Kryeministri Rama ka folur pas votimit të ligjit për “vetting-un” jashtë sallës së Kuvendit.
Rama tha se opozita ka bërë gjithnjë sikur e ka dashur reformën në drejtësi, por ka treguar se në fakt nuk e do atë.
“Sot, kasta e të korruptuarve në drejtësi e ka marrë mesazhin e qartë, ashtu sikundër shqiptarët kanë marrë një tjetër konfirmim të vullnetit të patundur të kësaj shumice, për t’i dhënë më në fund këtij vendi, drejtësinë e munguar, të mohuar për kaq shumë vite dhe për t’i dhënë fund, një historie të turpshme që ka njollosur keq Shqipërinë dhe që ka demoralizuar popullin shqiptar me drejtësinë që shitej si mall”, tha Rama.
“Sot kemi miratuar ligjin bazë në ngrehinën e ligjeve që do të ndërtohen hap pas hapi për reformën në drejtësi. Ata që do të transferohen nga ngrehina e re në pallatin e drejtësisë, janë ata që do të kalojnë procesin e skanimit.
Unë nuk e di, nëse ka mbetur në këtë vend, dikush që mundet të vazhdojë që të besojë në shprehjet e vullnetit të kësaj opozite për të mbrojtur kushtetutën apo këtë atë. Dhe nëse ka mbetur njeri që beson se kjo opozitë kërkon të reformojë drejtësinë. Nuk më vret ndërgjegjja, ka vend për të thënë se kjo shumicë i kishte votat për ndryshimet kushtetuese pa opozitën. E priti deri në fund. Pranoi të modifikonte bashkë me opozitën ç’ka ishte e modifikueshme. Dhe po ashtu, edhe për këtë proces, për ligjin e vettingut, kemi qenë të gatshëm për të bërë çdo gjë.
Opozita ka bërë atë që di të bëjë gjithmonë, të bëjë sikur do. Kjo është një reformë që nuk ndalet. Çdo përpjekje për ta ndalur reformën do të dështojë”, vijoi Rama.
nuk di kete besoj ramen qe aleateve qe u jej me shume pushtet se votat e poullit qofte ne pushtetin qendror dhezonal I persosur per te luftuar kapacitete intektuale te dhe te vendosur per te majten Ky deklaron se ikishte votat per miratimin ekushtetutes kurse Ilir qe edhe me otat e aaaaaaaaaaaaaaapbi ishin vetem 88 d mth duheshin dhe6 vota Iliri qe ne kohen e drejtikit te tije jane ber vjedhjet maksimale shkeljet e tedrejtat e njeriu a po cfaqja teatrale e saliutte arrestuar per disa ore qe hedh ndyshimih e nje marveshje paraprake AAAAApo levishmeri ne aleanca per te perfituar nga puishtet i gjfje kohes Per te du rrofte banasorroi i papranushmi ne disa vende por pasha lshqiperis
Urime!
Kuptojme qe 25 vite ne pikiate nuk mund te rikuperohen ne 3 vite, duhet minimum e njejta kohe, por, te pakten te filloje!
Shpresojme!
Ashtu te lumte! Dhe tani dilni te gjithe ne xhiro neper Shqiperi dhe shikoni cfare ka mbetur pa u zaptuar dhe merreni!!! Po cfare drejtesi e juaja o te vraret e zotit se jeni te gjithe te drejte si shkopi thanes!! Ah,popull popull!