Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria

23 Shtator 2016, 15:22Kronika TEMA

Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla është detyruar të largojë fëmijët dhe bashkëshorten shtatzënë nga Shqipëria në një vend aleat, pas kërcënimeve që ka marrë për shkak të hetimit të një dosjeje të fortë kriminale.

Ngjarja daton së paku dy muaj më parë kur në telefonin e kryeprokurorit Adriatik Llalla kanë mbërritur telefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime.

Burimet i pohojnë Top Channel se kërcënimi ka qënë serioz dhe i drejtpërdrejtë në drejtim të zotit Llalla dhe familjarëve të tij më të afërt.

Të njëjtat burime citojnë gjithashtu gjendjen e shqetësuar të kryeprokurorit, bashkëshortja e të cilit priste dhe pret edhe një fëmijë të tretë.

Kryeprokurori ka njoftuar autoritetet qeveritare, presidentin e Republikës, Shërbimin Informativ dhe më pas janë shtuar masat e sigurisë, qoftë në prokurori, shtëpinë private si dhe eskortat për familjarët, dy fëmijët e tij të cilët janë në shkollë dhe bashkëshorten.

Por të njëjtat burime pohojnë se sërish në drejtim të kryeprokurorit kanë vijuar të vijnë sinjalizime, kryesisht në formë miqësore apo këshillash lidhur me zëra për një hakmarrje të mundshme fizike ndaj tij dhe familjes së tij.

Natyra e kërcënimit nuk dihet, por flitet se i ka ardhur për shkak të një dosjeje hetimore ndaj një grupi të supozuar kriminal.

Për këtë janë vënë në lëvizje edhe shërbimet partnere dhe ambasadat e huaja në Tiranë, kryesisht ato të Bashkimit Europian, një prej të cilave i ka ofruar kryeprokurorit sistemimin e familjes së tij në këtë vend europian në mënyrë përfundimtare.

Thuhet se pas një reflektimi personal, kryeprokurori ka pranuar këtë zgjidhje.

Zhvendosja e familjes së kryeprokurorit tashmë ka ndodhur, përpara fillimit të vitit të ri shkollor.

Ata ruajnë identitetin e tyre, por janë në ruajtje të plotë 24 orëshe nga forcat policore të këtij vendi partner dhe banesa e tyre private është vetëm pak kilometra larg stacionit të policisë së vendit përkatës.

Kryeprokurori Llalla thuhet se i viziton rregullisht familjarërt e tij nën masa të rrepta sigurie, pasi bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së tretë, por pohojnë nivelin e shtuar të stresit të tij personal dhe familjar me përshtatjen e detyruar me jetën e re.

Por Top Channel ka mësuar se sistemimi i familjes së kryeprokurorit nuk do të jetë një masë e përkohshme por e përhershme, duke detyruar njeriun më të rendësishëm të akuzës, të bëjë një jetë personale të vështirë, për shkak të kërcënimeve që ka marrë për shkak të detyrës.

Prej janarit të këtij viti Prokuroria e Përgjithshm e numëron me qindra procese të forta hetimore ndaj grupeve kriminale të suposuara dhe të akuzuara për vepra të rënda, që kanë ndodhur kohët e fundit.

Kryeprokurori i Republikës deklaroi në fund të muajit janar se në vend operojnë banda të strukturuara kriminale me lidhje politike dhe premtoi luftë të hapur ndaj tyre.

Kërcënimi ndaj tij, që provohet me faktin e spostimit të familjes së tij jashtë shtetit, është ndoshta ngjarja më e rëndë që i ka ndodhur një kryeprokurori që prej vrasjes së shoferit të punës të ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku në vitin 2003, si dhe bomba në shtëpinë e ish-kryeprokurorit Alush Dragoshi, në vitin 1996 ku u plagosën disa të afërm të tij.

28 komente në “Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria”

  1. Aureli says:

    E ndjen dhalla qe do shkoje per lesh dhe siguron veten dhe familjen

    1. arusha says:

      Po ca lesh kercenimesh se ja fusin kot. Dhalla eshte kryeprokurori me kot qe ka patur Shqiperia ndonjehere. Edhe Sollaku bente sikur kapte ndonjerin, ky eshte dhalle me uje fare. Asnje gje s’ka bere. Apo mbushi xhepat plot dhe tani do te justifikoje ikjen jashte shteti.

  2. Korabi says:

    Po pergatitet per te lene vendin Tik Kosi tani qe po i mbaron mandati, dhe na nxjerr historira? Asnje dosje te forte nuk ka trajtuar gjate mandatit te tij ky molusk, thjeshte ka vjedhur dhe ka mbledhur pjesen, per te mbuluar ne luks alla jevgjit ato fshataret qe ka ne shtepi.

  3. adriana says:

    Po kush te preke ty more ti ke mbrojtur kriminelet apo i erdhi koha per te lindur gruas dhe i cone jashte ,po ti je milionere

  4. malokeria = qeneria says:

    Ja si largohet urte e bute nga detyra dhe Shqiperia Dhalla qe nuk u trash njehere te behej kos. Fshatar i poshter ne sherbim te malokut. Qen.

  5. aleks says:

    Ha ha ha. Para ca kohesh gazetat shkruanin se ka blere shtepi në Germany. Ka trasferuar familjen atje. E llalla për të mare dokumentet e qendtimit në gjermani sajon genjeshtra. Race e kewe.

  6. keti says:

    Booi car mashtrusi ky epileptiku!! po ky ka ble shptepi private ne gjermani plehra e del genje se e han shqipetaret ! Po mos hik pa Rovenen or hajdut , horr, mere se te duhet me vete se mbase gjeni e villni prap andej , por pastaj ste do ajo se kurva i do me lek ! se ky o njerez qe ta dini ka shum te keqija. ! hajdut po, kurvar po, ziliqar po, njeri qe pret ne bes po, hakmarres po, epileptik po e car doni me!!! ishalla e bajn copash ket qafshtremt qe sdin me lidh dy llafe, aaa harrova po at shoferin e vet a do e marri me vete aaaa? se ai asht (Moni si ke prefekti ) domethane ai ja con thaset me pare fshatarit nga Gramshi!! Nuk i ha njeri keto po ka ba shume gjynafe ky ne shqipni dhe do me ja mbath ! mos e lini me hik marr por rraseni mrena e tjapi llogari qenin e pabese!!! te kthej te gjitha leket mnrapsht se ky ska pas brek ne byth !!

  7. Na bashkoj kenga popullore says:

    Mase normale qe familja duhet te merret ne mbrojtje nga te huajt, sa per SHTETIN ton ai eshte i vdekur,eshte shum e veshtir te jesh prokuror i nje SHTETI superkriminal siç eshte Shqipria,mendoj tu pas parasysh se çfar SHTETIT kemi prokurori llalla eshte mjaft i pregaditur,dhe kam besim se do ti shkoj deri ne fund kauzes per ti çuar para DREJTESIS te gjith ata qe kan vepruar kunder ligjit, edhe pse e ka shum te veshtir

  8. MALSORI says:

    Ky ska ber asnje pune asnje dosje asnje kriminel ne burg , eshte i vetmi institucion qeveritar, qe ne faqen e saj prokuroria e pergjithshme nuk ka nje NUMUR telefon ku munde te besh ankes,i kam derguar dokumenta qe fallsifikator ne sarande ne mes te qytetit kane perfituar mbi 22000 m2 me dokumenta te fallsifikuara dhe se ka vene ujin ne zjarr ku shteti ka humbur mbi 2.2 milon evro kam ber kallzime penale keta pushojne hetimet jane nje me fallsifikatoret me kriminelet te gjithe derrat nje turi kane ky eshte ai qe deklaronte do kete arrestime ne shtator ,ne janar iken shtatoret mbaroi dhe mandati ky u pagua mori rrogen nga taks pagusit shqiptar i futi dhe nja dy grushta nje kolegut te tije dhe mire bukure z. dhalla.

  9. Arber says:

    TIPA SI KY LLALLA DIN SHUM GJERA,,, E DIN SE SI DO SHKOJNE GJERAT QE KETU E TUTJE NE SHQIPERI,,, DO KETE SPASTRIM TOTAL NE PROKURORI DHE NE GJYKATA,,_ KY PO PREGATIT TERRENIN PER TU MOS U NDESHKUAR,,,,,,PRA KERCENIMET E KRYEPROKURORIT ME ANE TE TEL, NK ARRIJN TI GJEJNE SE NGA VIJNE DHE KUSH JANE,,,_KUR PO GJENDEN TELEFONATAT DHE BISEDAT E HAJDUTEVE ORDINERE,,,,,,,KY DHE PAK KOHE DEL NE PENSION SE I MBARON MANDATI DHE DIHET SE ROLIN E KUJT KA LUAJTUR DERI TASHTI,,,_KY KA QENE GJITHMINE NE KRAH TE POLITIKES DHE KA BERE POLITIKE DHE JO KRYEPROKURORIN E SHQIPTAREVE,,,KY THJESHT PO MBRON BYTHEN E TIJ DHE FAMILJES SE TIJ,,,,,ME MILJONAT QE KA MUND TE JETOJE DHE NE HENE SI UFO PA PIKE PROBLEMI,___,KERCENIMET JAN THJESHT KERKESE PER AZIL POLKITIK,,,, ME VJEN KEQ PER VENDIN QE PO E STREHON DHE DO PAGUAJNE PER KETE TRAFIKANT,,, JETEN DHE SIGURINE E KETIJ ME TAKSAT E ATIJ POPULLI,,,,,,,ME GJITHATE KJO ESHTE SHENJE E MIRE PER SHQIPERINE,,,QE BAJGAT PO KERKOJNE STREHIM POLITIK,,,, PRA BAJGAT PO SHTEROHEN,,,,,SE PO E NDJEJNE FUNDIN,_____PRESIM TE NJEJTE GJE DHE PER FAMILJEN SHPELLARE BERISHA,,,,FILLONI TE SAJONI DICKA DHE TE MERNI AZILIN NE EVROPE,,,JA U KEMI FALUR TE GJITHA,,,VETEM MOS TE JU DEGJOJME E SHIKEOJME ME FYTYRAT E TUAJA TE ZYMTA DHE TE VREROSURA,,,,,,VETEM IKNI,,,,DO JU HARROJME ,,,MJAFT MOS TE NDIHENI ME SI FISSSSS,,,,,

    1. filani says:

      jo mer zotni,(duke qene dakord me qendrimin tend)
      kto plehra duhet te zhduken por ne fillim duhet te japin disi llogari per c’kane bere,keto jane hale,jane si mbetjet radioaktive qe edhe po te ikin do lene pasojat mbrapa e do kontrollojne pazaret e ty ngado qe te jene
      pershendetje

  10. labi 100% says:

    Nuk besoj asgje nga keto eshte thjeshte nje juatifikim per te derguar familien ne europe dhe mbas mandatit i bashkohet edhe ky mender prokurori qe ka bere njeren me çeshtje te medha. Nqs ka ndonje gje te vertete le te flas me emer mbiemer dhe shteti ka per detyr t’a mbroj. Jo po ne mos… o fol e mba o dhit e ha i themi ne nga laberia.

  11. Aldo says:

    Ty TE KA BASHKU KENGA POPULLORE DHE KENGA E LEHTE, DHA VALLJA NAPOLON BASHKE ME LLALLEN,,,,, HAJDE KUSH KERCEN NAPOLONIN,,,E LLALLA ME KATNORIN,,_,E HOPA E HOPA E LLALLA RA KE GROPA,,,,RAFSH DHE TI NGROP BASHK ME TRUT E TUJA,,,,,

    1. fredi says:

      Po kush te trazon ty mor pusht.e po te te trazojne hak e ke se nuk ke mbajtur drejtesi por je I lidhur kembe e duar me krimin.vete I ben ato shashka o fshatar o koke e goje me qoshe .

  12. Or Jan manovra me i bo mutin kti vendi shpik historira me sms nga shqupi e sheh qe po afro reforma dhe ben viktimen kta Jan vet mafia turp ai shtet qe i jep mbeshtetje kti mafiozi

    1. Lugati says:

      Ti ere malok dixhital pic derr ca ke me tironsit hiqe at pseudonim se le nomm..do me dhone ene men shoku karit

  13. LORA says:

    Alibi e trashe qe mund te pertypet vetem nga handikapate,bash ne kohen e hyrjes ne fuqi te VETTING-ut.
    Kujt I plasi per fatin e nje mender-prokurori ,qe i kushtoi kaq rende shtetit te shqiptareve.
    Ne fakt, ai meriton byzylyqet dhe konfiskimin rrenjesor te pasurive jo legale;ky do te ishte ndeshkimi I merituar per llallerine.

  14. Lpl. says:

    Familjet Shqiptare kane kohe qe jetojne nen kercenim nga individe te veçante te forte te rruges se krimit per busneset paguajne nen trysnine e tyre .Nuk mjaftoj kjo keta 25 vite por tani kercenohen nga shteti me gjoba dhe me burg e me jete dhe me heqhe nga puna edhe te privati , sepse edhe ketu e ka shtrire shteti kercenimin e tij , edhe mafja per vete disi jane perballuar kercenimet e mafjes diku me njohuri diku me qendrese eshte mbijetuar por kercenimi qe i vjen popullit nga shteti bashke me segmente te krimit eshte i paperballushem se smundesh ti besh balle shtetit se ka edhe forcen edhe burgun shume e rende kjo per egzistencen dhe qendresen e popullit dhe shuma kane zgjedhe te ikin ose te nenshtrohen.Kemi nje prokuror te kercenuar nje bisnezmen te rrahur nje rektor te shantazhuar turiste te rrahur dhe mafje qe dikton ligjet e parlamentit si me rastin e mbeturinave dhe shume ligje tjera qe miratohen per disa oligarke qe te shfrytezojne te gjithe pasurine e shperndare dhe mundin e njerezve sikur te ishim koloni ne mesjete .Nuk pytet per mundin qe heqin njerezit me njxerre buken me bisnese qe i falimentuan nga taksat fshataret qe prodhojne bime te ndryshme asnje nuk i mbron keta vetem se shpikun ligje se si ti masakrojne njerezit dhe vene gjithe policinat e shtetit ne sherbim te ketyre oligarkeve qe mos te ju nderhyje kush ne treg asnje fshatare me 10 kokrra veze ose me duhan o raki ose me qumesht e djathe shkon ne burg ose gjobitet per tju sherbyer oligarkeve .Populli rropatet e varferohet villet e zhvatet nga shteti qe ju sherben atyre qe rrisin fitimet çdi dite me ndihmen e shtetit .Kur varferohet populli te pasurit pasurohen me shume sepse gjithcka kalon nepermjet atyre pak oligarkesh sepse nuk arrin te shperndahet pasuria kur eshte e perqendruar ne pak njerez eshte identik si ne komunizem qe u kontrollonte nga shteti ekonomia , dhe jane te gjitha ushqimet e perditshme me shtrejte se ne perendim edhe nafta .Shqiperia eshte ne nje krize qe asnje se kupton kjo eshte krize pa zgjillje nuk mjaftojne vitet por duhet ndryshim i mendimit e i modelit se si duhet te dilet nga kjo e cila shkon perhere me keq nuk zhvillohet nje shtet kur ska knsum tjeter perveç ushqimeve ,.

  15. Llalla qe palla says:

    Tani pas llalles do filloje te behet e modes Dhe per qindra llalla qe duan ti shpetojne Drejtesise

  16. Sherifi says:

    Po keto shpenzime, per femijet, per gruan, per leviziet e tij qe dashka ti takoi nje here ne jave, nga dalin, shteti qe e paska strehuar, dihet qe nuk paguan, Llalla vete eshte me rroge, kush i paguan?

  17. alban says:

    Nuk eshte cudi ta kete sajuar vete kete ky trapi per te justifikuar deshtimin me sukses si prokuror i pergjithshem. ose si i themi ne shhqiptaret, kerkon te laje m.. me sh…

  18. uskania says:

    Është thjesht një marrëveshje dhe asgjë tjeter…

  19. Arjan says:

    Edhe Llala do shkoj per”lana italisht”

  20. xhemi says:

    Gjermania nuk duhet ti jape azil, familjes se ketij fshatarit te trashe!!!

  21. Patrioti says:

    Per cfar dosje behet fjale o Top-Cari. N.q.s ky paska punuar mire pse u be reforma ne drejtesi. Kur arrin te kercenohet prokurori domethene eshte bere shume pune. Po jazek ketyre te huajve qe I kane marri ne mbrojte te gjithe hajdutet prokurore. Kjo eshte sa per te marre dokumentet e qendrimit bashke me parat e vjedhura.

  22. Mersin says:

    Keshtu do te largohen te gjithe pa u hyre gjemb ne kembe.

  23. Treviso says:

    A ka shqiptare qe ta besoje kete lajm? Kur nuk ka marre kercenime kryekrimineli i shqiptareve do mari ky legen. Ky eshte njeriu me i sigurte ne Shqiperi. Pse? E mbrojne kriminelet dhe mafja + dhe shteti.
    Me kete lajm do ti jape rendesi vetes per detyren qe ka bere. Presidenti aktual, kryekrimineli, gjykatat dhe kryeprokurori kan hyre ne historine e kombit shqiptare per talljen e tyre me popullin.

  24. Shqiperine e vrau Katundaria says:

    O katnar gramshi.. do e marresh edhe Rovin me vete? Te te beje punet e shtepise dhe te rrise kalamaqerat e gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje