Përplasje në Vlorë, shoqëruar me debate të ashpra mbi rolin e ish-deputetit të Vlorës, Koço Kokëdhima. Kokëdhimës iu hoq mandati nga Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të deputetëve të opozitës, por ky fakt duket se ka sjellë pasoja në zonën që përfaqësonte.
Të rinjtë socialistë, të rebeluar kanë shkruar në faqen e tyre në rrjetet sociale se “kanë refuzuar imponimin e dhunshëm të Kokëdhimës”.
Përplasja ka ndodhur kur kryetari i PS-së së Vlorës ka prezantuar Kokëdhimën. Në këtë moment të rinjtë i janë përgjigjur: “Ti vazhdo me deputetin tënd ne do te vazhdojmë me Partinë Socialiste”.
Reagimi i plotë i të rinjve socialist vlonjatë:
“Mbi 20 socialiste refuzuan sot inponimin e dhunshem Koçoist duke dalë në shenjë proteste nga salla e mbledhjes se Asamblese Socialiste. U pa me zë e figurë, një mbledhje formale. Objektivi??
Për të kënaqur idealistet e pseudo-reformës (ku spikatën dhe disa nga sekretarët e partisë) e jo për të dëgjuar hallet dhe problemet e socialistëve të Vlorës, ku shumica e tyre janë të papunë, të pashpresë, të lënë pas dore madje në disa raste dhe të penalizuar.
Ishin mbi 20 të rinj, kryetar Organizatash, koordinatorë rajonesh, kryetar e ish-kryetar i FRESSH-i, të lodhur nga fjalimet e kryetarit formal të bashkisë, atij të qarkut dhe të ish-deputetit.
PS e Vlorës ka nevojë për një strukturim të thellë, ka nevojë për një përqasje të re me socialistët e thjeshtë. Të gjithë së bashku duhet të reagojmë.
Fjalimi ish-deputetit Kokëdhima la të kuptohej se nuk do të kalonte nga LSI dhe se do shkarkonte sekretarin organizativ të PS Vlore, pa asnjë arsye thjesht se ai kishte zgjedhur të mbante postin e drejtorit dhe nuk e lejonte statuti.
Këto mënyra kane irrituar më shumë anëtarët pasi kuptohej qartë se emërime të tilla bëhen për kontroll institucional dhe jo për zhvillimin e PS.
Shumë kryetarë të zhgënjyer nga kjo mbledhje ngritën diskutime ku më të ndjeshmet ishin: Pas humbjes së mandatit ish-deputeti Kokëdhima duhet te dorëzoj çdo lloj funksioni pasi i ka fituar me statusin kur ishte deputet dhe sipas statutit të ri të PS ai duhet të zhvishet nga çdo funksion pasi ka humbur çdo të drejtë të këtyre funksioneve.
Pse angazhimet politike nuk kryhen në selinë historike të PS Vlorë, por në zyrat e investuara nga Kokëdhima duke fshehur dhe zhveshur çdo OS si dhe anashkaluar çdo kontribues të PS.
Zgjedhja për sekretarin e ri organizativ do të kryhej sipas standardeve të shtabit ngritur nga vetë ai apo sipas statutit të PS?’’
mos harroni se KK eshte pjese e PS akoma, dhe sido te kete qene situta, mbase dhee ekzagjeruar neper artikuj, duhet te jemi falenderues ndaj Kokedhimes i cili ne cdo peridhe vazhdon te japi mbeshtetjen dhe kontributin e tij ne parti per te gjithe individet, si dhe persona me te till intelekti dhe suksesi na duhen per te ndertuar kete vend me mire per te ardhmen e te gjithe neve
Po ne fakt iken kryetari i freshit vl, me 3 ndjeksit e vetem qe ka si kryetar ishte totalisht deshtim. Klajdi përfitoi gjithçka nga partia, u be drejtor qe sa doli nga bankat e shkolles dhe tani perdoret si vegel nga te tjeret e ne fakt i shkon ky rol
E para njehere nuk ishin 20 te rinj por 10 servila me ne krye Klajdi Myzaferaj te cilet te etur per te pasur nen kontroll drejtimin e PS Vlore luajne rolin e te fortit.Nuk jane ngopur duke perfituar nga gjoja angazhimi i pamase per PS dhe kerkojne te rregullojne dhe kushurinjte se familja eshte sistemuar ndersa socialistet e thjeshte dhe me ideale te rrenjosura rrine rrugave.Turp tu vij per ate veprim meskin.PS-ja eshte e socialisteve dhe jo e oportunisteve.
Klajdi u qarravit e u servilos te Kocua,e pa qe ky nuk ja fershelleu e del kunder tani.klajdi te jape llogari pse nuk punesohen te rinjte socialiste me kontribute,pse Kryetari bashkise ka hequr nga puna socialiste,apo shikon vetem interesin e tij.Ik ore!!! SERVIL .
O ti zoteria mero n n ate mblledhjeishte asambleja e ps vlore dhe nga ata q iken vetem klajti ishte pjes e saj t tjeret nuk duhet t ishin fare n ate mbledhje ! Klajdi duhet t rrinte t merrte fjalen e t sqaronte ato q ka t paqarta ….
Te rinjte e rebeluar jane disa frikacak te PS , qe u iku pushteti nga duart sepse ishin mesuar vetem te vidhnin ne kurrizin e popullit . Njerzit me vlera dhe personalistet jo vetem qe e priten me duartrokitje KK por e percollen me dashamiresi deri ne fund . Mos ndoshta te rinjte e rebeluar u larguan sepse nuk u realizua plani per te cilin ishin pergatitur ??? Por me Kk mos u merni shume sepse ka nje popull te tere qe e do dhe e vlereson . Ndersa hajdutet dhe injorantet flasin lart e posht dhe bejne statuse neper fcb . Turp qe Ps ka kete rini te semure per pushtet
KK ka perkrahjen e gjithe elektoratit . Me gjithe baltosjet persiatjet tuaja te deshperuara skeni per tja harritur qellimit .KK do fitoje prap doni apo sdoni ju te temes.