Në orët e fundit, një nga drejtueset e Aleancës kundër Importit të Plehrave, Kozara Kati ka komentuar se: do kërkoj takim me ambasadorin Donald Lu, e do i kthej dekoratën që i dha paraardhësi i tij. Të paktën, kështu referohet në media. E nxituar.
Deklarata e bërë mbrëmjen e pardjeshme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë vërtet ka qenë e tepruar, por askush nuk mund të gjykojë vendimin e një institucioni që ka kredencialet të mbrojë qytetarët e vet dhe të japë gjykim me aq tagër sa ka për vendin ku është e akredituar.
Për hir të së vërtetës ka shumë momente kur duket se ka gjëra që çalojnë nga Ambasada amerikane, por ne përfaqësuesit e një vendi të vogël na duhet më së pari të shikojmë veten tonë dhe pastaj të gjykojmë për vendimet e një strukture diplomatike. Që do të thotë: Çdo ambasadë bën raportet e veta dhe ka konjukturat e veta. Nëse nuk na pëlqejnë, atëherë shteti ka mekanizma që i adreson në burimin diplomatik. Një gjë e tillë s’ka ndodhur, kurrë me SHBA-të.
Kurse patetizmi i drejtueses së AKIP dhe i shumë patetikëve të këtyre ditëve duhet të frenohet sepse Shqipëria gjendet para një udhëkryqi të frikshëm, atij të mbetjeve. Në këtë stad, ku kemi arritur, njerëzit dhe grupet e interesit nuk pyeten, ndërsa ligjvënësit bëjnë zhurmë thjesht pasi miratojnë ligjet.
Me pak fjalë, lëvizja e AKIP nuk duhet të binte në gjumë, por me fijet e veta, e me shumë specialistë që janë kudo, duhet të merrte masa që në korrik kur filloi ridiskutimi i ligjit. Që në atë moment, duhej të bënte sensibilizimin, duhej të bënte sërish pasqyrimin e lajmit në media dhe të merrte masa. Por atëherë zotërinjtë pushojnë, më vonë udhëtojnë dhe tashmë prehen në Bllok. Tani është pak si vonë, ndërsa ndihma që po bëjmë të gjithë gazetarët, duket si e pamundur të ndryshojë gjë. Pasi, ju njerëzit që merreni me organizma të tilla, vuani më shumë protagonizmin sesa realisht filtrimin në popull të problematikave reale.
Shikojeni pak më shumë Shqipërinë në terren dhe aty do të kuptoni se Shqipëria ka nevojë për një zë që të jetë i vazhdueshëm dhe jo sporadik, siç ndodh shpesh me ju. Realisht, zëri i shumë prej organizmave jo qeveritarë është me hope dhe shumë pa vend.
Jemi para një gjendje ku duhet të gjithë të mbështesim njëri-tjetrin kundër plehrave, kurse ju patetikët të mblidheni dhe t’i orientoni më mirë njerëzit.
Sa i përket Ambasadës amerikane është më mirë të mbyllim gojën dhe ta lëmë rehat. Aty është i vetmi vend, ku shumica e shqiptarëve, duan të drejtohen dhe e kujtojnë madje ambasadorin e saj si njeriun më të fortë të vendit. Provojeni po të doni edhe këtë me një referendum! Ndaj, lëreni shoë-n për emisionet televizive, tek e fundit te ambasada amerikane faleni të gjithë! Edhe Ju. (Javanews.al)
Po pse i duket cudi kesaj zonjes per prononcimin eambasades Amerikane,a ishte kryetari i p.d qe ju beri thirrje qytetarve te protestonin per ta bere si kauzen e tij,mbasi te tjerat sic i nisi i bitisi,pse nuk protestoi kjo zonja kur ndigjoje prononcimin e tij,pse nuk na shpjegon kjo zonja se si do zgjidhet problemi i mbetjeve te ne .
Sakte! ?
O i, dhe te nderuar gazetare,
Pse gjithmone thekesoni vetem fjalen plehra, kur ne ligj asnjehere nuk permendet se do te importohen plehra, por vetem mbetje te ngurta, te riciklueshme, sepse PLEHRAT NUK RICIKLOHEN, jane vetem 4 mbetje te ngurta, midis tyre dhe mbetje te drurit qe shume mire do te perdoret per ngrohje, kur dihet se pyjet u zhduken dhe nuk mund te shfrytezohen me si me pare, kur ne zonen e qarkut te Korces 1 meter kub dru zjarri shitet 5000 leke te reja.
Njerzit e medias duhet te informojne drejt publikun e qytetaret dhe jo te genjejne e shtremberojne realitetin.
Shume nga “shoqeria civile” ku natyrshem duhet te bej pjese edhe une, pse pretendojne qe neper doganat tona edhe mund te kalojne “plehrat” per shkak te korrupsionit, por ne doganat e shteteve nga do te importohen, a nuk do te kontrollohen ato, apo sipas jush, nesh, tjeter shkruhet ne faturen shoqeruese te mallit dhe tjeter eshte ngarkesa. Ku ju shpije mushka e Sazan Gurit? Nje fshatar nga Kucova, ne pergjithesi fshatare dhe te tjeret, qe nuk dijne ku hidhen plehrat, dhe vijne e diktojne jeten publike ne Tirane. Te mos keqkuptohemi, e kam fjalen per fshatare, nga mentaliteti e kultura, se me pak analize e mendim te qarte, nuk do te benin keto idiotizma.
Ju kam shkruar me pare,
SHBA e Kane perdorur Shqiperis dhe shqiptaret si “mish per top”. I derguan nacionalistet dhe antikomunistet ne goje te ujkut dhe me pas shpiken Kim Filbin. Bashkepunuan me Enver Ho xhen dhe e mbajten ne pushtet per 50 vjet dhe jo vetem, pergatitesh “renien e regjimit” dhe sollen ne pushtet ekonomik dhe politik Komunistet. Qendrimi me I fundit I Ambasadorit Lu eshte fare flagrant. Ai eshte vetem ne mbrojtje te klikes ne pushtet, jo kunder Pd por edhe kunder shoqerise civile. Hapni syte ky eshte vetem fillimi. Kush do qe te shoh dhe kuptoj Vajtet jane flagrante. Gjithe sIgurimi I ambasades amerikane jane ish sIgurimi I shtetit, 23 nga 24 persona qe ka gjithsej! Hapni syte o popull, eshte fati dhe e ardhmja jone l
Do bëje mirë moj Kozarë që, bashkë me medaljen ti këthesh ambasadorit edhe fondet që ke marë për gjoja aktivitetet e organizatës tuaj. Them gjoja sepse flini gjatë gjithë vitit dhe kujtoheni një ditë kur ka mbaruar çdo gjë.
Shoqeria Civile, nese ka ndonje te tille me te vertete serioze ne Shqiperi, duhet te jete ne menyre permanente kunder te gjitha qeverive, (ne jo pak raste jane dhe ne ortakeri me to), duke u bere presion atyre qe se pari te menaxhojne plehrat shqiptare, te cilat kane mbytur ane e mbane vendin. Nuk duhet te veprojne sa per te lare goijen e sa per te justifikuar donacionet qe marrin. Hallall, por te bejne edhe punen.
Shkrim ekselent ,profesional dhe i sakte .Ambasada Amerikane ka informacionin e duhur per cdo rast ,dhe e ka obligim te shprehet per qytetaret e saj.Kush e di se cfare planesh ogurzeza mund te kene planifikuar Salka dhe Lulka.? Ata me cfaredo mjeti po perpiqen te vonojne Vetingun dhe te sabotojnr Reformen per Drejtesi.!!! Po te ishin kaq mbeshtetes ndaj Shoqerise Civile ,pse talleshin kur e kishin vete ne dore(kur ishin ne Pushtet) Qyravitja e tyre se gjoja jane penduar i ngjan perralles se Ujktut qe leu kembet me miell qe te dukesh si Mama Dhija.
Persa i perket Znj.Kozare ,mos te bjere ne kurthin e PD.Te beje durim dhe ta mbaje dekoraten se nuk e ka te sajen personale.Eshte e cuditshme se te gjithe Pjellat e Bllokut kane te ngjizur ,nga Mesimet e Partise Dashurine per Bashkimin Sovjetik dhe urrejtjen per Imperializmin Amerikan
Po sikur ligji per mbetjet te zbatohet ashtu si eshte cdo na thote z.Kozare?Po sikur te anulloje ligjin z.Kozare cdo beje me mijrat qe ushqehen me keto biznese?A u prek ndopak kjo zonje kur anulloj mbetjet kimike sirjane te inicuar nga amerikanet dhe te kontrolluara po nga keta mos harojme se jo pak perfitime do kishim ne qe jetojme me djersen e ballit dhe nuk marim miliona si te perndjekur KESTE pa fund moj zonje !Ai shtet qe i pranoi besoj se te falenderoi perzemersisht po ashtu do te te ndodhi dhe me mbetjet por kesaj here do marish mallkime