Gabriel Omar Batistuta do të shpallet qytetar nderi i Firences.
Propozimi është pranuar nga këshilli komunal, siç kishte kërkuar kryetari i bashkise, Dario Nardella.
“Batistuta, tha ai, nuk eshte vetem futbollist i madh, por ai eshte flamuri i vertete Firences dhe Fiorentina, qe ai i ka dashur dhe vazhdon t’i doje edhe si ambasador ne bote” tha Nardella.
Ai tha se ceremonia do të zhvillohet më datë 3 tetor ku do ti dorëzohet titulli “Qytetar Nderi” për Batistutën.
Batistuta, theksoi ai, ka mbajtur per nente vjet, nga 1991 deri ne 2000, fanellen e Fiorentines, duke fituar nje Kupe te Italise dhe nje Superkupe.
Ai ka luajtur 332 ndeshje ne kampionate dhe kupa, duke shenuar 207 gola. Ai ka qene shenuesi me i mire ne historine e Fiorentines ne Serine A./f.b