Krasniqi në Zululand: Zgjedhjet në Dibër dështim, paralajmërim për zgjedhjet e 2017-ës

13 Shtator 2016, 20:11Sociale TEMA
Krasniqi në Zululand: Zgjedhjet në Dibër dështim,

Muharrem Rama fitoi me një rezultat të thellë në Dibër duke i dhënë së majtës më shumë siguri në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Por cilat ishin problemet që u evidentuan në zgjedhjet e Dibrës dhe përse politika u investua aq shumë?

Për të diskutuar mbi këtë temë, këtë të martë në Zululand ka qënë i ftuar politologu Afrim Krasniqi.

Në qëndrimin e tij Nano tha se të në Dibër u konstatuan dy ngjarje: e para, zgjedhjet ishin të shëmtuara (nga mënyra e organizimit) dhe së dyti, pavarësisht kësaj, opozita qartazi ka humbur. Nano e përsëriti shpesh këtë ide gjatë emisionit në një formë tjetër: problemet në zgjedhjet  e Dibrës janë një njollë për maxhorancën, por nuk janë kurrsesi një alibi për opozitën.

Politologu Afrim Krasniqi tha se zgjedhjet ishin testi i parë politik pas Reformës në Drejtësi dhe ky test, sipas tij, dështoi në mënyrë spektakolare.

Ky test dështoi në mënyrë spektakolare së pari në elementin zyrtar: kandidatët nuk arritën t`i nënshtroheshin procedurës teknike të dekriminalizimit, ata hynë në fushat pa kaluar fazën e verifikimit, pasi sipas ligjit për dekriminalizimit kandidatët duhet të lajmëronin 20 ditë para KQZ-në. Në lidhje me zgjedhjet, nuk ishin dibranët ata që zgjodhën, ishin grupet klienteliste që përcaktuan fituesin. Që nga viti 1994 çdo zgjedhje e pjesshme është fituar nga qeveria” u shpreh Krasniqi.

Sipas tij e djathta humbi pasi kanidiati i saj edhe pse mjaft pozitiv nuk kishte lidhje me Dibrën dhe nuk u zgjodh nga baza. Ndërsa triumfin e së majtës ai e lidh edhe me një tjetër fakt:

Pothuajse shumica absolute e biznesmenëve të kromit dhe biznesmenët e Bulqizës, të cilët marrin leje nga Minsitra e Energjitikës, ishin në dispozicion të fushatës elektorale, e cila drejtohej nga Minisitri i Energjitikës. Ata njerëz nuk kishn lidhje me Dibrën dhe aty kishte konflikt interesi pasi gjatë fushatës pjesa më e emadhe e tyre morën gjithë kompensimin financiar të TVSH-së që shumica e bizneseve e marrin në fund të vitit, pra ishin para e ndere qe kthehen në vota dhe në lobe të ndryshme financiare. Në thelb kjo prek etikën elektorale” nënvizoi politologu Krasniqi.

Për të zgjedhjet e Dibrës janë paralajmërim për zgjedhjet parlamentare që do të pasojnë, në të cilat PD ka gjasa të humbasë. Sipas tij e djathta duhet të ndalet dhe të bëj një analizë të të gjitha humbjeve.

Problemi i madh është që PD duhet të kuptojë se është parti politike dhe nuk duhet të përfaqësojë vetëm interesat e një grupi të vogël njerëzish që ndodhen aty. Ajo duhet të ofrojë diçka ndryshe. Shumë drejtues brenda PD-së duan që ajo të mos fitojë në zgjedhjet e ardhshme.  PD duhet të reformohet në të kundërt do të humbasë zgjedhjet” ka vërjetur Krasniqi.

Më tej ai kritikoi edhe qendrimin e dy partive pas zgjedhjeve në Dibër.

Kryeministri Rama duhet të deklaronte se të gjitha incidentet që ndodhen do të hetohen ndërsa kryetari i opozitës, Basha duhet të falenderonte qytetarët për votat dhe jo t`i fyente duke u thënë se jeni qytetarë të shitur” përfundoi opinionin e tij Krsaniqi.

1 komente në “Krasniqi në Zululand: Zgjedhjet në Dibër dështim, paralajmërim për zgjedhjet e 2017-ës”

  1. Zani Burimi says:

    Krasniqi nuk di asgje se cfare u be ne Diber. Te dy gazetaret flasin si te diturit e dynjase, por pa kuptuar asgje nga zgjedhjet ne Diber.
    Zgjedhjet i humbi Pd, sepse:
    1. Basha dergoi nje kandidat flouishent dhe qe nuk e lidh asgje me Dibren, vecc faktit qe aty i ka rene koka. Fakt: Ne Vleshe e pyeten Sherefedinin te tijte se pse nuk i kishte takuar nje here te vetme qekur ia dhane voten per deputet. Pse nuk ka ndihmuar te pakten vellane e tij qe i mbeti targa ne emigracon? pse nuk beri asgje per Dibren duke qene 8 vjet ne krye te Financave? A po idel mbare me djalin ne Amerike? Me plaku i tha: “Ore Sherefedin, ke ardhur jangllesht, ta kane futur ata te tute, por ti ke harruar te ndjehesh dibran!”
    2. PD-ja e Dibres ishte bere ccorbe nga ish-kryetari N.Gazidede dhe kryetarin Kaleci e hoqen, se ashtu ia desh qejfi N.Gazidedes e sojit te tij.
    3. Muharrem Rama fitoi me te drejten e Zotit. se ai ishte dhe mbetet Njeri i Mire dhe Mjek Human per te cilin ccdo familje dibrane kane respekt, se ben e ka bere sa ka mundur e me gjithe shpirt.
    4. Trimat qe erdhen ne Diber me urdher te Bashes, gjeten ate qe e kane gjetur pashallaret, maskarenjte dhe te gjithe horrat: Dibrani i urte qet trimnine dhe jo servilizmin ne balle. Ju e preket ne tela Dibren, o Basha me shoke dhe ju tregoi se nga do te vini majat e kepuceve.
    Dhe, mos e shani e ofendoni Dibren me budallalleqe si ajo e ngrata nene Zilija e Maqellares, he ju befte Zoti si ajo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje