Izet Haxhia: Grushti i shtetit ishte koordinuar me Meidanin! Roli i Kaç Islamit, një përgjigje Blerim Çelës dhe një këshillë të rinjve të korpusit “Azem Hajdari”

14 Shtator 2016, 14:11Politika TEMA

Në shtatorin e dy viteve më parë, Izet Haxhia, ish-truproja i presidentit e kryetarit të PD-së Sali Berisha, nisi një seri intervistash në DITA, ku nga ekzili në Turqi denoncoi dhe hodhi dritë mbi një varg të gjatë ngjarjesh të errëta të dekadës 1990-1999, por edhe mbi anën e panjohur të episodeve të ditura, në shumë prej të cilave ka qenë edhe protagonist. Violinë e parë në të gjitha këto ngjarje ishte ish-shefi i tij Berisha. Denoncimet e Haxhisë filluan pikërisht me 14 shtatorin 1998, një finale grusht-shtetase që fillesat i pati dy ditë më herët, me vrasjen e Azem Hajdarit pranë ish-selisë së PD-së, sot një truall ndërtimi “në zhvillim e sipër”. Në zhvilluam një bisedë në distancë me Izet Haxhinë, jo vetëm për 14 shtatorin.   

-Izet, sinqerisht, këtu e dy vjet më parë kur kontaktove me DITA-n dhe vendose të flasësh, a ke bërë njëfarë bilanci me veten: Bëra mirë që fola e po flas apo jo?

Me të thënë të drejtën, me veten ndihem mirë e i lehtësuar që në sajë edhe të gazetës Dita arrita të ndaj me shqiptarët, të vërtetat që dija, mëkatet e mia, krimet e atij që i shërbeva me besnikëri, qoftëlargut. Jo se nuk diheshin disa prej tyre, por të rrëfyera nga ana ime, me vërtetësinë e një dëshmitari të gjallë e pjesëmarrësi në to.

Dëgjo, kam dëgjuar lloj-lloj sharjesh, ofendimesh e shpifjesh në drejtimin tim, pa harruar edhe kërcënimet anonime. Nuk jam penduar as lëkundur, për ta çuar deri në fund luftën time për të vërtetën. Më pëlqen shumë fjala e At Zef Pëllumbit, që thotë: Rrno për të treguar. Dhe unë këtë po bëj, në sajë edhe të gazetës suaj. Do ta bëj, edhe pse i vetëm, do rroj për të dëshmuar e treguar.

-A e di ç’datë është nesër?

Ehh, 14 shtatori. Se ku lexova një deklaratë të Blerim Çelës se nuk kishte qenë grusht shteti 14 shtatori 1998. Sepse sipas tij, nuk u pushtua presidenca, dhe ndaj nuk mund të quhet i tillë!

-Ti ke qenë protagonist në atë ngjarje dhe përgjigjen mund ta dish ti më mirë se kushdo. Vërtet, pse nuk u konsiderua “e rëndësishme” presidenca?

Ashtu siç e kam thënë më parë, në fakt 13 shtatori ishte prova e grushtit të shtetit që u finalizua më 14 shtator, me pushtimin e institucioneve më të rëndësishme si RTSH, kryeministria etj. Nuk ishte grusht shteti, thotë Blerimi, sepse nuk u pushtua presidenca. Unë desha të shtoj se presidenca nuk u pushtua sipas direktivës së Berishës.

-Pse kështu?

Sepse siç treguan edhe disa veprime politike të fund-korrikut të sivjetëm, klani i Fakultetit të Shkencave drejtuar nga Meidani ka qenë në unison me Berishën në grushtin e shtetit në 14 shtator. Të mos harrojmë se më 13 shtator ishte zëvendëskryeministri Kastriot İslami, përfaqësues i këtij klani, që i la sipër tavolinës së Nanos zarfin me plumbin e kallashnikovit. Kjo ishte një kërcënim i hapur për Nanon, që po nuk iku nga kryeministria, do të vritej. Dhe sot Kaçı i Zi na është bërë më blu edhe se Mul Noka. Unë po të them se më 14 shtator ka pasur një plan të mirëorganizuar për të rrëzuar një qeveri të ardhur me zgjedhje, dhe krijimin e një qeverie të “tipit Fino” të marsit ‘97. Ka qenë një plan i armatosur ku ishte planifikuar me saktësi se kush do goditej, nga do vinin armët apo tanket që na u dhuruan nga Garda.

-Por dështoi…

Shiko, dështoi sepse ishte faktori ndërkombëtar dhe bile, edhe miqtë e Berishës në Amerikë, që e këshilluan atë të tërhiqej, dhe jo dëshira e Berishës. Është ironia më e madhe që ai që shkatërroi ëndrrat e miliona shqiptarëve që nga ’90-ta e këtej, na del dhe u uron fillimin e shkollës atyre të rinjve që kanë mbetur akoma në atdhe. Atyre 18 vjeçarëve që sapo kishin lindur në 98-n. Ai i pari e politikanët e tjerë pas tij, e kthyen Shqipërinë në një vend të pabanueshëm, ku sundon krimi, korrupsioni e zvetënimi moral, varfëria dhe arroganca. Dhe fajtori kryesor është babai i Zenit që vazhdon të tallet me shqiptarët e varfër që i konsideron si skllevërit e çiflikut të tij.

-Grushti ynë i 1998-s dhe puçi që ndodhi në Turqi në korrik… Sikur të ndjekin këto ngjarje…

Po s’ka krahasim… Nanon e shkretë e akuzuan për vrasjen e Hajdarit, kur njeriu më i painteresuar për këtë vrasje ishte Nano. Por Nano duhet të ikte sepse preku interesat e klanit të Shkencave të Natyrës. Në një bisedë në rrethin e tij të ngushtë, Nano pat deklaruar se “nuk na lanë të bënım pak para duke më bërë puçin e 14 shtatorit”. Sepse kjo është filozofia e pushtetit që ndërtuam.

Sa për atë zhvendosjen gjeografike dhe aktorin e synimit të rrëzimit me grusht shteti… Berishës po t’i shkonte në mendje një marrëzi e tillë ku përballë do kishte Erdoganin e jo Nanon, e them me bindje se do ishte Berisha ai që do t’i hypte gomarit apo mushkës që i hypi Nano për t’u arratisur në Maqedoni. Dhe as këtë s’do ta kishte të sigurtë…

-Izet, 14 shtatori lidhet me edhe emrin e Azem Hajdarit. Sot figuron një “korpus Azem Hajdari”, për të cilët kam parë nga komentet se ti ke marrë dijeni. Ata të rinj ishin të pranishëm edhe në fushatën e Dibrës. A do t’u thoshe diçka atyre?

Të mendosh akoma të krijosh korpuse apo paramilitarë, çfarëdo të jetë qëllimi i krijimit të tyre, tregon mendësinë kriminale e terroriste të ideatorëve të tyre. Që janë Basha me gjyshin e tij Berisha. Shqipëria nuk ka nevojë për mendësi strukturash të tilla. I takojnë të kaluarës e nuk kanë të ardhme. Unë u them këtyre të rinjve, që të mos gënjehen me sloganet e krijuesve të tyre mbi armiq imagjinarë. Të mos tregohen të qorruar, bindjet mund t’i keni të kundërta por në në radhë të parë jemi shqiptarë e vëllezër. Mos u helmoni me atë frymë të përçarjes që u helmua brezi jonë pas ’92-it. Vendi ka vuajtur e po vuan akoma edhe sot, pasojat e asaj fryme që mbolli Berisha. Jo vetëm Berisha, por dhe vetë ai që emrin e tij e mbajnë të shkruar në xhupat e zinj.

Një këshillë modeste: Në vend të atyre xhupave të zinj të mbajnë çantën e shkollës dhe librave. Në politikën e vërtetë hyn vetëm duke mësuar, vetëm me ide e projekte zhvillimi në kokë, dhe jo me ide dhune e dajaku. As me frymën e urrejtjes nën emra organizatash paramilitare, pseudoheronjsh e terroristësh….

10 komente në “Izet Haxhia: Grushti i shtetit ishte koordinuar me Meidanin! Roli i Kaç Islamit, një përgjigje Blerim Çelës dhe një këshillë të rinjve të korpusit “Azem Hajdari””

  1. ☆.Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Çonju Azem
    Pri varrit Çonju
    Në korpusin tand
    Rradhët shtrëngonju
    Edhe pas vdekjes
    Po tallet me ty Salija
    A po ndigjon
    Ç’ka Thot Izet Haxhija?!
    .
    Çonju Azem
    Pri varrit Çonju
    Të tana horrlliqet
    Shqiptarve tregonju
    Mos me shique kisha e xhamija
    Feja e shqiptarit
    Asht ShqipHajnia!

  2. MeteH says:

    ME TU LUMT IZET HAXHIJA,VAZHDO ME BEMAT E SALIUT E JETEN NXIJA,AI MRRITON ME SHUME SE KAQ,SE KETE VEND E BETI HELAQ. XHUPISTET E ZINJ TE KORPUSIT HAJDARI,JANE MISH E GJAK I GJAK-PIRESVE I S I S,SIKUR TE KEN PIRE QUMEDHT NENE NGA NJE SISE.ATA SHKUAN NE DIBER PER TERROR,POR POLICIA E TAHIRIT UA TREGOI VENDIN DUKE I LENE NE SHPELLE TE SIKLETOSUR QE POLICIA DUHET TI KET NE KONSIDERATE PER 2017.VETEM NJE SQARIM DESHA NGA IZETI:PO TE ISHTE GJALL AZEMI KUSH DO ISHTE ME I RREZIKSHEN PER VENDIN AZEMI APO SALIU

  3. idriz says:

    I çuditshem je Izet,organizove vrasjen e Hajdarit e dole ne krye te duke manifestuar gjoja per Azemin.Keshtu je ti tipik hipokrit e mashtrues.Ka akoma naiv qe ju besojne perrallave te tua.
    Keshillat mbaj per vete askujt nuk i duhen keshillat e nje krimineli

  4. Shaban Marina says:

    A do te ishte Azemi me i lig se Saliu? Jo or jo. Saliu or Saliu, dhelper dhe ujk i Azemit dhe i Partise Demokratike; te till monsster nuk mund te pillte asnje nen shqiptare me burre shqiptar!

  5. albani says:

    Po ketij idrizit i shan bab salen qe nuk beson !!. Une jo se besoj Izetin por kam perpara syve saliun qe c’fare shkruan ky jane tipik per ate shkerdhate s.b . Njeri i degjeneruar vrases hajdut tradhetare .

  6. Shoku says:

    Korpuste e te rinjeve si ai i azem hajdarit nuk duhet te egzistojne. Vete pd duhet ti shperndaje. I sjellin me shume deme sec dobi. Te kujtojne paramilitaret e partie fashiste.

  7. 17nentori says:

    Me shique plot qisha e xhamija
    Fejna e shqiptart
    Osht Hajdaria!

  8. Ermal Gjoni says:

    Maloket nuk bejne shtet , jane akoma ne epoken e FISIT, kur njerezit jetonin ne shpella. Kete e trgoi shume qarte periudha 1990 der me sot. shiko chare bejne, cfare shkruajne, vetem intriga dhe asnje plan se si do zhvillohet vendi.
    Vrasje, mburrje, sherre, kapardisje si gjeli ne maje plehut. Doni dhe 300 vjete te beheni njerez. ( Perjashtoj Shkodren, Lezhen, Krujen, Dibren)

  9. Albert Dini says:

    Nuk e kuptoj pse Merua ve emrin e Izet injorantit ne keto sci-fi. Izet ziu nuk di as te shkruaje nje fjali, jo me tele-novela.

  10. Iliri says:

    Shkaterimi I opozites dhe PD eshte misioni I S.B. Kjo eshte Katovice. Kjo eshte fatkeqsi per Shqiptaret. Mungesa e opozites konstruktive, sjell kete gjendje qe jemi sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje