FAKSIMILE: Fëmijët e gjykatësve, në rrogë deri 25 vjeç! Dhe nuk mbaron me kaq…

30 Gusht 2016, 19:59Politika TEMA

DITA botoi sot pagat e reja të sistemit të drejtësisë sipas projektligjit përkatës që pritet të votohet në Kuvend në kuadër të ligjeve që konturojnë Reformën në Drejtësi.

Projektligji parashikon paga që shkojnë nga 300 mijë në 500 mijë lekë në muaj për gjykatësit dhe prokurorët pas miratimit të ligjit.

Por shqyrtimi i këtij kapitulli të P/Ligjit në fjalë nxjerr edhe benefite të tjera për gjykatësit dhe prokurorët.

Magjistratëve do t’u rritet rroga çdo vit fillimisht me 4 përqind e më pas me 8 përqind të pagës bruto.

E megjithëse do kenë pagë kaq të lartë për kushtet e Shqipërisë, magjistratët do përfitojnë sërish shtesë page për çdo fëmijë, deri sa fëmija të mbushë 18 vjeç, madje kur fëmijët shkojnë në shkollë të lartë shtesa në pagë për fëmijët vazhdon derisa këta mbushin 25 vjeç.

Shpërblim për fëmijët

Magjistrati përfiton edhe kredi të financuar nga shteti, sapo të ketë mbushur 3 vjet në detyrë. Ligji specifikon madje që kredia llogaritet për shtëpi në qendër të qytetit dhe për ëm tepër, magjistrati ka të drejtë ta shesë atë, edhe gjatë periudhës së amortizimit të kredisë, pra megjithëse ajo vendoset si kolateral për shumën e marë.

Kredi e falur për shtëpi, patjetër në qendër

 

Pjesa e pensioneve është sërish mëse e rehatshme. Sapo del në pension – sansionon ligji – magjistrati merr 6 rroga shpërblim të menjehershëm. Po vdiq pa dalë në pension, shpërblimin e merr bashkëshortja dhe fëmijët.

6 rroga sapo pensionohet

 

Pensionin e magjsitratit e merr edhe bashkëshortja apo fëmijët. E ky pension i tij i pleqërisë mund të shkojë deri në 90 përqind të pagës bruto. Burime nga Kuvendi dhe Ministria e Financave të pyetur sot nga DITA konfirmuan këto shifra dhe benefite, por shtuan se kapitulli i shpërblimeve financiare të magjistratëve pritet të rishikohet.

Pension suplementar familjar

24 komente në “FAKSIMILE: Fëmijët e gjykatësve, në rrogë deri 25 vjeç! Dhe nuk mbaron me kaq…”

  1. fieraku4u says:

    ME PAKE FJALE, PO KERKOJN QE GJYQTARET DHE PROKURORET TE MOS KORRUPTOHEN FINANCIARISHT.

    SE DO PAGUHEN NJE THES ME LEKE NGA SHTETI. UROJ TE FUNKSIONOJ DHE VERTET TE KETE DREJTESI NE SHQIPERI.

    1. pse mor qafir says:

      ehhhhh plepa plepa plepa kush e dinte ehhhh koke koke

    2. Andi says:

      Semundje tipike shqiptare. Asnje nga komentuesit nuk merret me cfare thote por me kush e tha. Nese Rama humbet zgjedhjet te gjithe ju do i bini kokes me grushta qe i keni vene drejesine ne sherbim kundershtarit

  2. elton says:

    Eshte normale!

    Shume nga keta njerez do rrezikojne koken kur te perballen me trafikante droge dhe zyrtare te larte politike. Nese do jene kurajoze ti rezistojne presionit te sistemit kriminal eshte normale qe te paguhen me shume. Nese nuk luftojne krimin do futen ne burg nga shteti qe do ti numeroje cdo qindarke…
    Nese dikush mendon se jane te mbipaguar, mund te filloje te studioje juridik dhe te shkoje te perballet vete me kriminelet qe te perfitoje benefitet.

    1. Maçu Piçu says:

      O elton, a me tregon pak kush eshte “shteti” qe do t’i fuse ne burg magjistratet nese nuk luftojne krimin???

    2. tomi says:

      Mire e ke o Elton optimisti por ceshtja eshte qe kur te rras ai tjetri nje 100 mijeshe euro ne dore a me shume meqenese qenkan peshq te medhenj dhe peshku i madh i hedh bakshish ato 100 mije euro, s’besoj se keta tanet do ti bejne naze qofte edhe me reforme. Detyra e gjykatesit ne perendim eshte vokacion dhe moral o djale optimist. Nuk varet shume nga pagesa por nga ndergjegja e morali; prandaj rri e prit bathet te piqen. Nuk behet me rroga kjo pune por me vokacion. Kushdo e ka nje cmim dhe do te dale gjithmone dikush qe paguan me shume. Ketu eshte fjala per gje tjeter e jo per tu bere “shtet”. Ketu do jemi e do ta shohim, si ti si une.

      1. Arben says:

        Behet fjale qe gjykatesit te jetojne me dinjitet nga ana financiare. Kur kushtet jane te mira eshte me e veshtire te korruptohen dhe te rrezikojne vendin e punes. Do te ngelen pak te korruptuar per shuma te medha por per ceshtje me me pak para por qe jane te rendrsishme per qytetaret ka per te rene ndjeshem korrupsioni. Sa me pak korrupsion ne total aq me e lehte do te jete per shtetin te luftoje edhe korrupsionin e mbetur. Eshte e natyrshme qe ky proces do te marre kohe.

        1. Maçu Piçu says:

          O Arben, ne te gjithe boten e qyteteruar, gjyqtaret dhe prokuroret nuk diferencohen ne page deri ne 10 fishin e profesionisteve te ngjashem per nga arsimimi dhe/ose niveli intelektual qe kerkohet per te kryer nje pune te ngjashme si psh mjeke, inxhiniere, kerkues shkencore, arsimtare etj. Eshte e vertete qe ka diferenca ne page, por maksimumi deri ne dy fish.

          Po ashtu per gjyqtare dhe prokurore qe kane ne proces ceshtje te nderlikuara qe mund te vene ne rrezik jeten, shteti garanton mbrojtje te vecante me bodigarde dhe eskorta te armatosura per aq kohe sa vazhdon ekspozimi ndaj rrezikut. Po flas per ata profesioniste qe konsiderohen nepunes te shtetit. Juristet qe kane praktika private jane njelloj si cfaredo biznesmeni dhe sado para qe fitojne, i fitojne si te ardhura nga biznesi.

          Eshte e papranueshme kjo qe behet ketu, nga cdo pikpmaje. Po ta shikosh holle kete pune, keta gjyqtare, prokurore perseri shesin ndershmerine e tyre, sepse praktikisht ata thone, o na jepni parate qe duam, o ne e kemi kollaj fare se u dhjesim drejtesine. Ky nuk eshte gje tjeter vecse korrupsion i legalizuar i paguar nga taksapaguesit.

    3. Edi Rama says:

      Fiks e ke thene

  3. lili says:

    Behuni qytetare nje hère:te gjithe jemi te barabarte para ligjit,pra shtesa per te gjithe , uji pjese eshte jo kushtetuese.

  4. Meri says:

    E megjithate me duket e egzagjeruar. Mbi te gjithe keta privilegje qe do kene, po makinen kush do tua mbaje ne krahe, kur te vene ne pune qe te mos lodhen duke e ngare dhe makina mos lodhet, se do jete mekat te lodhen dhe makinat hamer benz banane porsche ferrari etj. Keshtuqe duhet te paguajne te pakten 100mije leke ndonje hyzmeqar tu mbaje makinen ne krah.

  5. Juli says:

    Jemi shum vone,benifitet duhet te ishin dhen me kohe,por dhe mbrojtja duhet te jet edhe me e madhe,vendimet e veshtira duan siguri per vet gjyqtarin dhe familjen.Urojme te fungsionoje,sa me shpejt,Drejtesi,Drejtesi,Drejtesi,SHBA.

  6. Anonymous says:

    Epo kjo u be pune mu…i ….. Lexon e rrjedh trute tjetri/tjetra neper Shkenca Natyre/ Politeknik / Mjekesi dhe ne fund eshte shume mire po te gjeje nje vend pune. Keta pafillot e juridikut qe shumica e kane marre shkollen duke frekuentuar kafet e Tiranes se Re do marrin keto lloj pagash… Kjo eshte te kesh dy by.. nje ta cash e nje ta mbash… thote populli . ????

  7. KB says:

    -Nuk e kane fajin kriminelet, se aq ja pret mendja, por nuk funksionon shteti.
    -Shteti eshte per te mbrojtur dhe kriminelet nga rruga e krimit.
    – Nuk vendoset rendi duke bere dallime kaq te papranueshme ne sistemin e pagave.
    -Po per 30-40% e qytetareve qe jetojne ne varferi, mendon kjo reforme qe po behet ne kundershtim me ligjin demokratik?
    -Me nje fjale, nje ”Lenin” dhe ”Stalin” tjeter do te rilind, por ti lutemi zotit te mos i perngjajne paraardhesve te tyre.
    -Eshte shteti qe duhet ti mbroje gjyqtaret dhe prokuroret nga te korruptuarit dhe trafikantet dhe jo pagat e larta.
    -Pra krimi, ka dale mbi shtetin.
    – Une e kuptoj veshtiresine qe kane ne shume raste gjykatat te marrin vendime, por kjo tregon se ne demokraci eshte shume veshtire ose e pamundur te besh drejtesi.

  8. sherifi says:

    Po me mire le te rendohet pake buxheti i shtetit, ( besoi se nuk do ndjehet kaq shume per ata pake gjyqtare dhe prokurore), se sa te kousi ne mese hallexhinjte qe tu kerkoin nje thes me pare.

  9. Alban says:

    Tu japim parate e taksapaguesit , tu a mbushim xhepat gjygjetareve se keshtu ndoshta ndoshta …. Nuk vjedhin. Kjo tregon se shtetit shqiptar nuk eshte asgjekundi.
    Abraham Linkol ka pase thene: cdo gje me ligj,askush jashte ligji.

  10. Edi Rama says:

    Epo me gjithe keto benefite qe do kene keta, nqs ndodh qe perseri gjyqtaret dhe prokuroret korruptohen, atehere duhet te kete nje pakete speciale ndeshkimesh dhe denimesh per ta. Dhe ajo duhet bere e ditur qe tani, qe ato masa jo vetem t’i dijne vete ata qe do i vuajne ato ne rast korruptimi, por duhet t’i dije edhe populli qe t’i mirekuptoje keto rroga marramendese per kushtet e Shqiperise.

  11. Mic Sokoli says:

    Po sikur gjykatesit te ishin anonim? Shqiperia eshte vend I vogel dhe sado ta kene pagen keta mafiozet e rinj kush ka leke ja gjen anen.

  12. Petro says:

    Turpi i radhes.Deshtim i garantuar.

  13. Detari says:

    Te petballesh me krimin ne sallen e gjyqit quhet veshtiresi.Kjo habit kedo.Po policet qe perballen me kriminelet dhe me shenjestrat e tyre per ti asgjesuar fizikisht sa duhet ta kene rrogen? Keta kokoroshe ne 25 vite kan treguar qe dine shume mire te bejne akord me kriminelet.Vete shoqeria jone ne keto 25 vjet u degjenerua nga morali qytetar dhe patriotik.Pagat duhet te jene sipas punes dhe gradave shkencore.Po nuk u vleresua puna dhe perkushtimi per detyren nuk duhet te kete rritje page.Gjyqtaret duhet te gjykohen rende per gabimet e tyre per shperdorim detyre.

  14. ai burri says:

    ata i marrin keto leke 100 fish keshtu sic jane tani.
    do zoti funksionon se dha kaq pak jane nese do i fusin shtetit miljarda nga mos-abuzimet.

  15. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    te gjitha keto kur sot me 2016 90% e suniteve vishen me rroba te perdorura dhe hane buke me list……………………!

  16. Nje shqiptar says:

    Shteti i Enver Hoxhes i paguante gjyqetaret sikurse te gjithe nenpunesit e tjere po kjo page nuk i pengonte gjykatesit e prokuratoret qe te denonin me vdekje, me internime e me sekuestrime pasurishe. Per nje vjedhje biçiklete te denonin deri me 3 vite burg, per nje vjedhje te shtetit prej njemije dollaresh denohesh me pushkatim. Ishin pastaj SHKOLLAT e korrektimit qe mbyllnin dhe riedukonin minorenet. Nuk eshte rroga e larte qe do te zgjidhe problemet e korrupsionit te sistemit te drejtesise por eshte organizimi i shtetit, kontrolli , institucionet paralele dhe konkurente te kontrollit, rruget e emerimit te gjyqetareve, normat morale qe mbizoterojne ne nje shoqeri, etj. etj. Kekrkesa e rroges se larte tregon qe gjyqetaret e korruptuar kane rritur çmimet. Tani mund te shpetojne nga denimi vetem neqoftese paguan shume e shume. Keshtu qe shpetojne vetem VIPAT.

  17. Drejtesi e vertete says:

    Asgje me teper veçse nje perçmim qe i behet popullit shqiptar nga politika , duke mbajtur ne lux gjyqtare dhe prokurore te jetojne me parate e shqiptarve duke fshire djerset neper kabaret e europes me 500 € ,
    Kjo eshte te blesh drejtesine me para nderkohe qe shteti shqiptar ka udherefyesi e vet , qe eshte kushtetuta dhe ligjet e veta , dhe gjyqtari se ka te veshtire te jape drejtesi , dhe jo te vene kushte e dua rrogen 20000 € qe te jap drejtesi , qe ketu shifet se çfar gjyqtare kemi qe drejtesine kerkojme ta blene ashtu si e kane blere deri me tani , ky eshte turp .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje