Spartak Braho, deputeti që ka bërë takime në burgun 302?

28 Shtator 2016, 14:32Kronika TEMA

Gazetari i News24, Artan Hoxha ka deklaruar dje se një deputet i komisionit parlamentar të sigurisë ka zhvilluar një takim në burgun 302, ku ndodhet edhe Dritan Dajti, i akuzuar si kapobandë dhe autor i një masakre të pesëfisht më 7 gusht të vitit 2009 në qytetin e Durrësit. Po në të njëjtin burg ndodhet edhe Kastriot Ismailaj, administratori i kompanisë DIA, implikuar në aferën e CEZ.

Gazetari Hoxha ka lënë të kuptohet se mes deputetit në fjalë dhe të dënuarit Dajti, mund të ketë patur një takim në burgun 302 në Tiranë.

Ndërkohë gazeta “Panorama” është interesuar pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, i cili ka deklaruar se po bëhen verifikimet e informacionit në fjalë.

Burime jozyrtare i thanë lapsi.al se vërtet ka patur raste të vizitave të deputetëve në burg, por jo për takime me Dajtin. Sipas këtyre burimeve, kreu i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, ka qenë dy herë në burgun 302 në Tiranë.

Deputeti Spartak Braho, është takuar me ish zv/drejtorin e Burgjeve, Iljaz Labin, nën hetim për akuzën e korrupsionit, me të cilin ka marradhënie dhe miqësi familjare, thanë këto burime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje