Pas lajmit se Lorik Cana mund të kalonte tek skuadra e Pescarës, ka ardhur dhe reagimi i ish kapitenit të kombëtares shqiptare.
Në një prononcim për “Albeu”, Cana mohon të ketë pasur kontakte nga Pescara.
“Nuk kam pasur asnjë kontakt me Pescarën. Keto informacione i kam dëgjuar nga mediat dhe dua të theksoj se asgjë nuk është e vërtet në lidhje me keto zëra të përhapura” tha Cana.
Lajmi se 33-vjecari mund të transferohej tek Pescara u raportua nga e përditshmja italiane “Gazzeta Dello Sport” që shkruante se Cana ka nisur bisedimet me këtë skuadër per nje transferim te mundeshem.
Tek Pescara luajnë dy lojtarë të kombëtares shqiptare Ledian Memushaj i cili është kapiteni i skuadrës dhe sulmuesi Rei Manaj./f.b