VIDEO/ Publikohen pamjet, ja si ndodhi shpërthimi pranë rajonit të policisë në Turqi

28 Gusht 2016, 14:49Sociale TEMA

Shpërthimi i një kamioni të mbushur me eksplozivë, dy ditë më parë pranë një rajoni policie në qytetin Cizre në Turqi, la të vdekur 11 oficerë policie, si dhe u plagosën 78 persona.

Zyrtarisht, ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër aktin, por media qeveritare turke, Anadolu Agency raportoi se përgjegjës ishin militantët Kurdë të PKK-së.

Ndërkaq, janë publikuar së fundmi edhe pamjet nga kamerat e sigurisë të momentit shpërthimit. Në video duket momenti kur kamioni i mbushur me ekslozivë ndalon pranë rajonit të policisë, dhe menjëherë më pas shihet shpërthimi i fuqishëm

Cizre është një qyte me shumicë Kurde, ku edhe më parë ka patur përplasje mes ushtrisë turke dhe militantëve të PKK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje