A do të ndryshojë në Shqipëri gjendja shoqërore e mberthyer te gënjeshtrat?
l.
Një popull i varfër dhe me dije të kufizuara nuk e njeh drejtësinë. Ai është i mësuar me shtypjen dhe e pret gjithçka nga zotërinjtë që e sundojnë, të cilët gjithmonë e gënjejnë, sepse, duke mos pasur një pushtet gjyqësor të drejtë, nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie për aktet e tyre. Kjo përvojë negative, me kohë, kthehet në zakon edhe për qytetarët: të sundarit mësohen dhe duan të dëgjojnë gënjeshtra. Osmanët kishin pashain zot për gjithçka; pashai, në sundimin e gjatë, ka krijuar sindromin shoqëror të gënjeshtrës politike në shoqërinë shqiptare, dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Që një shoqëri, e cila vuan nga sindromi i gënjeshtrës, të dalë nga kjo gjendje, i duhet që gradualisht të mësohet me drejtësinë dhe me të vërtetën. Vetëm në ketë situatë, individët mësohen që të mendojnë mëvetësisht dhe të respektojnë personalitetin në funksion të së vërtetës.
Ne shqiptarët ende nuk jemi mësuar që të mendojmë mëvetësisht: shqiptarët sot ende duan që të vërtetën ta dëgjojnë nga pushtetarët, të cilët i gënjejnë për t’i sunduar. Në fakt, ky është zakon që ka ardhur nga pashallëqet osmane dhe interesi ngulitur më pas nga koha ideologjike diktatoriale komuniste në Shqipëri. Por, përgjithësisht, ky është defekt i të gjithë popujve të pazhvilluar.
ll.
Qytetërimi perëndimor dallon nga qytetërimet e botës lindore të pazhvilluar, pikërisht te qëndrimi ndaj të vërtetës. Qytetërimet lindorë janë ende te gënjeshtra si mjet sundimi, duke përjashtuar këtu Japoninë, e cila e bëri me sukses reformën japono-amerikane pas Luftës së Dytë Botërore. Por ka edhe një Reformë gjermano – amerikane të rëndësishme e të suksesshme në funksion të drejtësisë dhe të vërtetës, e cila u krye pas Luftës së Dytë në Gjermaninë post-hitleriane. Po ne?
Ne shqiptarëve ende po na shtyp karakteri lindor i gënjeshtrës, prandaj vendosja e drejtësisë do fillojë të na shkëpusë nga mentaliteti osman që na karakterizon: në fakt, pikërisht kjo ështe në thelb reforma shqiptaro – amerikane për drejtësinë. Kjo reformë, që do të kryhet domosdoshmërisht, do të ketë një spektër shumë të gjerë, dhe, me ndëshkimin e korrupsionit, do të fillojë që ta largojë gënjeshtrën nga politika shqiptare, e cila deri tani ështe e mberthyer aty. Gënjeshtarët janë edhe të korruptuarit që do te vihen nën akuzë shumë shpejt.
Kjo ndërhyrje penale, do ta sjellë situatën në cakun kur grupet politike, drejtuese si parti politike në Shqiperi, nuk do ta kenë më fuqinë te gënjeshtra.
Gënjeshtrat e të dy grupeve rivalë e kanë bëre gjendjen shumë të rëndë në Shqipëri, sepse dy grupe pushtetarësh që gënjejnë për një fakt ose një ngjarje në dy mënyra të ndryshme, bëhen autorët e përplasjes shoqërore për gënjeshtrën. Përkrahësit e secilit grup të pushtetarëve, i sulen shoshoqit pa mendim por me pasion, dhe gjithmonë në emër të dy gënjeshtrave të ndryshme.
Kjo është gjendja shoqërore në Shqipërinë e sotme: pasion për të dëgjuar sunduesit që gënjenë ose vjedhin: “eshte hajdut, por ështe imi; është gënjeshtar, por unë dua që të më gënjejë”. Dhe gjithçka ndodh të jetë kështu, se individi nuk di të mendojë mëvetësisht.
Si duhet të ndryshojë kjo gjendje? A mund të edukohet me të vërtetën një shoqëri që adhuron gënjeshtrën? Ashtu sikundër që e theksuam, e vetmja zgjidhje është Reforma në Drejtësi, e kryer nga njerëz të rinj dhe të pa implikuar, të ushtruar nëpër shkolla perëndimore. Në rastin tonë do jenë shqiptarët e rinj që po trajtohen në Amerikë dhe nëpër vende të tjera perëndimorë. Drejtësia e konsoliduar, duke goditur penalisht papërgjegjshmërine do të frenojë
gënjeshtrën politike.
Historiani i madh anglez Alan Bullock shkruan: “Stalini dhe Hitleri dinin një sekret: popujt e tyre ishin te prirur të besonin me pasion më shumë një gënjeshtër të madhe, sesa të besonin një të vërtetë të vogël brenda saj”.
Kështu vinë dhe ravijëzohen tragjeditë e popujve. Fatkeqësia jonë është besimi qorras te sunduesi dhe te gënjeshtra e tij. Duhet të kalojmë te arsyeja vetjake që vjen nga gjykimi i shëndoshë i secilit. Reforma shqiptaro-amerikane që sapo ka nisur, duke shkatërruar pandëshkueshmërinë e pushtetarëve, do të sjellë gradualisht politikën e përgjegjshmërisë së pushtetarëve, prandaj, ashtu si reforma japono-amerokane apo gjermano-amerikane, kjo reformë eshtë e vetmja shpresë. Ajo realisht do t’i shtyjë shqiptarët drejt mendimit racional dhe moralitetit në qeverisje.
Sado te perpiqesh Taku, te sillesh e te rrotullohesh tek neoshqiptaret e tu dhe te don Lu-se dhe arixhiut Arvizu ,je duke genjyer ti,,,nga e gjete zotrote prirjen e nje kombi per te genjyer dhe per t’u genjyer ?,,,,apo duke qene vete pjese integrale e politikes se genjeshtres e mashtrimit kerkon te relativizosh pergjegjesite kriminale te nje mender me thane klase poltike (ku ben pjese edhe Ti,qe nga 1990-a) jo legjitime,qe buron drejtperdrejte nga vullneti I dhunuar dhe perbaltur I shqiptareve ne shumice ????
Nuk te kam komentuar kohet e fundit ,sepse e shoh qarte nje inkuadrim me intencion te dyshueshem tendin ,ne berjen pis te nje populli te tere.Nese shqiptaret do te respektoheshin ne vullnetin e tyre,me referendume sikurse Zvicra,thellesisht jetike per procesin e kapercimit te sistemit,soji juaj do te ishte I harruar (dmth do te kishte shkuar ne bajge te s’emes )dhe nga vendi nuk do te sikterisej prej jush nje e treta e popullit,,,dhe prona do te shkonte pa gjak tek I zoti dhe ekonomia do te niste te funksiononte ne normalizim te shpejte,,,dhe shteti i shqiptareve nuk do te shkermoqej per turp te historise si me 1997-en apo 14 shtator 1998,,,,se nuk do te guxonte bir kurve te prekte demostruesit ne te drejten kushtetuese te ushtrimit te sovranitetit te tyre ,e jo me t’i pushkatonte me duar ne xhepa nga kulla e ngujimit kryeministror,,,,,,,nuk kane te sosur gjemat qe I keni shkaktuar shqiptareve,,,,zi e me zi se tere pushtimet ,te marra se bashku.
Nga tribuna modeste e Greves se Urise se Opozites se majte te prillit 2010 ,ti Taku ke thene me gojen tende,kam qene aty kur e ke thene –“kemi 200 vjet qe nuk n’a lene te zgjedhim”.
Mendoj se ajo qe the atehere ka qene plotesisht e vertete,thmbra e Akilit e produktit kriminal dhe antishqiptar te pas-nentedhjetes,,,,,,kurse keto qe thua sot e ditet e fundit ,nuk jane te verteta.
Tung,Taku.
“Parole, parole, parole…soltanto parole” eshte nje kenge italiane e Mines dhe Alberto Lupos, ne kohen kur ti degjoje Otis Redding, i dashur avokat. Duket qe kurba fillestare e entuziazmit tend per Reformen ne Drejtesi, ka pesuar renie drejt boshtit te absidave, sa qe ke filluar te diskutosh dhe te analizosh difektet e “popullit te pazhvilluar” shqiptar. Titulli qe ke zgjedhur, eshte thelbi i cdo drejtesie ne bote dhe kuptohet e zbatohet nga kombet e civilizuara, kudo ne bote, por problemi shqiptar mbetet sa kohe qe do jemi ne doren e “pashallareve te kuq”, te cilet nuk ka gjasa te largohen vete, pa nje “Deus ex machina”. Sa per krahasimet me Japonine dhe Gjermanine,……. mos u tall me ne, te kam rixha..
Duke e filluar kete Pune me ju!
TAKU,ka te drejte.Stalini,Hitleri,Enveri…a duartrokiteshin nga turmat e irituara kur flisninin ata e premtonin mrrekullit..! A jane thurur kenge per Enverin-athere,Salin,Lulin-tashme…! E kush i duartrokit keta? Keta jane militantet egoist parallinj e me prona te rrembyera prej pushtetit te ketyre e ne emer te popullit te shkret qe hap syt kur i shikon miljardier sa hap e mbyll syt.Keto 26 vjet populli ka par tmerr nga keta politikan mjeran ne ide e miljoner ne pasuri.Por,une nuk kam besim se do behet drejtesi tek ne,pasi nuk ka gjyqtar e prekuror te painfektuar nga politika ne Shqiperi.Drejtuesit e institucioneve kryesore te drejtesis per disa kohe duhet te merreshin nga perendimi,kryesisht nga Gjermania..!