Nje shfletim ne faqet e gazetes Tema
Në vjeshtën e vitit 2011, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për plehrat dhe kategorizimin e tyre, duke lejuar importin zyrtar për një sërë produktesh në Shqipëri.
Në atë kohë palët kanë pas pozicione të ndryshme nga sot ndaj ligji, edhe pse ligji i tanishëm i referohet vetëm lëndës së parë për fabrika si dhe disa mbetjeve metalore.
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka kundërshtuar ligjin dhe e ka kthyer në Kuvend atë, për një ndryshim.
Më herët, një grup ambientalistësh kanë zhvilluar një takim me presidentin Bamir Topi, i cili ka kërkuar që të degjohet zeri i ekperteve dhe i shoqerise civile, për një ligj që i prek të gjithë qytetarët.
“Ligji duhet të pranojë vetëm mbetjet tona, pasi ky vend nuk është ende gati të presë mbetje të huaja. Presidenti duhet të jetë shtylla bazë e komunikimit, me Kryeministrin, Ministrin dhe Komisionet e Sigurisë Kombëtare”, theksoi Sazan Guri.
Por me 73 vota pro, asnjë abstenim, 59 kundër, Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit për rishikimin e ligjit për mbetjet. Pas një debati maratonë, Kuvendi ka vendosur të rrëzojë dekretin e presidentit, i cili kishte shprehur shqetësim për nenin që mundësonte importin e plehrave në Shqipëri. Ndërkohë, siç ishte paralajmëruar, disa qytetarë kanë dalë në protestë kundër ligjit.
Ekspertët kanë theksuar se shteti duhet të merret me menaxhimin e mbetjeve ne vend dhe jo me importin e tyre.
Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka qenë partizane e flaktë e miatimit të ligjit. Në një replikë me deputetin Blendi Klosi ajo ka thënë se ky ligj duhet miratuar “në emër të fëmijëve tuaj”.
Deputeti socialist, Blendi Klosi, ka thënë se “Neni 49 i ligjit flet qartë që vendi do bëhet vend depozitimi i plehrave. Ligji hap vetëm dritare për t`u futur plehra në vend”- theksoi Klosi ndërsa shtoi se ato nuk janë lëndë e parë, por thjesht plehra që importohen.
Është një ligj që në asnjë nen të tij nuk flet qartë për menaxhimin e plehrave”, tha ai.
Deputetit socialist i është përgjigjur kryeparlamentarja Topalli, e cila ka thënë se ky ligj duhet të votohet pikërisht për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve.
“Në emër të fëmijëve tuaj, ftoj opozitën që të votojë këtë ligj. Sa për mbetjet në Tiranë, duhet t`i kërkoni llogari Ramës, por ju nuk e bëni sepse ju bën kurban”, tha Topalli.
Edhe ish amabsadori i OSBE në Shqipëri Eugen Volfart ka qenë mbështeës i lgijit duke e quajtur atë një ligj demokratik.
Eugen Volfart, ka deklaruar se ligji për importin e plehrave është demokratik dhe duhet të kalojë në çdo hallkë. Volfart tha se këtij vendi që ka kaq shumë pasuri natyrore, i duhen sa më shumë ligje për pastrimin e ambientit. Volfart ka folur dhe për situatën politike, duke thënë se gjithçka duhet zgjidhur me dialog në Parlament.
Menjeherë pas ligjit, kryeministri Sali Berisha përuroi një fabrikë të një kompanie serbe në Xhafzotaj që do merret me riciklimin e mbetjeve të metalit të sjella nga jashtë.
Kompania Scholz është regjistruar që në 25 prill 2008 me qendër në Shkodër dhe pronarë Branisllav Pejoviç dhe Rado Brajoviç. Objekt i aktivitetit të këtij subjekti është “grumbullimi, përpunimi, riciklimi, tranzitimi, transporti, eksporti i mbetjeve të ngurta dhe të vëllimshme me përmbajtje metalore”. Scholz AG, kompania mëmë e Scholz LTD Albania, është partnere e kompanisë C.I.O.S GROUP, e cila merret me grumbullimin e skrapeve dhe të mbeturinave urbane. Ajo ka qendrat e saj në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri. Filiali që ka ndërtuar në Shqipëri quhet Scholz LTD Albania.
Problemi i këtij impianti është sigurimi i lëndës së parë. Për të ndihmuar këtë biznes ata i kanë hapur rrugë në ligjin e ri të plehrave në nenin 49 ku thuhet: “Lejohet të importohen në vend mbeturina urbane të parrezikshme, të cilat mund të përdoren si lëndë e parë për industrinë përpunuese në vend, kur ajo nuk plotësohet me nevojat e mbeturinave që prodhohen në vend”.
Banorët lokale tregojnë edhe për ndërtimin e një tjetër fabrike disa metra me larg asaj të Scholz, e cila do të merret me shkrirjen e baterive të makinave, plumbit dhe metaleve me ngjyrë qe do te dalin nga perpunimi i makinave te vjetra dhe do t’i shkrije ne kallepe zinku e plumbi, një proces teknologjik tejet helmues.
I vetmi që ka qenë kundër nga shumica e atëhershme ka qenë këshilltari bashkiak i LSI, Shezai Rrokaj i cili ka thënë se ligji ka probleme. Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj, i cili prej kohësh militon brenda LSI, është shprehur kundër ligjit për importin e plehrave. Blogu respublica.al raporton se gjatë një emisioni televiziv në Planet TV, Shezai Rrokaj është shprehur kundër importit të plehrave.
http:// www.gazetatema.net/web /2011/11/03/shezai-rrokaj-i-lsi-kunder-importit-te-plehrave/
Por ajo që bie në sy është se reagimi qyetar ka qenë shumë i dobët. Përvec përpjekjeve të Adrian Klosit për të ringritur një alencë kundër plehrave, pjesa tjetër e aksionit qyetar ka qenë e zbehtë. Protesta ishte vrarë muaj më parë në mënyrë brutale nga Berisha, i cili pushkatoi katër vetë në mes të bulevardit, dhe prej asaj kohe, protesta konsiderohej dicka e rrezikshme.
Ndryshe nga tani, ku përballë Ramës janë të gjithë gati të dalin në protestë në vitin 2011, thuajse nuk egzistojnë lajme serioze për asnjë protestë.
Po beni shaka me keto artikuj.Kur diskutohet per plehrat duhet te mendojme ndryshe tani?! Me mire te fillojme fushaten dhe ti dekorojme ashtu si dekoruam Hajdarin.
a e shikoni , se ç’fare do te reciklohet ne keto fabrika, bateri makinash, do marin plumbin dhe acidin ose do ta hedhin ne lume ose ne toke, a u qi**a robt , te gjithe atyre qe jane pro ketij ligji
Nuk e di kush e mbrojti dhe kush ishte kundra,kush e solli prape dhe cfare ndryshuan,por di qe Shqiperia nuk eshte gati akoma per te importuar plehra.Nuk ka mbeshtetjen e popullit,nuk ka institucione te konsoliduara per te ndjekur procesin dhe ka boll probleme me plehrat e veta.Ligji per importimin eshte nje bombe qe do shpertheje ne duart e Rames,do ta kuptoje apo jo eshte problemi i tij!
O Mero, po mos na bo me hap arkivat e tuja kur ishe nje kelysh i Berishoviçit. Ndyrsire kamikaze
O Mero, po mos na bo me hap arkivat e tuja kur ishe nje kelysh i Berishoviçit. Ndyrsire kamikaze
Valle do e helmojne me shume kete popull helmet e plehrave
Se sa keta gjarprinj te politikes tone.
Komuniste sigurimsa.
Te pakten mafja ka ligjet dhe rregullat e veta
Po keta Jane te paftyre.
Tamam si kjo gazete qe nxjerr sot kete shkrim
A thua se si pame ne ne parlament se si u sollen te lartpermendurit.
Per Zotin vetem ky popull i duron.