogani!
    Edi Rama, nje vegel e Islamikeve dhe gjithashtu te Soros!
    Paranoik!

    1. Alben says:

      Ik ore grek muti! Shko pago borxhet! RROFTE BASHKIMI KOMBTARE!

  2. Klimax says:

    Ndersa per Ju na qenkan “normale” keto hallishverishe turke Rama-Idriz????!!!!

  3. Qelo SinanEnkel Idriz says:

    Nuk kemi faj Ne QAMET ,pse ju shqiptaret jeni pa tru ,Ne jemi me ate qe eshte ne pushtet e kuptoni mer popull bole,Kush te fitoj zgjedhjet e tjera Ne QAMET si shume me te zgjuar se ju do te behemi me ate qe fiton ,kaq e thjesht eshte por ju as kete nuk kuptoni.Kemi faj Ne se jeni kaq te trashe??

  4. gimi says:

    Ka detyrime kokedhima ne padronet e tij duhet te bej dicka. Eshte ajo historia e corbes te prishur!?!?!?

  5. Spartaku says:

    Nuk ka asgje te keq e besh koalicione, ti forcosh apo ti zgjerosh ato ne dobi te punes se qeverise, dhe te vendit.NUK NA E MERRET MENDJA QE KOCO KOKEDHIMA TE HIDHEJ KAQ FURISHEM KUNDRA EDI RAMES,I CILI ESHTE I NJE LLOGOREJE ME TE.Kesaj i thon,hodha lumin te dhjefsha kalin.Deri tani qe Kokedhima ishte deputet,i bente temena kyeministrit,me pas, qe per faj te tij,me vendim gjykate doli fajtor,kerkon tja faturoi Edi Rames.Kjo nuk eshte e drejte,dhe veprimi inatçor,çon uje ne mullirin e Sali Berishes.Shume keq.

  6. kleptofagos says:

    Kesaj i thone…. Meritokraci….. ne stilin e bandave qe kane uzurpuar dhe grabitur pushtetin.
    Prandaj duhen zgjedhur njerezit nga populli dhe komuniteti e tyre, qe te mos emerohen nga kryetaret.
    Prandaj duhen ndrruar sa me shpesh kryetaret e partive-banda, qe te kullohet llumi i grumbulluar per 25 vjet.
    Prandaj duhet reforma ne Drejtesi e komanduar nga nderkombetaret, qe te denohen te korruptuarit dhe te paaftet.
    Prandaj populli duhet ta kuptoje qe nuk ndertohet shteti kur nuk respektohen dhe zbatohen ligjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje