Ngushëllimeve në banesën e efektivit të vrarë në krye të detyrës gjatë një aksioni në Torovicë të Lezhës, ju bashkua edhe ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Në një prononcim për mediat pasi shprehu i shprehu ngushëllimet familjarëve të efektivit 50-vjeçar Ardian Kodra, ministri tha se do t’i kërkojë kryeministrit Edi Rama rritjen e pagës për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit dhe rreziku që marrin mbiu supe efektivët gjatë kryerjes së detyrës.
Ardian Kodra efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, humbi jetën gjatë aksionit për kapjen e të sëmurit mendor David Qosja, ku u qëllua me armë nga autori i cili qendronte brenda një banese në fshat.
Tahiri theksoi se do të përpiqet edhe për të modernizuar akoma më shumë Policinë e Shtetit dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve ndaj trupës policore.
“Kjo është një dhimbje shumë madhe për familjen, miqtë dhe të dashurit e Ardianit. Dhe është një goditje shumë e rëndë për Policinë e Shtetit. Është moment i veçantë për t’iu gjendur pranë familjes. Është moment i veçantë për t’i kujtuar të gjithëve sakrificat e policëve.
Ndaj në emër të gjithë atyre që sot kujtojnë me dhimbje Ardianin dhe të gjithë ata që kanë dhënë jetën për shtetin ligjor në Shqipëri, është momenti për t’i thirrur mendjes se punonjësit e policisë kanë nevojë për mbështetjen e çdo mendje të arsyeshme.
Do bëj gjithçka ti parashtroj Kryeministrit kërkesën për rritjen e pagave të punonjësve të policisë”, u shpreh ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Kolegë të shumtë ngushëlluan të afërmit e efektivit të rënë në detyrë. Operacioni u përmbyll me kapjen në banesë të David Qoses, pas një plani ndërhyrje të hartuar në terren nga Drejtori për Siguri dhe Rend Altin Qato.
O minister kriminel.
Te kujtohet kur policet tuaj me 30 dhjetor 2013
vrane nje djale ne Durres dhe ti si kriminel qe je
the-bravo çuna-…
nuk thuhet bravo asnjehere kur vret e sidomos kur
vret nje si rasti qe kujtova se qellon qe plumbi kthehet
mbrapsh dhe them une -bravo David!!
Kujdes mer tru balte se do te trokasi policia te dera e shtepise ne fshatin ku banon dhe do ti n’zjerrin syte si ko… qeni…..
Prandaje shoqeria e sotme s’ecen perpara….. pasi kemi derra.. si ti…..!
pale…. kerkon te behesh “personaxhe” oooo kokrra….. injorantit…….!
si nuk i vjen turp ketij ministri kalama, nga kush drejtohet policia,
te fliska vete emri o edkari.