Rrëfimi i filantropit shqiptaro-amerikan, Ekrem Bardha: Xhevdet Mustafa ishte një rrugaç ordiner. Ai nuk u dërgua as nga CIA, e as nga diaspora. Janë pallavra ato që ai kishte plan për të vrarë Enver Hoxhën

27 Shtator 2016, 09:24Politika TEMA

Pjesë nga intervista me Ekrem Bardhën, filantrop, biznesmen shqiptaro-amëerikan dhe konsull I nderit të Shqipërisë në Michigan të SHBA dhënë gazetarit Roland Qafoku për emisonin “Debati në Channel One”.

Pse jeni i ndjeshëm gjithmonë për çështje për 46 vitet e komunizmit në Shqipëri?

Është me të vërtetë për të ardhur keq, sepse unë kur isha 9-10 vjeç, kur nuk duhet të isha as fashist, komunist e ballsit, familja ime filloi të persekutohet kur komunizmi erdhi në fuqi, kur ne u detyruam të largohemi , të lëmë atdheun në një moshë të re. lind pyetja, pse u detyrova, çfarë ndodhi?

Jeta ishte kaq tragjike, persekutim i paparë, sigurisht ai shtet mbahej nga Sigurimi i Shtetit dhe në atë periudhë u krijua një situatë e pamundur për të jetuar dhe u krijua urrejtja e persekutimit,  por ne ishim të pafajshëm.

Ish-shefi I SHIK dhe një studiues me titull profesor doktor si Irakli Koçollari ka deklaruar në këtë studio se nuk ishte spiunimi i Kim Filbit që shkatërroi bandat diversante, por aftësia e shërbimit shqiptar. Cili është mendimi juaj?

Unë nuk jam dakord me deklaratën e Koçollarit. Unë kam jetuar në Shqipëri kur dieversantët hynin këtu. Pjesa më e madhe e diversantëve u kapën tradhëtisht, ishte shumë e lehtë për sigurimin shqiptar. Siç e dini, 1 në 4 veta ishte agjent i sigurmiit, i detyruar jo me vullnet. Nga ana tjetër Kim Filbi ishte spiuni i shekullit që bashkëpunonte me KGB ruse dhe me Sigurimin e Shtetit në Shqipëri dhe kuu ata hynin disa herë nga Greqia, disa herë me nëndetëse, disa herë me avion, ata dinin me saktësi se ku do të hynin, psh në Divjakë. Vëllai im i madh, Sami Bardha hyri 3 herë në Shqipëri. Ai u kap tradhëtisht, dhe nuk u dënua me gjyq, në kohën e Ramizit ne mësuam që ai ishte i ekzekutuar.

Si e vërtetoni ju këtë? A ka dokumentacion që Kim Filbi ka dhënë informacion për bandat e diversantëve? Unë kam lexuar librin “Tradhëtia e madhe”, “The great betrayal”me autor Nicholas Bethel, por aty nuk ka gjëra konkrete.

Është problem nëse ne vazhdojmë të besojmë dokumentet e Sigurimit të Shtetit. Ato nuk janë reale, nuk janë të vërteta, ashtu sikur historia jonë që nuk është e vërtetë gjatë 46 vjetëve. Filbi ishte një agjent që përfundoi në Rusi dhe tradhtoi vendin e tij. Nuk bëhet fjalë për aftësinë e Sigurimit të Shteteit. Ata ishin të paaftë dhe nuk kishin zotësi të shpartallonin bandat.

Pse Tony Bler ka thënë që shërbimi sekret ka pësuar 2 dështime, në Irak dhe në Shqipëri?

Kjo ishte tradhëtia, që Filbi tradhtoi CIA-n dhe vendin e tij. Nga ana tjetër është absurde të thuash që ata të sigurimit ishin heronj.

Cilët ishin heronj sigurimi, apo diversantët?

Për Sigurimin dhe ata që kanë nostalgji për atë kohë, ata janë heronjtë, për mua janë diversantët që donin të rrëzonin komunizmin, Amerika nuk donte të pushtonte Shqipërinë, por vetëm të rrëzonte komunizmin.  Nuk trajtohen njëlloj si Jugosllavia dhe Greqia që donin të aneksonin një pjesë të Shqipërisë.

Pra Irakli Koçollari deklarois e CIA vrau 1000 shqiptarë, ushtarakë por edhe civilë.

Nuk është aspak e vërtetë. Nuk janë vrarë 1 mijë. Kur ka ardhur vëllai im e kam pritur, duke vënë në rrezik jetën time, në bisedat që kam bërë me të  e kam pyetur nëse kishin ardhur për të vrarë. Dhe më tha se kishin urdhër të mos preknin asnjë njeri. Nuk është vrarë asnjë civil. Vetëm në kufij, mund të jenë vrarë rreth 50 persona, 100, 200, jo më shumë.

Po 300 diversantë të kapur e të vrarë a është shifër e saktë?

Kjo mund të jetë e saktë.

Ai e nënvlerëson Kim Filbin, ai ka qenë arkitetki i bandave të diversantëve, ai ishte kryesori, tradhtari i vendit të tij.

A kishin veti të veçanta specialistët e sigurimit të shtetit?

Kishin, ata ishin mjaft të organizuar, në bashkëpunim me inteligjencën ruse dhe kjo i ka përgatitur, por nuk mund t’i bëjmë heronj.

Kur shikoni sot ndonjë rrugë me emrin e ndonjë oficeri të sigurimit si ndiheni?

Oficerët që mbaj mend unë, Josif Pashko nga zona ime, ai nuk dënonte me 10-20 vjet burg, por dënonte me pushkatim. Apo nevzat Haznedari, një kriminel që arriti të bëheje dhe zëvendësministër. Ai bënte tortura çnjerëzore. Ai dënonte vetëm me vdekje.

Zoti Koçollari përmendi që kishte bashkëpunim edhe me shërbimin grek. A kishte nga këto banda që bashkëvepruan me grekët në dëm të vendit?

Kjo është shumë domethënëse për mua, në vitet 1967-68 kolonelët grekë, kishin qëllim të merrnin një pjesë në Gjirokastër, kam një dokument që thuhet se në asnjë mënyrë nuk do të lejohen kërkesat e grekëve. Diversantët të stërvitur nga anglezët dhe amerikanët nuk kishin qëllim të hynin në Shqipëri dhe të okuponin vendin, por të rrëzonin regjimin. Jugosllavët dhe grekët donin të aneksonin pjesë të Shqipërisë. Për fat të keq, një pejsë e grupeve punonin për inteligjencën jugosllave dhe greke, numri ishte i vogël, unë vetë i kam njohur dhe i kam cilësuar tradhtarë. Më kanë thënë se urrenin komunizmin, por kjo është tjetër gjë, ata tradhtonin edhe  atdheun.

Për çfarë e bënin, a merrnin para?

Po, sigurisht që merrnin para.

Sa mund të kenë qenë të tillë?

Nuk e di saktësisht, por unë vetë kam njohur mbi 15 të tillë për Greqinë, sepse për pjesën jugosllave nuk kam shumë informacion. Ata kishin detyrë të jepnin informata për Asfalinë greke dhe ti shërbenin asaj që në fakt e kanë bërë këtë. Asfalia dhe shtetei kërkonte aneksimin e disa zonave në Jug të Shqipërisë dhe fatkeqësisht një pjesë, ndonëse e vogël I kanë shërbyer asaj. Por është tjetër gjë që të ishte kundër komunizmit dhe kundër regjimit të Hoxhës dhe tjetër gjë të ishe kundër atdheut tënd. Unë kurrë nuk pranova personalisht ta punoja kundër atedhut dhe vendit tim. Pas arratiosjes sime në Greqi, edhe mua ma offruan këtë gjë, por kundërshtova në mënyrë kategorike. Mbaj mend që ime më më tha: Nëse ti do ti shërbesh Asfalisë greke, nuk je më im bir. Mjafton këto pasazhe për të kuptuar se sat ë qartë ishim ne si familje për atë që këkronim të bëni. Fatkeqësisht kishte nga ata që e ngatërruan këtë çështje dhe punuan kundër kombit shqiptar.

Zoti Bardha, si është e vërteta e bandës së Xhevdet Mustafës?

Mos ma zini në gojë Xhevdet Mustafën. Ai ishte një rrugaç ordiner dhe nuk jka lidhje fare as me antikomunizmin, as me CIA-n amerikane dhe as me gjë tjetër.

Si nuk ka lidhje me CIA-n? Zyrtarishtë shtë thënë se ai erdhi në Shqipëri ëpr të vrarë Enver Hoxhën?

Ai të vriste Enver Hoxhën? Ti hante….Pallavra. Xhevdet Mustafa ishte një ordiner që nuk e konceptoj dot se si iu bë aq jehonë. Por këtë e bëri Sigurimi I Shtetit. Xhevdet Mustafa ishte një hiç dhe kaq. Ai erdhi me kokën e vet në Shqipëri dhe nuk ksihte asnjë plan e asnjë object.

Por ai vrau 5 vetë?

Unë e thashë më lart, ai ishte turp për diasporën ndërsa ju na e bëtë sikur çfarë të ishte. Në SHBA njihej si rrugaç dhe kaq. Unë e kam njohur si çdo shqiptar tjetër atje që e njihte si unë.

Po si vepronte diaspora për të rrëzuar komunizmin?

Kur e pamqë që SHBA kishte në plan të oparë luftën në Kore, kuptuam që Shqipëria nuk kishte më inters për ata. Për në plan të parë doli çështja e Kosovës. Por unë mbaj mend një moment kur kryeministri Mehmet Shehu erdhi në OKB dhe mbajti atë fjalimin e famshëm. Sapo ai u fut në pallatin e OKB në Neë York u organizuam nja 300 shqiptarë dhe mbajtëm pankarta në duar në të cilat shkruhej: Poshtë KomuniZmi! Poshtë Enver Hoxha! Poshtë Mehmet Shehu etje. Ishim të lumtur që arritëm të bënim protestën e parë publike kundër komunizmit. Por kjo u venit shumë shpejt. Pak metra më tutje shikojmë një grup protestuesisht grekë që po protestonin edhe ata kundër Mehmet Shehut me pankarta në të cilat shkruhej: Jugu I Shqipërisë I takon Greqisë! Rroftë Vorio Epiri! etj. Atëhetrë në këtë moment ne I flakëm pankartat tonë kundër komunzimit dhe iu sulëm të rrinim grekët që kërkonin Jugun e Shqipërisë. Bëmë një përleshje të madhe dhe I rrahëm ata dhe I përzumë nga protesta. Pra, akuza e kombit fitoi ndaj kauzës kundër komunizmit. Ishim të bindur që më mirë një Shqipëri komuniste se sa një Shqipëri e copëtuar.

A ishte disapora e bashkuar?

Jo. Madje Sigurimi i Shtetit kishte edhe atje agjentët e vetë në SHBA. Shumë shqiptaro-amerikanë spiunonin dhe ishin vegla të Sigurimit Shqiptar. Kjo ishte një gjë shumë e rëndë për diasporën. Ata merrnin si shpërblim ndonjë vizitë që bënin në Shqipëri.

49 komente në “Rrëfimi i filantropit shqiptaro-amerikan, Ekrem Bardha: Xhevdet Mustafa ishte një rrugaç ordiner. Ai nuk u dërgua as nga CIA, e as nga diaspora. Janë pallavra ato që ai kishte plan për të vrarë Enver Hoxhën”

  1. Moisi Golemi says:

    Eh Ekrem, Ekrem. Nje jete te tere injorant ngele. As parate me te cilat te fryne amerikanet, s’te bene derman. Dike ti me shume gjera sesa vete Sigurimi. Ah Ekrem, Ekrem.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Lexova te gjitha replikat emeposhtme dhe u zhgenjeva pa mase kur shikoj qe pjesa derrmuese shan dhe ofwndon nje shqiptar bashkekombas tonin qe jeton pertej atlantikut…megjithese nuk kam njohuri mbi jeten dhe vepren e z.Bardha me mjaftojne fjalet e tij per te krijuar pak a shume nje imazh per te…pra ju qe e shani jeni kelyshat e enverit sepse ju djeg qendrimi i tij…fatkeqesia me e madhe per shqiperine eshte se ju halerat qe ju la mbas qoftwlargu enver jeni ngulur aty ne shqiperi sepse shqiperine e keni pronen tuaj te trasheguar prej baballareve tuaj enveriste ndersa ne te perndjekurit jo shkolla qe nuk kishim te drejte por edhe per pune te rendomta kur kerkonim na kthehej pergjigja: Nuk ploteson kriteret prandaj marsh ne bujqesi…keta ishin baballaret tuaj…prandaj ju uroj te rroni e te shijoni pasurite qe prindwrit tuaj me aq mjeshtwri dhe zgjuaresi vune ne keto vite tranzicioni dhe mos e perqeshni njeriun e ndershem e mos i hidhni balte sepse bota rrotullohet dhe neser mund te jete radha juaj te braktisni shqiperine dhe te ndjeheni te perndjekur ashtu si u perndoqem ne prej prinderve tuaj enveriste…

      1. I.Hoti says:

        ‘zhaku i poshtem’…..Vleresimi per z. BARDHAnuk ka te beje me fyerjet perpjekjen per percarje midis shqiptareve. Z.bardha thote se..’me mire vendi yne komunist..se i coptuar…dhe i leshuam parullat e sulmuan grekerit !!!! Injoranti mbetet i tille ne cdo sistem te shoqerise !

        1. shih shih says:

          C’thu mor Hot line! Kjo ishte ndoshta e vetmja gje pozitive qe tha ky Ekar Bardha ?

    2. dfg says:

      Keni botuar intervisten e filan-TRAPIT Ekrem Bardha,nje idiot antishqiptar!

  2. kombi says:

    SI GJITHMON SHQIPETARET TE PERCARE ,PER CA KACIDHE . SHQIPERIA KA NXJERR BURRA TE MIRE DHE HERONJ ME PAKICE ,POR TE TJERET NA KANE NXIRE FAQEN .

  3. ........ says:

    TE pyesesh vellain e difersantit qe ka punuar kunder kombit te vet se a ishte i aft sigurimi i shtetit shqiptar per te eleminuar bandat e difersanteve esht njesoj si ti thuash saliut ti sali a ke vjedhur dhe ke vrar njeri, çfar pergjigje do te kthej saliu si mendoni ju ,ky pler ka qen nje bashkepuntor i okupatorit flas familja e kti haleje prandaj e persekutonte regjimi shkuar, shteti jon i asaj kohe beri njesoj siç ben te tera shtetet qe fituan luften kunder hitlerit me bashkepuntoret e nazizmit, aleatet me keq se i vrisnin si qent ne rrug bashkepuntoret e hitlerit dhe tradhtaret e vendeve te tyre fill mbas çlirimit , si ne franc ne angli e ne te ter europen,sot kta antishqiptar po na marin flamurin e nacionalizmit kur historikisht kan luftuar kunder vendit te tyre,po ik o gazetar mjeran ha ndonje drek atje mer dhe noj pal brek nga amerika dhe ktheu ne shtepi dhe mos u bej gazi botes duke intervistuar kta antishqiptar te pacip,nuk ngeli historia e asaj kohe ta tregoj ky qe nuk dinte nga lidhej gomari ne at koh se ishte siç thot vet vetem 10 vjeç kur u largua nga SHQIPRIA , kte histori e tregojn anglezet qe kan qen njerzit qe i kan organizuar ato pun dhe thon te verteten naj nxier ky vemja ata cubat e maleve pa shkoll shum te zot ca injorant qe nuk dinin nga shkonin e pse jetonin ne at koh, sigurimi ja qiu robt i degjeneroj te ter ata erdhen me arm me arm i vrau si tradhtar te kti vendi , forcat difersioniste ishin ish ballistet bashkepuntoret e nazifashizmit zogistet dhe kuislinget pra llumi i kti kombi ku ne kto grupe bente pjes edhe vllai kti filangopi amerikan, mjaft na hapet barkun dhe per historin e SHQIPRIS mos pyesni tradhtaret e kti kombi ne doni qe historia e vertet e kti populli te egzistoj nje dit kta duan te zbehin luften heroike te popullit ton per çlirimin e vendit kunder okupatorit , po mos kishte qen ushtria partizane aleate e amerikes dhe rusis kunder nazizmit ,fill mbas lufte SHQIPRIA nuk do egzistonte me, se ajo do coptohej si plaçk lufte po te ishte per plera si ky qe ti o gazetar qafoku interviston dhe difarsantet e kti qe moren ate qe meritonin si tradhtar te kti kombi.pushtetin e asaj kohe te dal nga lufta e deshte ter populli ky ishte kyçi i fitores ne at koh, na hapet barkun kur i kerkoni mendim per te shkuaren ktyre antishqiptarve qe duan te dalin burra te mir sot se mendojn se u be deti kos.

  4. Brezi i djegur says:

    Pis, kriminel, antishqiptar i betuar ne jete te jeteve. Vegla e “qoftelargut” ne amerike.. Pyeteni pak se cfare e ka Eduart Selamin dhe si i perlane pasurite shqiptare mbas 90 . Vecanerisht restorant “postiqen” mbarapa muzeumit

  5. Ermir says:

    Ekremi na u be dhe historiane eshte per te qeshur dhe lopa….na rruac topet o Ekrem.

    1. Atdhetari says:

      Pse historianet komunisr qe ju i besoni a kané thane ngjarjet si kane ndorur?Krete me rena e kané turpenie historine e popullit tone.Zoti Bardha ke vujté koera veshtire ne kampet e komunuzmit (jo si ju)dje i ka sherbue shqiptarizmit me ndere.Atdhetari

  6. Shqiptar i Ndershëm says:

    TË DREJTA KONKLUZIONET E EKREM BARDHËS:

    A.
    Më mirë 1 Kauz Kombëtare se 1 Kauz Komuniste.

    B.
    Më mirë 1 Shqipëri Komuniste se 1 Shqipëri e Coptuar.

    1. ec aty says:

      C.
      ME MIRE KATUNAR IDIOT SESA IDIOT KATUNAR.

      1. Shqiptar i Ndershëm says:

        @ (ec aty),

        Ti C. vazhdo të ecësh sipas qejfit tënd:
        – SI KATUNAR IDIOT,
        OSE
        – SI IDIOT KATUNAR,
        Nuk më intereson absolutisht ecja jote.

        1. ec aty says:

          D.
          Shume idote kane dale kohet e fundit nga anet tona!
          (Nese s’te intereson pse pergjigjesh atehere mor DEBIL ? )

  7. Aso says:

    Koha I dha te drejte Ekrem Bardhes qei iku dhe shpetoi nga regjimi gjakatar. Komunizmi ra po ka ende nga ata qe u qan zemra per te dhe sigurimin, si ky Moisiu me larte.
    Ekrem Bardha punoi per vete dhe per vendin e tij. Ka dhe nje kontribut te vecante per ceshtjen kosovare. Njerez si ai duhen vleresuar per ato qe kane arritur ne jete, po edhe per sinqeritetin me te cilin I thote mendimet e veta, duhen degjuar me kujdes e te mesojme prej tyre, Jo ti shajme e shperfillim, sic bejme rendom.

    1. mirel says:

      Koha i dha te drejte Enver Hoxhes qe i qerroi keta plera.
      Sa nderro sistemi e shqyen Shqiperine.
      Dhe bejne si patriote.
      Qelbesirat

      1. zhaku i pamposhtur says:

        ‘mirel’ ti duhet te jesh padyshim nje bir apo nip enveristi dhe padyshim qe nuk mund ta pranosh faktin qe enveri ishte nje gjakpires dhe antishqiptar i pwrbetuar…
        ai nuk u mjaftua me shtypjen 45 vjecare qe i beri ketij kombi por e la partine ne ‘duar te sigurta’ qe te mos ngrene kok kurre shqiptaret..’rilindasit’ ‘salinjte’,’ceka’,’imami’,’nano’ etj jane fara e keqe e mbjelle ne burdellon e enverit…mirel nqs keni nje fije qytetwrimi dhe humanizmi ju bijte dhe nipwrit e ish sekretarwve dhe kryetareve te rwgjimit enverist duhet ti kerkoni falje te gjithe te perndjekurve qe luftuan per nje shqiperi te lire dhe dwmokratike(jo si demokracia e envwrit as e saliut as e rilindasve..)

        1. I Riu komunist says:

          Zhaku i pjerdhur,ti je rrraca me e felliqur antishqiptare qe ekziston! Raca juaj e ndyre bashkepunoi me cdo pushtues turqit,serbet.italianet gjermanet vetem e vetem per te pasur privilegje pushteti dhe pasurie! Por populli me ne krye Heroin Kombetar Enverin ja u shtypi kokat! Ishte fitorja me e madhe historike qe ka ndodhur ne Shqiperi,populli per here te pare dhe te vetme mori pushtetin. Atehere te gjithe e pane se kush ishin raca juaj e minjve,qe u shperndate neper kanale dhe hengret mut gjithe jeten. Atehere u pa se si u zhvillua dhe lulezoi per here te pare ne historia atdheu yne Shqiperia!
          Ne jemi ketu dhe ketu do jemi gjithmone, se atdheu na kerkon!!!

  8. heretiku says:

    Dergimi i diversanteve nga ana e anglo-amerikaneve ne Shqiperi eshte bere nga 1949 deri ne 1953. Ne kete peridhe me intensitet te larte, me vone ndonje kokerr tek tuk. Eshte e vertete qe Kim Filbi e ka sabotuar misionin e anglo-amerikaneve, duke rapotuar tek sovjetiket mbi gjithshka qe dinte, ai ishte njeri nga kreret e keshillit kordinues te misionit, ishte gjithashtu edhe agjent i sovjetikeve. Sovjetiket informacionet e marra nga Kim Filbi i percillnin tek organet shqiptare. Per Kim Filbin anglo-amerikanet filluan te kene dyshime, jo vetem lidhur me operacionet ne Shqiperi, por edhe per operacione te tjera agjenturore, ku po deshtonin. Dyshimet ishin me vend se me vone u vertetua qe Kim Filbi rezultoi agjent sovjetik, ku edhe u largua e kerkoi strehim politik, dhe ku jetoi reston e jetes derisa vdiq rreth viteve 80-te, gjithmone ne B. Sovjetik. Anglo-amerikanet e spostuan Kim Filbin nga keshilli drejtues i operacioneve kunder Shqiperise ne vitin 1951. diversante vazhduan te vine ne Shqiperi deri ne vitin 1953, dhe gjithashtu vazhduan te kapen apo te asgjesohen nga forcat e sigurimit shqiptar. Pra perveç Kim Filbit ne rradhet e misionit antikomunist kishte edhe agjente te tjere, qe e vazhduan punen edhe pas largimit te Kim Filbit.

    1. arbereshi says:

      Kim filbi ne 49n u terhoq nga veprimtaria e tij ne misionet inteligjente anglo amerikane, u thir ne londer dhe ishte i dyshuar per veprimtarine e tij. Ne kohen e veprimeve te kordinuara te angloamerikaneve ne vitin 1950 Kim Filbi nuk ishte me ne inteligenc service. Natyrisht qe Sigurimi i shtetit ishte dominus ne veprimtarine e tij dhe lojrat e organizuara prej tij sepse lojrat ishin krijese e saj. Kjo eshte e verteta duan apo nuk duan disa si ky idjoti me idjotet e tjere te seres se tij.Kot ai regjim nuk jetoj 50 vjet, jetoj pikerisht sepse ishte i forte dhe mjaft i organizuar dhe i strukturuar.

  9. Bekimi says:

    Kam këtë për të thënë:
    Pyetje gazetës Tema:
    Nga na doli Ekrem Bardha filantrop? Filantrop është dikush që jep nga ajo që ka fituar, për një kauzë të madhe, si për Atdheun, të varfrit, arsimin a një kategori njerëzish me cilësi të veçanta.
    Ekrem Bardha nuk ka dhënë një kacidhe për këtë.
    Një pyetje Ekrem Bardhës:
    Si u bëre ti milioner fill pas vrasjes së Xhevdet Mustafës në Shqipëri?
    A i kish blerë ti Sigrim SHëdnetësor Xhevdetit? SI u blenë 24 Mc’Donalds dhe ti ksihe mbaruar Hamburgorologjinë?
    Ku e di ti se sa kishion vrarë apo nuk kishin vrarë diversantët? (Çfarë saktësie: 50, 100 ose 200, por jo 1000!!!!)
    Si nuk qenkan heronj agjentët e sigurimit shqiptar, por ata që vinin si diversantë?
    Ty të kishte ofruar punë Asfalia greke kur, kur isht 10 vjeç? Se aq ishe ti kur ike nga Shqipëria!
    Ç’i ke këto mor aman? Ti doje Atdheun!!!! Unë të përgëzoj që ke mësuar shqipen (nuk e ke humbur si shumë të tjerë në mërgim, pa për tjerat, aha!!!!

    1. arbereshi says:

      Kim filbi ne 49n u terhoq nga veprimtaria e tij ne misionet inteligjente anglo amerikane, u thir ne londer dhe ishte i dyshuar per veprimtarine e tij. Ne kohen e veprimeve te kordinuara te angloamerikaneve ne vitin 1950 Kim Filbi nuk ishte me ne inteligenc service. Natyrisht qe Sigurimi i shtetit ishte dominus ne veprimtarine e tij dhe lojrat e organizuara prej tij sepse lojrat ishin krijese e saj. Kjo eshte e verteta duan apo nuk duan disa si ky idjoti me idjotet e tjere te seres se tij.Kot ai regjim nuk jetoj 50 vjet, jetoj pikerisht sepse ishte i forte dhe mjaft i organizuar dhe i strukturuar.

  10. Briklona says:

    Nje gje nuk na the Ekerem:
    Si e bere gjithe ate pasuri ne Amerike, se shume te tjere kane punuar shume por pasuri kaq te madhe nuk bene dot apo ishe me i zoti se te tjeret.
    Kjo puna e sigurimit sikur nuk te pelqeka shume dhe i thua gjerat fare thate, pa na i mbushur dot mendjen.

  11. Ta futi says:

    O EKREM EKREM ZAVALLI FOLE TI NA PLASI KARRI

  12. arben says:

    E ndoqa me kujdes emisionin dhe prisja te mesoja ndonje te re nga diaspora shqiptare e amerikes.U zhgenjeva plotesisht nga soti Bardha.Edhe nje here u vertetua se shqiptaret kudo ku Jane Jane te percare dhe me pallavra mburen se po japin cdo gje per kombin.Akoma nuk po e kuptojne se rregjimi I Enver Hoxhes le ta quajne si te duan sot ishte e vetmja garanci e teresise teritoriale te Shqiperise dhe se rrezimi me dhunen e diversanteve e krimineleve ordinere nuk ishte gje tjeter vecse tradheti komberare dhe ata Jane turpi I kombit ndersa te gjithe ata qe u vrane per mbrojtjen e Atdheut te tyre Jane krenaria e kombit .Qe ketu duhet te filloje ndryshimi I psikologjise sone e duhet te mendojme per te ardhmen tone pasi eshte populli ai qe rrezon sistemet dhe I rinderton sipas vullnetit te vet e jo diversantet e Ekrem Bardhes apo kushdo qofte.

  13. landi says:

    Per heretikun!

    Nga na dole ti kaq i informuar, me shume bile se Ekrem Bardha?
    NSA (National Security Agency), pra Agjensia e Sigurimit Kombetar te Amerikes, sic deftojne dokumentet e deklasifikuara te CIA-s (qe eshte nje agjensi qe varet nga NSA), ka pranuar deshtimin e perpjekjeve te anglo-amerikaneve ne perpjekjen per te rrezuar regjimin komunist ne Shqiperi. Bile, me dy radiolojat qe u ndermorren nga Sigurimi i Shtetit, jane bere leksione per te pergatitur agjentet amerikane ne shkollat speciale per kete qellim.
    Amerikanet pranojne deshtimin, njelloj sic e pranoi ate Tony Blair.
    Nese ke deshire te njihesh me mire me keta dokumente, lexo librin “Operation Fiend” (Operacioni Djalli). Aty do te shohesh se cfare shkruajne amerikanet, vete amerikanet e CIA-s, per Filbin. Asnje merite nuk ka Filbi ne deshtimin e agjenteve qe zbarkonin ne Shqiperi. Bile radioloja “Liqeni i Vajkalit”, me anen e se ciles u suall ne Shqiperi Hamit Matjani, i ashtuquajturi “Tiger” apo “Robin Hudi shqiptar”, u zhvillua nga maji i 1952 deri ne shtator-tetor te 1953, kohe kur Filbi kishte me shume se nje vit e gjysme qe ishte larguar nga sherbimet sekrete.

    Jane 1200 shquptare qe rane ne lufte kunder bandave, prej vitit 1944 e deri ne fund te vitit 1953.
    Ekrem Bardha flet si e ema e Zeqos maje thanes. Ai nuk i ka hapur deren vellait te vet, lere cfare thote sot.
    Ndersa ajo qe 1 ne 4 shqiptare ishte agjent i Sigurimit eshte nje perralle qe perdoret per te ulur vete shqiptaret.
    Aty ku hidheshin bandat, nuk kishte nevoje per agjente vendas. Vete fashataret denonconin bandat, por edhe Sigurimi e dinte mire se ku do zbarkonin ato, sepse, sic e ka dhene edhe televizioni “Top-Channel”, ishin me qindra agjentet e Sigurimit ne radhet e emigranteve.

    Teoria se kush ishin heroj, e kush ishin bandite, nuk mund ta zbardhe Ekrem Bardha. Ekremi mund te flase per bandat…per te tjeret ka kush flet.
    Vetem nje pyetje kam per Ekremin…po ata qe vrane mesuesin Ndrec Ndue Gjoka, apo ata qe vrane 4 cucat e Mirdites…heroj jane?

    1. Korabi says:

      Ne fillim ja ke futur si kau peles me CIA-n qe u varka nga NSA, se jane dy agjensi me detyra krejt te ndryshme. CIA eshte sherbimi i kunderzbulimit amerikan, me juridiksion jashte ketij territori. Eshte sherbim super kompleks, ku perfshihen qe nga mbledhja e informacionit global, tek kunderzbulimi, sabotazhi, operacione paramilitare, operacione ilegale, kane ne dispozicion drone dhe avione. Ka nje larmi aktivitetesh. Ndersa NSA varet nga Pentagoni, dhe ka nje objektiv shume preciz dhe te kufizuar: pergjimin e komunikimevze elektronike dhe luften kibernetike.
      Per pjesen tjeter bie dakord me ty. Sa per Xhevdet Mustafen dihet qe ishtenje rrugac, qe vazhdoi te beje gangsterin dhe pune te pista ne NYC. I hengri bytha dhe u rikthye ne Shqiperi se i dukej vetja hero, dhe shkoi per dhjame qeni.

  14. Spartaku says:

    Ky Ekrem Bardha qenka nje hale harixhinjesh.Ne bised permend shqiperin si “atdheun dhe vendin tim”,Turp! Ai nuk ka atdhe,e tradhetoi dhe shkoi ne amerike,ç’mutin thot shqiperia eshte vendi im? Bardha eshte tradhetar dhe aspak patriot.
    Ai flet per sigurimin e shtetit se nuk ishin te aft.Ky njeri nuk di gje dhe nuk ka tru ne koke.Sigurimi i shtetit kishte njerez shume te pergatitur,me nje talent e intuit te rralle.Zgjuaresia e tyre ishte e gershetuar me ndjenjat e atdhetarizmit,besnikeria, dhe punonin me perkushtim e ndergjegje aq te larte sa EKRM BARDHA as qe i shkon dot nderment.Ishin pikerisht ata,qe ne lidhje te forta e te ngushta me popullin per interesa te atdheut,e mbajten ne kembe shtetin ne ndretimin e jetes se re socialiste.Diversantet kane qene nga me te rrezikshemit,me te prgatiturit per te rrezuar pushtetin e popullit,qeverin e tij dhe udheheqesin ENVER HOXHA.Me emrin e tij ne goje populli shqipetare derrmoi shume diversant dhe tradhetar si Ekrem Bardha me shoke te cilet i hodhi ne koshin e plehrave,si qen te zgjebosur.Eshte e vetmja qeveri komuniste,qe jetoi dhe udhehoqi populli per nje kohe kaq te gjat 50 vjete,qe ne historin e shqiperise,do te ngelet me jete gjate.Largohu nga shqiperia Ekrem Bardha se nuk eshte vendi yt shqiperia.Shqiperia eshte e shqipetareve te ndershem dhe jo e tradhetarve.

  15. Amerika Aleati says:

    Ata i kapi Enveri ne bashkpunim me CIA AMERIKANE qe i dergonte dhe nga tjeter lajmeronte sigurimin tone keto tani i di dhe nje femij 5 vjec https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM

  16. inf says:

    ekrem bardhaj nji edepzes qe peritoi nga salih berisha ku beri kerrdine me prona qyl me pallate qyl me toka qyl me lokale qyl me apartamente qyl me vila lluksi qyl beri kerrdine kur ju versul Shqiprise me nji qese me Dollar dhe korruptoi çte mundte qysh nga me i madhi deri te çàbanet e jugut .
    sa per xhevdet mustaen qe llafos ti e ke kot se ket pohim e ka bo Familje e xhevdetit me vite e vite me perpara .
    ate e shpiku sigurimi i shtetit
    ti je rrugaç ordiner je nji Hajdut me Damke je nji mashtrrus e matrapaz je nji delenxhi qe perfitove nga mjerimi dhe tranzicioni dhe bere
    KERRDINE DUKE VJEDH ME LIBER SHPIJE
    Vjen e ben deklarata te kota o katundari i jugut o horr o hajn o pis milet je ti
    sa per Xhevdet Mustafen ai pati kurajon dhe hyri ne Shqipri kur nuk hynte miza kurse ti hyje si grek si afsali greke si UDB se ti e di
    populli te njef ty qe i rrope hasetet me te mira me pjace e vila me toka e pallate o horr o maskara
    vjen e paguan gazetare pis a qe shesin dhe grate e tyne per llove
    ky je ti o fshatari i llumit o masakrus i pronave qe bleve me nji qese rrushi gjithe ato prona hajn
    ku ishte xhevdeti dhe ku je ti nata me dite
    moderator postoni komentet dhe mos i shkurtoni simas qejffit tuj
    Mero Baze kontrrollo Gazeten se po e çensurojne disa tipa aty bukshkel
    hap syte se para po hedhin per te sabotu ty gazeten

  17. aqif tahipi says:

    Me duket se ky palla ja paska msu sales se si ta shkruaje historine pas 1991. Or palle ,po te mos ishin komunistet shqiperia do ishte copetuar qe ne 1945 nga miqte tuaj greke dhe jugosllave qe ju ndihmonin “per liri dhe demokraqi” .

  18. Kosovari i Revoltuar says:

    Po çfar prisni nga debilet si ky Bardha..!

  19. Tralala says:

    Ekrem jam dakort me cka thua, po qe shan sigurimin e Shtetit ke gabuar. Sepse ai ka qene thernin inteligjent, dhe sic e shikon kjo sjell reagim. eshte kjo arsyeja qe lind urrejtja ne rracen e tyre. Eshte kjo arsyeja qe dikush thote se ke ngelur injorante dhe ka te drejte. Po te kishe qendruar ketu mor Ekrem, vertet s’do kishe jetuar ameriken, s’do kishe 20 McDonald’s, s’do kishe prona ne Spanje, nuk do prodhoje veren me te mire shqiptare, s’do kishe takuar 7 presidente amerikane dhe nuk do kishe bredhur gjithe boten, po do kishe mbaruar universitetin e Enver Hoxhes. Do kishe provuar mungesen e prones, urine e bukes, radhen e qumeshtit, dokun kinez, ndoshta dhe burgun e spacit. Dhe te gjitha keto do te benin Jo vetem te ditur po dhe te Lumtur. I shikon keta qe te shajne? Keta te gjithe jane ish sigurimsa. Jane te gjithe me universitetin e Enverit. Jane te gjithe te ditur. Ata shajne se jane me kulture. Ata te shajne se ti ke prona e ata nuk kane. Ata jane atdhetar sepse e duan shqiperine komuniste, duan Enverin. Kurse ti mor Ekrem je antishqiptar, po, po antishqiptar, sepse Ike e braktise komunizmin, sepse po u shan sigurimin qe I mbajti me buke. Ata jane te Lumtur qe vinin veshin pas dritares e pergjonin komshiin apo ne radhen e qumeshtit. Sepse sigurimi eshte jeta e tyre, historia e tyre, krenaria e tyre.
    A e shikon si jane versulur, sepse I ke Shkel ne kallo. U ke share dy me te rendesishmet; baben dhe armen.

    1. antifashisti says:

      O Tra la la fashist!
      Perpara se te shash SIGURIMIN E SHTETIT SOCIALIST,na rrefe per sukseset,lumturine dhe mireqenien e popullit shqiptar keto 26 vjet kapitazizem!
      Na rrefe me fakte ne se keto vite eshte me mire krahasuar me SOCIALIZMIN arsimi,shendetsia,bujqesia,industria,drejtesia,siguria e jetes,minierat,pyjet,bregdeti,prostitucioni,droga,korrupsioni analfabetizmi,papunesia etj,etj!
      Na rrefe se pse nje grusht horrash kane grabitur 95% te pasurive kombetare ndersa 80% e popullit jetojne ne mjerim!
      Mburru ne se keni bere te mira keto vite e jo vetem se keni rrezuar socializmin!
      Vetem kaq nuk mjaftoi per te lumturuar popullin,por per SHKATERRIMIN E SHQIPERISE!
      SOCIALIZMI e ndertoi Shqiperine per shumicen e popullit ,ndersa ju kermat antishqiptare e rrenuat ate duke e kthyer 150 vjet prapa!
      Kjo eshte arsyeja pse SOCIALIZMI ju burgosi,internoi dhe pushkatoi ju plehrat e kombit!
      Faktet jane keto 26 vjet MJERIM!
      Ne se atehere kishte 3 mije te burgosur,sot ka 300 mije te tille brenda dhe jashte vendit!
      I gjithe VERIU eshte i burgosur nga GJAKMARRJA!
      Per dite vriten apo vetvriten me dhjetra shqiptare,me shume se ne SIRI!
      Ja ketu na cuat ju kermat antikomuniste!

  20. Njeri says:

    Erem Bardhi eshte nga fshati im .nuk shahet fshatari as ofendohet shqiptari ,Te gjithe ne jashte dhe brenda ne nje legen kemi ngrene .panvaresisht nga madhesia e tij.pershendetje,Njeri

  21. sokol says:

    ekrem bardha eshte nje nga ata shqiptare qe ka punuar e paguar per ceshtjen e kosoves me ane te kongresmeneve amerikane.po shqiperia eshte nje hale e madhe ku cdo kontribut shkon ne hale.

  22. emigranti says:

    Pasi lexon fjale zemre te z. Bardha dhe disa pergjigje te papergjegjshme, aq me teper tani pas 25 vjetesh ” demokraci ” , del evidente se Shqiperia ka nevoje urgjente per dekomunistizim, duke filluar nga politika dhe historia e shkruar mbrapsht per 46 vjet dhe e shkruar jo si duhet per 25 vjet.

  23. Tralala says:

    Sigurimi I Shtetit mor Antifashist bythe, iku NE Hale bashke me socializmin dhe komandantin tend. Tani njerezit jane te lire te thone cfare te duan, te bejne cfare te duan, te shkojme NE Shtetin qe duan, te bejne punet qe duan, te ndertojne hotele, te blejme makina, te veshin cfare te duan, te vene prona, te blejne dyqane, te bejne Vila dhe hotele, klinika, spitale etj, etj. Po mjere mendje tredhurit si ju, qe kenI ngel NE kohen e Dulles dhe me mendjen e Dulles dhe qe do vdisni te Helmuar nga mendimet e tij.
    Kapitalizmi hodhi ne toke sistemin tuaj politik, sigurimin tuaj te zi dhe mendjen tuaj te erret. Shqiperia po ecen dhe do behet ashtu si ju nuk e mendoni dot. Ashtu si u be Kosova shtet qe komandanti juaj e shiti te tutori I tij Tito. Po njerez te zi si puna juaj gjithmone do vjellin. Ju s’e kuptoni dot lirine, as Shtetin e se drejtes, as nismen private, prandaj do vuani. Kjo ideollogji e ka cuar perendimin atje ku eshte sot, ku njeriu ka prone e dinjitet, ku prodhohen aeroplane e kompjutera dhe ku nisen raketat per ne Hene apo ne Mars. Uroj qe femijte tuaja te mos jene si ju.

    1. tralala zura nje gale says:

      Ti qenke me komplekse inferioriteti lale! Mos je gje pinjoll kolaboracionisti!? Hajt pra … ?

  24. bashkeatdhetari says:

    Nuke di kontribtin e Ekerm Bardhes, per clirimin e Kosoves, pore di qe ky eshte nje matrpaz, qe eshte mare me gjithefare punesh, te mira dhe te liga. Me qene se vuri ca para thuajse i la pa pjese puntoret e fremes se Marikajt, e bleu per nje Ero, dhjetra apo qindra hektare. Ishe kafen Rinia , teke zogu zi thuajse , falase, i la punonjesit me gishte ne goje, keshtu me disa objekte. Pore me e keqja qe duhet te denohet moralishte dhe ti mbyllen dyert e intervistave, keti soi, qe me keqesjelljen e tije ndaje komunitetit, ka ndikur ne percarjen e tije. Uzurupoi, teqene bektashjane aqe shume sa disa shqiptare nga maqedonia paksa e rahen,. u grind me profesore Alikon, per monopolizim te Teqese , deri dhe u akuzua per pervetesim fondesh te teqese. Akoma me keqe ka future percarjen ne institucjonet fetare. Per turpin e tije kure u festua 100 vjetori i pamvarasise, jo vetem qe smori pjese ne kete ceromoni madheshtore ku ishin mbi 1200 shqiptare ne lokalin e Nue Ftonit, ky per kunderpeshe kishte organizuar nje aktivitet ne kishen e SHenpalit , Aktualishte sflete me shume intelektuale dhe aktiviste ne shtetin e Miciganit, pa le te sqaroi nonje shqiptare, per nonje problem, dokumentash te ligjeshme, Keshtu qe nga nje qytetare me emer te mire, eshte kethyer ne nje qyteare indiferet ne mjetet vizive dhe komunikim me qytetaret. Ne itervisten e mesiperme i jepe rendesi vehtes dhe familjes se tije, nderkohe qe familjaret e tije akuzohen si spiune dhe bashkepuntore te pushtusit. Kete e theksone edhe disa nga komentusit.

  25. Kompleksi says:

    pse shteti yne i drejtuar nga komunistet toleroi perfshirjen e Kosoves ne ish Jugosllavi? kjo eshte pyetja qe te ben te vleresosh se c`fare meritash kishte komunizmi ne Shqiperi.
    eshte e vertete qe marrdheniet me Rusine ishin te mira sepse cmimin e paguan shqiptaret, dhe vazhdojme ta paguajme dhe sot.

    gjermani na bashkonte trevat kombetare, kurse kominizmi na i percau. llogarine bejeni vete.
    sigurimi i shtetit duhet te quhej sigurimi i familjes hoxha, se per shtetin askush nuk beri asgje. ate qe po ben amerika tani per ne (pavarsine e kosoves, reforma ne drejtesi etj etj) do e kish bere me kohe. komunistet nuk pranuan dhe amerika beri greqine super shtet krahasuar me shtetin tone prej sahanlepires dhe kembezbathur.

  26. landi says:

    Korab, e ke gabim. Une flas ne baze te asaj qe shkruajne organet e specializuara inteligjente amerikane. Kam permendur librin “Operation Fiend”, i botuar dy vjet me pare ne SHBA.
    Ky liber eshte ne Shqiperi, por asnjeri nuk e citon, sepse kane frike se do i quajne sigurimsa dhe komuniste.
    NSA eshte agjensia me e rendesishme ne sistemin e inteligjences amerikane. Pastaj, sigurish, cdo sherbim, si CIA, FBI, etjere, kam degjuar se jane nja shtate, ka detyrat e veta specifike.
    Po te lexosh kete liber, do habitesh se sa thelle kishte hyre Sigurimi i Shtetit ne radhet e grupeve te armatosura, qe niseshin per ne Shqiperi. Do shohesh se cfare thone sherbimet inteligjente amerikane per bashkepunetoret e fashizmit, per Zogun, per Enverin, per Mehmetin dhe Kadriun…Keto jane dokumente te sherbimeve amerikane, te cilet nuk vihen dot ne dyshim.
    Do shohesh se cfare shkruajne ata per Zenel Shehun dhe Hamit Matjanin, te cilet ne Shqiperi jane shpallur “Martire te Demokracise” dhe deri “Nderi i Kombit”.
    Historia ka ngjarje, ka emra, ka data, ashtu sic ka edhe dokumente qe flasin per te.
    Arkivat po hapen dhe do vazhdojne te hapen. Dhe jo vetem per nderhyrjen angloamerikane ne vitet 1949-54, por edhe per luften, edhe per regjimin komunist deri ne renien e tij.
    Mbi bazen e tyre do shkruhet historia, te cilen asnjeri nga ne nuk e ndryshon dot.

  27. antonio says:

    Eqereremit i rufshi pallen

    1. ej ti says:

      Qe pastaj t’ja lepish ti ? ? ?

  28. Sinqeritet says:

    Ti super katundar dhe idjot ekerem bardha, USA dhe NATO te degjoi ty ,prandaj bombardoi Serbine.

  29. Ilia saro says:

    Vetem nje super budalla si ekerem bardha mund te urdheroje USA & NATO te bombardoje Serbine.

  30. Leskovik says:

    ekerem bardha stupid hajdut katundar familje tradhetaresh

  31. Leskovik says:

    Ti super katundar dhe idjot ekerem bardha, USA dhe NATO te degjoi ty ,prandaj bombardoi Serbine.

  32. Legen njeri says:

    Eqerem .Bardha nje Spiun i Serbit Sali ,,
    Eqerem. Bardha Ska faje se Serbi Sali per sherbimet kundra Shqiptarizimit ,mori Si shperblim..ISH Restorantin ,,sote Restoranti Piano Bahr .
    Ky paska qene nje legen…se vajzen e ka njeshe ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje