Ky është momenti dramatik kur një makinë e dalë jashtë kontrollit përplaset me barrierën e trafikut, ndërsa përfundon duke u rrotulluar në ajër.
Incidenti ka ndodhur në provincën Fujian të Kinës, sipas “People’s Daily Online.”
Ndërkaq, pavarësisht dëmtimeve të rënda të automjetit, drejtuesi i saj ka shpëtuar vetëm me plagë të lehta.