Çështja Çame që vrau ndërgjegjen greke

30 Shtator 2016, 08:58Blog TEMA

Nga Arben Llalla

 

Deklarata e Komisionerit Hahn rreth problemeve të pazgjidhura që ekzistojnë mes Greqisë e Shqipërisë si kufiri detar dhe Çështja Çame ka futur marrëdhëniet midis dy vendeve në një ujdhesë të re, por ka ngjallur gjuhën e urrejtjes së Greqisë ndaj Bashkimit Europian dhe Komisionierit Hahn.

Deklarata e këtij të fundit, jo vetëm i zuri në befasi deputetët grekë të Kuvendit të BE-së, por i dha një përgjigje shterruese deklaratës së bërë pak kohë më parë të ambasadores së Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani. Kjo e fundit u shpreh se çështja e kufirit ishte zgjidhur me marrëveshjen e nënshkruar më 2009 dhe Çështja Çame nuk ekzistonte.

Tashmë, pas kaq shumë vitesh dhe përpjekjesh të vazhdueshme nga Shoqata atdhetare “Çamëria” dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, Çështja Çame ekziston zyrtarisht si fusnotë udhërrëfyese në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, pra si një çështje e pazgjidhur ende, e cila mund të jetë boshti i një fqinjësie të mirë dhe të sinqertë, nëse gjen zgjidhjen e vërtetë.

Dhe kush mund t’ua tregojë këtë udhë? Kush ka detyrë dhe detyrim, por dhe mundësinë për t’ë rrëfyer rrugën e zgjidhjes së Çështjes Çame? Ja një pyetje që u vihet sot intelektualëve, politikanëve, akademikëve të dy vendeve fqinje. Këtë rrugë duhet ta gjejnë intelektualët dhe politikanët e rinj nëpërmjet njohurisë të historisë së vërtetë, të shkaqeve që tragjedinë çame, për të cilën më së shumti është heshtur deri më sot.

Historia e popullit shqiptar dhe në veçanti e shqiptarëve të Çamërisë ende nuk është e shkruar e tëra. Akoma mbeten të panjohura shumë shkaqe dhe shumë prirje tendencioze, nga të cilat disa konsiderohen të justifikuara, e të tjera të pajustifikuara, me gjithë se nuk duhet pranuar as edhe një justifikim në fshehjen a shtrembërimin e historisë së tragjedisë të shqiptarëve të Çamërisë.

E pra, dalja në dritën e diellit e Çështjes Çame ka ardhur prej disa politikanëve dhe intelektualëve, të cilët janë goditur nën brez nga politikanët e gardës së vjetër të llojit Kastriot Islami. Nuk ka shumë që ky i fundit  ju vërsul me gjithë ato fjalë fyese rreth Çështjes Çame Ditmir Bushatit, mëri shkaktuar prej përgjigjes që kryediplomati i dha ambasadores greke në Tiranë.

Çështja Çame nuk është thjeshtë një çështje historike dhe e pronave të konfiskuara me ligj nga shteti grek, por kjo çështje në radhë të parë është politike, ku prej vitit 1913, pas pushtimit grek të Çamërisë-Epirit të Jugut, filloi dhuna dhe racizmi shtetëror ndaj shqiptarëve.

Ka patur disa dëbime me dhunë të shqiptarëve nga Çamëria si në vitin 1913, 1922-1923, 1936-1938 dhe ajo më tragjikja e 1944-1945 që njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar me rezolutë të votuar në Kuvendin e Shqipërisë si Genocidi Grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri gjatëve viteve 1944-1945.

Zgjidhja paqësore e Çështjes Çame sa më shpejt, do çlironte grekët nga ankthi i ndërgjegjes së sëmurë prej krimit.

Grekët duke qenë të qartë se i kanë masakruar, grabitur dhe përzënë shqiptarët nga Çamëria pa kurrfarë faji, pa asnjë fakt të vërtetuar se kanë qenë bashkëpunëtorë të gjermanëve, përherë janë të dënuar të jetojnë me ankth, brengë për gjëmën e bërë ndaj çamëve. Meqenëse grekët shiten si besimtarë të mëdhenj, ku kisha dhe shteti janë të pandarë, atëherë Zoti e mëshiroftë Greqinë dhe grekët ndaj mëkatit të kryer.

Një zgjidhje paqësore e Çështjes Çame nis si fillim me heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë. Kjo do të lejonte çamët të vizitojnë varret e të parëve, shtëpitë gjysmë të rrënuara, do të ishin hapat e parë që do të ndikonin pozitivisht në psikologjinë e mirëbesimit tek dy popujt.

Këto veprime nuk janë të pamundura nëse vërtetë tek klasa politike e dy vendeve ekziston dëshira për paqe dhe miqësi duke thënë dhe mbrojtur të vërtetën. Atë të vërtetë që duhet ta themi të gjithë bashkë, grekë e shqiptarë nëse duam një fqinjësi të mirë, nëse duam një të ardhme paqësore dhe të sigurtë.

Pa zgjidhje të Çështjes Çame, asnjëherë nuk do të ketë miqësi dhe fqinjësi të sinqertë midis dy popujve. Nuk e dimë se çfarë befasish na përgatit e ardhmja, por fillimi i shekullit XXI, po tregon se në Ballkan ka më shumë shqiptarë se sa grekë.

12 komente në “Çështja Çame që vrau ndërgjegjen greke”

  1. AC|DC says:

    Ik o Llalle futi ndonje operacin plastik trurit dhe surratit(te keshilloj qe te dyja ti marresh nga ndonje majmun se do mendosh me mire dhe do dukesh me bukur)!

  2. paradoxal says:

    Nderime e respekte patrioteve shqiptare!

    E mos harroni se “kombi qe nuk ndeshkon tradhetine nuk e meriton te mbijetoje”! Keto fjale jane per SRB, Kacin, bashet, Imamet, Pollot etj etj qe heret a vone do i lajne hesapet me kete popull. Pastaj greket. Koha punon per shqipet. Shekujt qe kaluan ishin per sllavo-greket. Ky e te tjeret qe do vijne jane per shqipet, per Arbrin!

    1. a.f. says:

      Sa kohe qe keni Arben LLallen dhe Shpetim Idrizin ne krye, jeni ne duar te shkathta dhe te sigurta..

      1. undefined says:

        Sa kohe qe keni perkrahjen e Europes dridhni tespiqet e Pontit lutjuni Zotit kur ajo perkrahje nje dite prej ditesh te marre fund asgje nuk eshte e perjeteshme as edhe perkrahja e Europes eshte vetem ceshtje kohe

        1. DIA says:

          Ke te drejte perkraja e Evropes eshte e perkoheshme, mbas 200 vjetesh po ja bejne mutin anadollakeve qe i qojten greke kur kjo te mbaroje do jete 200 radha jone kur tu hipim atere prit 200 e te shohesh a do ekzistoni ju jevgjit qe nuk keni komb.

  3. Albanistani em I dashtum says:

    Ndergjegja duhet te vrase Camet qe tradhetuan atdheun e tyre Greqine duke mbeshtesin pushtuesit Gjermane.

    Jevgjit Greke dine si te veprojne me tradhetaret ndryshe nga plehrat e Shqiperise qe I shiten detin Grekut e hapen varreza Greke ne toke Shqiptare dhe vetem gam gam bejne ashtu si po ndodh edhe me mbetjet toksike.
    Greqia jevge Di si te mbroje interesat kombetar, po ju sunite?

  4. Thana says:

    Greqia zyrtare e ka shpene dhe me tej krimin ndaj shqiptareve myslimane te Camerise. Atje jane zhdukur me qellim gjithe varrezat e shqiptareve myslimane, per te krijuar idene se aty nuk kane ekzistuar shqiptare myslimane, po vetem greke, si i quan ajo shqiptaret e krishtere orthodokse…

  5. pp says:

    Edhe shovenistë edhe ndërgjegje! A ke dëgjuar ti Llallë për rregullën e përjashtimit të konkluzës së tretë?
    Je shqiptar me taban, por titullin e artikullit e ke ” pak” si ic

  6. Ben Dibrani says:

    Le te supozojme se Camet bashkpunuan me Gjermanet, gjate Luftes 2 Boterore, le te supozojme se muslimanet ishin ferre neper kembe e qeverise qe vetquhet Greke pa asnje te drejte dhe pa e ditur perse “greke” dhe duheshin perzene per t’u shnderruar me urdher te Patriarkanes Greke ne nje shtet “te paster ortodoks”, po si mund te shpjegohet qendrimi i poshter i tyre ndaj Cameve ortodokse te cileve nuk u lejohet jo vetem te shprehen qe jane shqiptare, por as te mos guxojne te flasin Shqip ne familiet, fshatrat dhe qytetet qe i jane rrembyer padrejtesisht Shqiperise me bekimin e Fuqive te Medha qysh ne fillim te shek. XX. Si mund te shpjegohet kjo ne pikpamje te te drejtes se minoriteteve (nese Shqiptaret jane pakice atje), qe ketyre nuk i lejohet ASNJE e drejte kulturore, gjuhesore dhe per rrjedhim identitare. A eshte e drejte qe Shqipja te shpallet gjuhe (te pakten) e dyte zyrtare ne ato territore? Isha ne Parga ne fund te shtatorit 2016 (sot u ktheva), dhe kur i thoja (Shqip) se nuk kuptoj greqisht kur i pergjigjeshin pyetjeve te mija ne ate gjuhe, kushdo qe ishte mbi 60 vjec i pergjigjej ne menyre fluente sipas dialektit vendas ne Shqip. Ishte nje situate e paimagjinueshme kur edhe nje plak qe dukej si i semure me alzaimer, kur i fola shqip, ju zgjua “kushtrimi i te pareve” dhe m’u pergjigj po Shqip. Brezi i ri ose e fshihte ose vertet nuk kuptonte qe po i flitej Shqip, megjithese nga rraca e gjaku jane Shqiptare. “Demokracia” Greke i ka shkaterruar, “demokracia”jone i ka derrmuar. Kerkesa maksimaliste e politikaneve Shqiptare eshte t’u njihen te drejtat pronesore Cameve muslimane te perzene, po per ata qindra mijra apo miliona Shqiptare (Peloponezin perfshire) ne ate vend kush do te flase, ne mos politikanet tane?
    Kush?
    Kemi humbur tmerresisht shume kohe, por eshte nje detyre njerzore qe t’i kthehet dinjiteti atyre miliona njerzve Shqiptare qe bejne nje jete hipokrite duke u shtirur dhe jetuar ashtu si nuk jane dhe pa as me te voglen te drejte per te thene te verteten se kush jane.
    Keto jane te verteta qe i duhen bere te ditura botes por edhe shqiptareve atje. Dikush mund dhe duhet te flase per ta, sa me keq te shkojne punet ne Shqiperi, aq me shume do ta ulin koken ata dhe do ta mohojne qe jane Shqiptare edhe pse jane te ndergjegjshem per cfare jane.
    Politikane, jepini dinjitet vendit dhe mbroni te drejtat e shqiptareve kudo qe jane, ne Greqi vecanerisht.
    E keni detyre KUSHTETUESE.

  7. Bajram says:

    Para disa ditesh ishte Kongresi SHBA qe ne seance te vecant ka analizuar dhe detajuar hapat politike qe do te ndermerren per zgjidhjen ligjore te “ceshtjes shqiptare”,pra ne kete kuader edhe te Camerise.Ne vijim te zgjidhjes se ceshtjeve qe shqiptaret kane me fqinjet e tyre per copetimin e territorit te Shqiperise se Pavarur nga Fuqite e Medha ne vitin 1913 duke e cilesuar si te ishte territor i Turqise,meqenese shumica popullit shqiptar ishte kthyer ne fene muslimane dhe Turqia i cilesonte turq,dhe i perdorte trojet shqiptare per te plotesuar synimet grabitqare te shteteve shoviniste fqinje,qe te perkrahur dhe nga Rusia cariste per te siguruar daljen ne detin Adriatik nepermjet territoreve te dhuruara Serbise dhe Malit te Zi,n neperkemben Pavaresine e Shtetit Shqiptar te shpallur boterisht e te pranuar po vete nga Fuqite e Medha si shkeputje nje here e pergjithmone nga pushtuesit turq dhe arbitrarisht ushtruan presion mbi Lidhjen e Kombeve per te legjitimuar kete coptim si ndeshkim ndaj Turqise qe kishte “autoritetin” mbi trojet shqiptare. Kjo padrejtesi e madhe qe iu be shtetit te ri shqiptar qe kishte nje vit qe ishte i pavarur dhe kishte filluar te ushtronte funksionet ne te gjithe territorin edhe ne ato pjese qe ishin te pushtuara nga serbet,malazezet,greket dhe turqit. Me kerkesen legjitime te diaspores shqiptare ne SHBA per ta ripare edhe nje here kete copetim te Fuqive te Medha sikur te copetonin placke lufte nga Turqia duke ia aneksuar padrejtesisht shteteve shoviniste fqinje si Malit te Zi, ish mbreterise se Jugosllavise dhe Greqise.Me territorin e grabitur Shqiperise,rregjimi komunist i Titos ne ish Jugosllavi formoi shtetin e ashtuquajtur te Maqedonise se Aleksandrit te Madh per te ushtruar presion Greqise qe kishte marre te gjitha atributet sikur Maqedonia greke ishte vendlindja dhe i atribuohej merita se Greqia kishte nje kollos qe kishte lene gjurme ne historine e lashte te njerezimit.Kundrejt ketyre manovrave politike dhe historike te fqinjeve tane shoviniste rregjimi komunist i E.Hoxhes ne kuader te “internacionalizmit proletar” qendroi ne pasivitet dhe nuk e ngriti zerin aspak per tjetersimin e territorit shqiptar nga Tito duke e cilesuar territor te shtetit te panjohur nderkombetarisht te Maqedonise.Si gjithmone duke vazhduar nje politike vasale,qeveria demokratike shqiptare me Sali Berishen president njohu e para shtetin e ish republikes Jugosllave te Maqedonise?!! Akoma dhe kesaj dite Greqia nuk e njeh per shkak te emrit kurse qeveria amorfe e Shqiperise njohu de jure tjetersimin qe po u behej aktualisht trojeve shqiptare nga rregjimi i ri qe po merrte ne dore qeverisjen dhe fatin e shqiptareve,te cilet i identifikoi si “ardhacake”,me orientim direkt te Kiro Gligorovit si presidenti i pare qe mori dhe votat e shqiptareve?!! Per te shmangur tragjedite qe po i ndodhin popullit shqiptar ne marredheniet me fqinjet nga papergjegjesia e qeveritareve te saj sikurse ndodhi me Sali Berishen e Lulzim Bashen qe i dhuruan Greqise qindra km katror det,pikerisht zonen naftembajtese ku firmat prestigjioze amerikane po benin kerkime ne det per rezerva nafte,duke ia tjetersuar keshtu pronesine territorit detar ku amerikanet kishin marre lejen ligjore nga qeveria shqiptare me president Ramiz Aline per kerkimet ne det,duke futur keshtu ne qorrsokak interesat e SHBA ne Ballkan,dhe duke hapur nje kapitull te ri konfrontimi midis Shqiperise dhe Greqise per percaktimin ligjor te kufinjve qe ne vitin 1921 Konferenca e Firences i kishte sanksionuar qarte.

  8. Kanina e Ismailit says:

    ARBEN LLALLA eshte atdhetar i flakt,i peNdes edhe i dyfekut, ashtu sic ishin te paret e tija .ARBENI rrjedh nga familja e Prongjive,ose me qarte nga Barjam PRONGJISE(LIGUA),KAPEDANI QE I C’KREHU NAGANTEN NE GOJE BIMBASHIT TURK BASHKE ME HITO LABIN(LEKDUSHIN)\\\BRAVO ARBEN,HISTORIANE TE TILLE I DUHEN VATANIT,SA PER KACO JEVGJITIN LERE TE CKERDHEHET ME JANULLEN SEPSE AI JA MBUSH TRASTEN\\\

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje