Mbledhja e grupit, Basha kërcënoi “rebelët” në PD për votën ndaj “Vettingut” në Kuvend....

30 Gusht 2016, 19:45Politika TEMA

Kryetari i PD Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat ka kërkuar kompaktësi të të gjithë grupit përballë mazhorancës në seancën e jashtëzakonshme parlamentare për miratimin e “Vettingut”.

Ai ka theksuar se “këtë radhë votat e grupit të PD duhet të jenë kompakte, të mos ketë rrjedhje, jo se ndryshojnë rrjedhën e miratimit të ligjit përballë mazhorancës, por për të treguar se qëndrimin i demokratëve ka një bazë reale kundër ligjit të mazhorancës”, që sipas tij nuk ka marrë parasysh asnjë prej propozimeve të opozitës për “Vettingun”.

Teksa ka folur, Basha nuk ka munguar të shprehet se qëndrimi i grupit nuk duhet të thyer, dhe se vendimi i grupit duhet të jenë ai i debatit në Kuvend për të mbrojtur amendamentet e paraqitur nga PD, por dhe mosvotimi i këtij drafti të “Vettingut”.

Një sinjal i tillë ndaj “rebelëve” brenda grupit ka ardhur për shkak të precedentit të para 21 korrikut, kur disa nga deputetët e PD, si Selami, Patozi, Bregu etj., deklaruan qëndrimin pro reformës në drejtësi, do apo nuk do lidershipi i PD.

Por dhe nga deklarata e sotme e Ramës ka krijuar shumë pasiguri te Basha në lidhje me fuqinë e tij për të mbajtur opozitën të bashkuar në Kuvend.

Pasi Kryeministri Edi Rama në komunikimin përmes rrjeteve sociale me qytetarët ka theksuar se “Vettingu” do të kalojë me 84 vota, por ndoshta edhe më shumë, duke iu referuar që në fillim reformës në drejtësi “thembra e Akilit” për shoqërinë shqiptare.

“Së pari, sot pasdite ka një seancë të posaçme për të kaluar ligjin e Vettingut që bashkë me 6 ligjet e tjera i hap rrugën zbatimit të reformës në drejtësi, do kalojë me ose pa konsensusin e PD, këto ligje do të kalojnë me 84 vota ose më shumë”, tha Rama.

Kreu i PD në mënyrë indirekte ka bërë presion ndaj deputetëve që janë kundër tij, duke përmendur se në prag të fushatës së ardhshme elektorale të verës së ardhshme, nuk është në funksion të fitores dhënia e mesazheve për qytetarët se opozita nuk është kompakte, dhe se mungesa e daljes me një zë, sjell firo jo vetëm në elektorat.

Basha ka nënvizuar se nuk mund të votohet drafti i “Vettingut”, pasi verejtjet dhe propozimet e eksperteve te opozites nuk u moren parasysh, projektligji aktual është antikushtetues dhe në shkelje flagrante te Kushtetutes se 22 korrikut. Duke paralajmëruar se do të ndiqen të gjitha hapat kushtetues, që paralajmëron dhe dërgimin në Kushtetuese të “Vettingut”.

8 komente në “Mbledhja e grupit, Basha kërcënoi “rebelët” në PD për votën ndaj “Vettingut” në Kuvend….”

  1. i beni edhe nji …flet – rrufe Amerikes dhe BE se !!!!!!!!
    komunisti i pjerdhur nuk ndryshon ………
    mjere kush voton per keta ,qe do te thote se voton kunder vendit te tij .

    1. pedeist me bestytni says:

      ahhhh e ka fajin ai dashi qe u be kurban ne bashki beri kakerdhi para se ti prinin koken ogur i keq per 17 vjet …

  2. sherifi says:

    Ska nga ja mbane edhe ku i shkreti, ka ne grupin e deputeteve te PD , edhe deputet te pa perlyer nga korrupsioni e bema te tjera dhe duan reformen, te cilen do apo nuk do Basha me Saliun , do e votoin.

  3. Bushi says:

    Mjere Basha,Berisha,e lakenjet e tjere,qe nuk dine se çfare flasin.Mblidheni mendjen ju te pd-ke, nuk jini ne rregull nga trute e kokes,dhe elektorati do ju ndeshkoi rende,se nuk jini ne rrugen e duhur.Ju e shkatrruat kete vend,por doni ta shkaterroni akoma me keq,por nuk ju le njeri.Rrofte Amerika dhe BE-n.

  4. grag says:

    Nuk thone kote per z. Basha ne kancelarite perndimore: Kostumi bosh!

  5. Gano says:

    Dhe selami patozi dhe bregishja u larguan nga seanca plenare. Kjo ben pluhur te gjithe qendrimin e tyre me 21 korrik ptu plehra te saliut frikacake

  6. fotot says:

    Hahaha – ky robi ne kete foto po luan solitaire. e papame

  7. Alb says:

    Po ky deputeti në rradhën dy, karrigia 4, që po loz solitaire në celular, i mori vesh ato që tha Lulushi??? Hahahahaha…. Mjerë PD-ja dhe mjerë populli që i beson akoma kësaj opozite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje