I nderuar zoti President,
Ndonëse me vonesë doja t’u falënderoja për lëvizjen politike që ju bëtë në fillim të muajit maj, kur për të përkujtuar ditën botërore të fitores mbi fashizmin thirrët në një takim në Presidencë përfaqësues të komunitetit çam dhe familjarë të dëshmorëve të këtij komuniteti. Eshtë lëvizja më racionale dhe patriotike që është bërë gjatë 25 viteve të fundit në atë zyrë. Ishte një lëvizje e denjë për një kryetar shteti. Që nuk ishte bërë më parë dhe duhet të kishte ndodhur dekada më parë.
Me këtë gjest të madh ju demontuat mitin, me të cilin është mbajtur e kyçur një tragjedi dhe padrejtësi e madhe historike. Kancelaria e fqinjit tonë jugor dhe për shkak të miopisë së drejtuesve të shtetit shqiptar kishte arritur të bindte opinonin europian se Çështja Çame nuk ekziston. Se çamët janë një popullësi që ka bashkëpunuar me fashizmin dhe fati i tyre ashtu si ai i gjermanëve të Sudeteve dhe disa popullsive të tjera minoritare në Europë është mbyllur njëherë e mirë nga fituesit e Luftës së Dytë Botërore me konferencën e Potsdamit në verën e vitit 1945. Duke ftuar publikisht në zyrën më të lartë të shtetit shqiptar familjarët e çamëve që luftuan fashizmin krahas aleatëve ju dëshmuat urbi et orbi se refuzimi për të zgjidhur sipas standarteve europiane një çështje të hapur prej gati një shekull bazohet mbi një të pavërtetë të madhe historike.
Zoti President,
Shkaku që ju drejtohem publikisht është një ligj që duhet të ketë mbërritur në tryezën tuaj. Si një qytetar i këtij vendi do të doja t’u kujtoja modestisht se vendimi që do merrni përbën pa dyshim vendimin më të rëndësishëm të karrierës suaj relativisht të gjatë politike. Në këndëvështrimin tim dhe më i lehti për t’u marrë. Sepse është një ligj kriminal, i sponsorizuar nga mafia, që ka ardhur në tryezën tuaj si produkt komplisiteti i të dyja krahëve të politikës. Pavarësisht se është nevëritës, fakti se palët kanë ndryshuar kah dhe i kanë vjedhurcopy paste argumentet që kundërshtari përdorte tre dhe pesë vjet më parë situata është tejet e rrezikshme dhe bash për këtë arsye. Opinioni publik është i mpirë, i pashpresë .
Kjo gjendje fataliteti është rasti më i mirë për të marrë vendimet më të pacipa siç është ky ligj. Eshtë neveritëse, kur shikon se ata që dikur përdornin termin plehra sot thonë mbetje urbane, ashtu siç është tragjikomike, kur dëgjon se ata që dikur përdornin termin mbetje sot flasin për plehra. Por, kjo nuk është një dilemë semantike është një çështje ekzistenciale. Kushdo që nuk ka marrë hisen nga paratë që janë shpërndarë me kazanë për të lobuar këtë krim e ka të qartë se ky ligj do të varrosë përfundimisht shpresën se ky vend dikur do bëhet. Madje, më keq. Se në këtë vend mund të jetohet.
Ky ligj nuk zgjidh makthin e plehrave që kanë mbuluar Shqipërinë. Përkundrazi. Duke lejuar importin e plehrave, (për të qenë politikisht korrekt le t’i quajmë dhe “mbetje që kuotohen në bursë” me këtë ligj stoku i mbi 80 për qind të mbetjeve tona urbane do vijë duke u shtuar. Duke lejuar importin e mbetjeve të Europës , qoftë dhe për riciklim, Shqipëria bëhët destinacioni i gjithë mbetjeve të Europës. Eshtë e kotë të rendisësh argumenta kundër atyre që vendosën të kalojnë këtë ligj. Do ishte njësoj sikur të bindje Provencanot se mafia është zgjidhja e gabuar. Megjithatë, një gjë më bën përshtypje. Dhe mafiozët më të pashpirt përpiqen t’i bëjnë operacione të tilla sa më larg të jetë e mundur habitatit të tyre. Pikërisht për këtë arsye zgjedhin vendet afrikane.
Zoti President,
Asnjëherë nuk kam dashur të përfshihem në debate se sa partiak keni qenë ju në zyrën e kryetarit të shtetit. Bashkëjetesa e detyruar politike mes presidentit nga njëri krah dhe kryeministrit nga krahu tjetër përbën një garanci kundër arbitraritetit të qeverisë, jo vetëm për vende si Shqipëria, por dhe si Franca, ku skrupujt e shtetarit janë ku e ku më e lart. Ju, ashtu si gjithë drejtuesit e lartë të shtetit, si gjithë politikanët dhe ne gazetarët keni shpenzuar dy vitet e fundit kohë pa fund për reformën në drejtësi. Lufta ka qenë se kush do ta kontrollojë sistemin e drejtësisë, i cili është alternuar sa nga vëllezërit e “pishtarëve të demokracisë” tek djemtë e “heronjve të popullit”. Në fakt nuk ka patur asnjë përkatësi ideologjike. Lufta ka qenë për të marrë licencën politike dhe për ta përdorur këtë të fundit si mjet për të bërë plaçkë.
Ligji që po shqyrtoni nuk i përket kësaj kategorie. Nuk ka nuanca partiake. Pikërisht për këtë nuk duhet të hezitoni. Mos u këshilloni me asnjë politikan. Për të marrë vendimin, për herë të parë konsultohuni me familjen tuaj. Besojini instiktit më të pagabueshëm njerëzor: amësisë. Pyesni dhe dy fëmijët tuaj, të cilët kanë mbushur moshën për të votuar për herë të parë. Krijojuni mundësinë që vota e parë e tyre të jetë në referendumin, të cilin politika përpiqet ta bllokojë. Kam bindjen se ata do votojnë Jo. Do votojnë në këtë mënyrë, sepse gjatë katër viteve që ju jeni në zyrën e kryetarit të shtetit, pavarësisht ju kanë sulmuar për gjithçka, askush nuk ka thënë qoftë dhe një isninuatë për familjarët tuaj.
Këto 25 vjet kemi dëgjuar për fëmijë, vëllezër , kunetër apo dhëndurë, (ky i fundit krijoi precedentin e shitblerjes së emërimeve në drejtësi) që kanë qenë pas shumë vendimeve të pista në këtë vend. Për familjen tuaj asgjë. Prandaj duhet të këshilloheni me ata, sepse ky nuk është një vendim politik. Më lejoni ta përsëris. Eshtë ekzistencial, pasi nuk është në lojë partia apo ideologjia, por Jeta.
Miku im Bujar,
Me lejo të të rrefej se pak ditë më parë ishte çasti im më i vështirë si prind. Im bir, i cili ka moshën e dy fëmijëve të tu më tha se pas përfundimit të studimeve nuk do të kthehet në Shqipëri. Shtanga. Për herë të parë, si prind dhe gazetar, e ndjeva në lëkurë fatalitetin e shprehjes që përdoret rëndom: ky vend nuk bëhet.
Zoti President,
Kam shpresë se ju do ta ktheni pas këtë ligj. Për një arsye të thjeshtë. Kur fëmijët tanë të tregojnë pasaportën në aeroportet e Europës të mos shikohen si shtetas të një vendi që Europa e përdor si WC e saj. Ndjesë për tonin dhe faleminderit për kohën.
iDIOT I LINDUR.
O Ilir Babaramo, sa poshte e ule piacen me kete “Leter presidentit te Republikes”, nderkohe qe Ai eshte thjeshte nje Kapterr Ushtrie qe komandohet ne cdo sekond te 24 oreve nga Marshalli i Vicidolit, Sahli Raman Berisha. Letra eshte e ndjere por per personin e gabuar, qe haptazi e pohon qe eshte anetare i kupoles se PD edhe pse eshte President. A do me per Belulin e SHQUP-it ne Presidence, se ka akoma me shume nga aktiviteti i tije ne Shkollen Ushtarake Skenderbej dhe Shkollen e Bashkuar te Oficerave, deri dhe me DOSJE per veprimtarine ne ngjarjet e Shkurtit 1991 ne teritorin e Shkolles se Bashkuar te Oficerave. Prandaj gjej ndonje “President” tjeter ti dergosh LETER…
IDIOTI i shkruan IDIOTIT.
Ik o Ilir se na bere per te qare… po ata po jetojne aty bashke me ty or mik si ka mundesi qe duan te shkaterrojne veten e kalamajte e tyre..?!
Qe Shqiperia u be kosh mbeturinash kete e dime dhe e dime se kush e beri, tani me keq se kaq ska ku te veje prandaj mbetet te behet me mire. Lereni ta bejne me mire. Ata qe jane ne pushtet sot besojne ne zot e synojne qe tju permendet emri edhe pas disa shekujve prandaj nuk jane si dikush tjeter qe e shkeli Shqiperine me cpati ne dore..
Ke bere leter koti o buburrec..
Shqiptarët me kuç e me maç, tani, por edhe në të ardhmen kur të tregojnë pashaportën në pikat e hyrjeve në Evropë, do të shikohen si shtetas të një shteti WC ku jashtëqitjet më të mëdha ka 25 vjet që i nxjerrin vetë shqiptarët. Shqipëria është kthyer në WC, në kuptimin më të mirëfilltë të fjalës nga vetë shqiptarët. Së pari nga ata që zgjedhin vetë çdo katër vjet dhe dhjesin nga bytha dhe nga goja çdo të enjte nga Halëtorja që e quajnë kuvend. Pastaj vazhdon me shtypin, muti i të cilëve (gazetarëve) nuk fshihet dot edhe nga gazetat e tyre e duke vijuar me diarenë e shoqërisë civile të ftohur në bythë.
Njerez te vegjel me trup te vogel! Me tru te thate! Luftoni Mafien dhe i kerkoni llogari qeverise me voten tuaj! Vetem te pyesesh gruan, te Bujarit dhe femijet e tij eshte sa naive aq dhe mediokre! Beni llogarite ekonomike dhe luftoni mafien ne politike! Kjo eshte zgjidhja! Pse vendet Europiane i riciklpjne? Mos valle ata nuk kane femije dhe handikapate si Babaramo dhe Nishani apo mafioze si Berisha me Boden! Sigurisht! Por ne duhet te luftojme fenomenin e Mafias dhe lidhjet e saj politike-ekonomike!
Ti z.Ba(r)bar-amo bej 5-pyetjet e tua dhe mundohu mos japesh opinione se qenke komplet out!Po pse more zoti gazetar duke marre opinionet e femijeve te presidentit tend (se kurre nuk ka qene i imi) ne nje ligj kaq te rendesishem per vendin mund te dilet nga kjo situate?po pse kush jane ata eksperte te fushes,apo specialiste qe kane marre ndonje diplome per ceshtjen ne fjale?Megjithate per nje gje bie dakort me ty pasi ai vend nuk behet kurre,nese ti nuk e the arsyen konkrete,po ta them une pasi ne ate vend dhe vajza e djali i presidentit mund te diskutojne per ceshtjet e plehrave,por jo vetem kaq por edhe nje gazetar i studiove televizive ben ekspertin e fushes,lerjani eksperteve te japin opinionin e tyre per kete ceshtje,dhe ju te tjeret heshtni duke mesuar te degjoni ca keshilla qe vlejne,pasi nese te gjithe dalin bertasin dhe bejne specalistin me te vertete ai vend nuk do behet kurre.
je harxhuar me leter.bujari sdo ta miratoje edhe pa letren tende.me qe e ke mik nishanin dhe nuk ke asnje ide apo kulture nga ambienti ti dhe soji yt perfaqsoni opinionbersit e sotem te ricikluar nga sistemi kaluar duke filluar nga fevzo,nano,blushi,zheji e te tjer e te tjere bythlepires qe bejne te gjithanshmin ne kete vend dhe nuk lene qe debati te zhvillohet me gjithologe te fushave perkatese,kjo eshte fatkeqsija e ketij vendi se kur u fol per armet kimike futet edhe partine e saliut te protestonte dhe askush mbasi ital;ija fqinje i shkaterroi ato nuk beri mea culpa soji i poshter opinionmanipuluesish
Bravo Babaramo
Ke gjetur gjytyrymin te kerkosh drejtesi!
Eh more barabamo,sa poshte ke rene!
EdheVer Llapa eshte me serioz se ai!
Pa folur per Osman Gazepin qe ishte me dinjitoz se ky gjytyrym!
Po kush e pyet kete Rymin tend!
Po si ste vjen turp ,kujt ja dergon letren ? Bujarit ,Sales apo Lulit a nuk jane keta qe e shkaterruan kete vend ? Bujari me sali e Lul eMet bashke kane 95% te pasurise te ketij vendi ti i thua hajdeni zhvates te na ruani vatane .
Gazetaret tane ne shumice jane injorante , kujtojne se i dine te gjitha. Pse ne ate vend ku do te rrije femija e ketij Iliri , nuk behet riciklim mbetjesh ? Pse nuk degjojne ambjentalistin Xhemal Mato , qe nuk te fal per keto probleme , po tjerrin gjithe diten e dites thashetheme neper kafenete e Tiranes. Nuk jane mbetjet e riciklushme qe helmojne mendjet e njerzve , por gazetaret tane komplet injorante.
Haja Babaramo qe je k..r e dija por qe qenke rro…cke tani e mesova
Kisha rezerva per kete gazetar matuf,po ky I tejkaloj te gjitha parashikimet,si more babalesh I drejtohesh nje eunuku te Saliut,pa le na paske dhe respect te madh per nje njeri pa dinjitet si kapter presidenti yne.Nuk ka nevoj per letren tende o Baba-ramo,ai do bej si ta urdheroj Saliu,por sic tho Bazja,do bej sikur po mendohet.
ME KE CUDIT .
JU I KERKONI NJE PRESIDENTI TE TILLE TE MOS FIRMOSE ?
JU JENI NE NJE NIVEL TE TILLE SI GAZETAR ?
FEMIJA JUAJ STUDION JASHT DHE NUK KTHEHET ME NE SHQIPERI ? ( UNE JETOJ JASHT E FEMIJA IM KA STUDIU JASHT POR PUNON NE SHQIPERI )
JUVE BENI MORAL NGA GATI 20 VJET ?
JU NUK DUHET TE JETONI ME NE SHQIPERI .
P.S. TASHTI NJE MIK KETU JASHT KU JETOJ ME KA DHURUAR NJE LIBER TE NJE FRATTI ITALIAN QE BANON NE SHQIPERI
” IO SONO UN ALBANESE ”
TI C’FAR JE ?