“Nga të gjitha pallavrat që kam dëgjuar për mbështetjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sigurisht për luftën e saj, ajo më e çuditshmja, njëkohësisht më e paturpshmja, më erdhi ditët e fundit, kur “historisë me zhurmues” të Berishës, për kullën e tij që paska qenë bazë e luftës në Kosovë, iu shtua, kaq papritur edhe “historia” tjetër se, pikërisht atë kullë paskan granatuar ushtarët serbë, si hakmarrje për bazën logjistike të atyre djemve që kishin vendosur të luftonin.
Nuk e di pse e bën këtë ai. Edhe kështu, me aq sa ka folur e kanë shkruar të tjerët për të, mjerisht një taraf mediatistësh të lidhur fort me botën udbashe në Kosovë, ka qenë e mjaftueshme për të krijuar një mit të rremë, i cili dalëngadalë, po fillon e lëshon gjethet e tij dhe, pas saj, del një e vërtetë që nuk mund të fshihet.
Ndoshta ai e bën gjithë këtë pasi, edhe ashtu, dërmueshëm, ndjen në vete fajin që bëri në kohën e presidentllëkut të tij, kur, me gjithë çfarë kishte në duart e tij dhe në rrethin e afërt pranë tij,bëri atë që kishte mundur të bënte për të ndaluar një lëvizje çlirimtare. Ndoshta me kalimin e viteve, ai si shumë të tjerë, e ndjen mëkatin për atë që ndodhi, dhe, duke dashur të qetësojë veten, skenarit të mëhershëm i shton detaje të tjera, për ta bërë, të paktën deri diku të besueshme një histori, në të cilën ai u ndodh jashtë.
Ndoshta tashmë, ashtu si njeriu që përpiqet të gjejë rreth vetes vendin e tij në një periudhë piku historie, edhe ai me aq sa mundet, përpiqet ta krijojë këtë vend, përpiqet të gjejë lehtësim rrethanash dhe krijim ëndrrimtar, përmes të cilave, edhe ai vetë do të mund të ndjehet më i qetë se askund tjetër.
“Mos e pvet, se kallzon vetë”, thonë në Drenicë, dhe, për krijimin e një historie të tillë, zhurmuese, askush nuk e pyeti se kush ia rrënoi kullën, askush nuk e pyeti se me cilat para të vjedhura ia ringriti i biri kullën që nga fillimi, e në fund, askush nuk e vendosi para ndëshkimit për atë periudhë kur mund të ishte i adhuruar, por u zgjua gjynahqar.
“Kulla” e Berishës, në atë Viçidol, që e ngritën njerëzit, nuk është as më shumë e as më pak se sa një kullë e zakonshme e viseve tona malore, në të cilën njerëzit kanë jetuar, në të mirë e në të keq. Vitet e braktisjes e rrënuan atë, si mund të kenë rrënuar edhe sot e kësaj dite dhjetra e qindra të tjera, që ndjehen të braktisura.
Më shumë se nga të gjitha banesat e tjera, një kullë duket sikur frymon përmes njerëzve dhe, kur ata mungojnë, kullat asfiksohen në vetminë e tyre, deri sa fillon edhe rrënimi.
Kjo ka ndodhur edhe me kullën e Berishajve në Viçidol”.
Kështu shkruan për gazetën Dita, gazetari Bedri Islami.
Por, si qendron e vërteta?
Ja çfarë shkruan Islami:
“Nuk kam asnjë merak se kush ka bujtur në atë kullë në vitin 1944 apo më herët e më pas. Këto janë hamendje të cilat nuk më pëlqejnë dhe nuk janë pjesë të mendimit tim.
Por e di fare mirë se çfarë ndodhi në vitet 1996 deri në verën e vitit 1999, sidomos në atë pjesë të Tropojës, përmes së cilës, kalonte, si të thuash “buka” e UÇK-së, megjithëse ishte e hekurt.
Do të jenë disa familje në Tropojë, të cilat do të bëhen bazat e para të logjistikës së UÇK-së, përmes së cilave do të kalonin, ditën e natën, më shumë netëve të dimrit gjithë dëborë, disa djem të vendosur, të cilët kishin marrë përsipër të vendosnin jetën e tyre në atë rrugëkalim. Disa prej tyre u vranë, mes të cilëve edhe Ilir Konushevci, Adrian Krasniqi, Hazir Malaj; të tjerë, si grupi i njohur si “Grupi i Gani Nuhës”, vazhdues të strukturës së logjistikës pas rënies së Ilirit, vazhduan edhe më tej.
Dyert në Tropojë u hapën nga Sulejman Krasniqi dhe djemtë e tij, të cilët, jo vetëm se ishin në lidhje gjaku me Adrianin, por edhe se i vlonte shpirti për Kosovën, u bënë, me të gjitha mjetet e tyre, baza e parë e luftës. Dyert i hapi Sulejman Berisha, me djalin e tij Gëzimin dhe të tjerët, kushërinj të largët të Sali Berishës; dyert i hapën fisi i Malajve, i Haklajve, i Haxhiajve, të cilët kurë nuk rrahën gjoksin e nuk kërkuan shpërblim, por edhe dhanë nga vetja.
Ku ishte Sali Berisha në atë kohë?
Askund e gjithëkund. Askund për të mirë e gjithkund për të keq.
Në Shqipëri, në harkun e tij presidencial, do të ndodhnin disa burgime të rrezikshme, mes të cilëve edhe Zahir Pajaziti, i cili pas kalimit të kufirit, megjithëse kohë tjetër dhe pushtetarët e kishin marrë pushtetin duke premtuar bashkimin kombëtar, iu dorëzua policisë serbe; në burg ishte Hashim Thaçi, iu bë e pamundur kalimi në Shqipëri Adem Jasharit, dhe gjithë kjo sepse asaj kohe, ashtu si ndodhte në prishtinë, presidenti i vendit amë preferonte lëvizjen paqësore dhe kërcënonte lëvizjen e armatosur.
Vetëm në fundin e vitit 1996, herën e parë përmes Demaçit, dhe, herën e dytë përmes Hydajet Hysenit, atë kohë nënkryetar i LDK-së, ish i burgosur politik dhe prijës i demonstratave të vitit 1981, ai, Berisha, kërkoi të radikalizonte lëvizjen paqësore të Prishtinës, në mënyrë që furtuna që pritej të vinte e shembjes së piramidave financiare, të kishte koston e saj edhe në Kosovë.
Të heshtësh, do të thotë të kesh zënë mend. Berisha i shtoi “historisë” së tij edhe granadimet e posaçme të ushtrisë serbe mbi kullën e tij, të cilët ia paskan bërë të papërdorshme. Gati sa nuk thotë se i duhet shtetit të ma dëmshpërblejë këtë “dëmtim”, sepse ai qenka bërë në emër të patriotizmit.
Serbia edhe mund të sulmojë një kullë, sidomos kur ajo është bazë e luftës, mund ta sulmojë edhe për të fshehur një të vërtetë që e di vetëm ajo, por në këtë rast, mjerisht, nuk ka ndodhur as njëra e as tjetra.
Ka ndodhur tjetra: Njerëzit e Berishës dhe të Azem Hajdarit, për fat të keq, kanë qenë ndër grabitësit më të rrezikshëm të logjistikës së UÇK-së, kanë qenë ndër ata që kanë gjymtuar luftëtarë e kanë qëlluar mbi to, dhe, akoma më e rëndë kur, jo si ishte menduar, në majin e vitit 1998, bashkë me ta u bënë edhe disa shtetarë të dorës së dytë, të cilët edhe bukën e furrave të Tropojës desh e ndaluan për rreth 3000 luftëtarë që prisnin për armë dhe flinin nën qiell.
Serbia vrau mbi 50 vetë në anën e këtejme të kufirit dhe deri tani, të gjithë ata që e përjetuan këtë dhimbje, nuk u mburrën se bënë diçka të pashoqe. Ata e përceptuan luftën si luftë.
Berisha e përcepton si justifikim për heshtjen e tij, kur pritej të mos heshtte. Veç të tjerave ai ngriti edhe alibinë e bombardimit serb për të justifikuar harbimin e të birit.
Kulla është dëshmi e dyfishtë: E braktisjes dhe e harbimit financiar e politik. Njeriu i papunë, thjesht i punësuar si djali i kryeministrit, ndërton një kullë qindramijra eurosh dhe e bën për “inat” të bombardimit serb.
Përse bëra këtë shënim kaq të gatë?
E vërteta rreth faktorit Berisha në luftën e Kosovës është e qartë për shumëkënd. Ajo periudhë ishte vetmia e madhe e tij. Nuk mund të gjesh asnjë takim të tij me liderët e UÇK-së, edhe pse ai nuk ishte më faktor, edhe pse struktura jashtë Shqipërisë nuk ua këshillonin. “Përrallat”e lindura më vonë, që erdhën në formë përshendetjesh nga liderë të politikës matanë kufijve për kontributin e tij, të zbehin ndjenjën ndaj politikës dhe të saktës.
Edhe në këtë rast, njeriu i vetëm që reagoi ishte Nasim Haradinaj, njëri ndër njerëzit e afërt të Ramush Haradinajt, të tjerët heshtën.
Dhe bënë mirë që heshtën. Dhe do të bënin mirë të heshtnin edhe më tej. Ajo kohë që shkoi, ashtu si ka ngjarjet e saj, ashtu ka edhe dëshmitë e veta.
Shënimin e bëra jo thjesht për saktësimin e një të vërtete, në të cilën kam qenë më shumë se pjesë, por edhe për të përcjellë mesazhin tek ata që kanë ende mundësinë për të bërë diçka të vyer.
Të mos jenë të vonuar. Që nesër të mos sajojnë “histori me zhurmues” për të thënë se edhe ne ishim aty.
Nesër do të jetë tepër vonë”.
O zen mos u mundo te lash mutin me shurr
Patjeter qe ju vret syrin KULLA me 3 kate.
Jam i sigurte se kush lind e rritet ne keto kulla
do jete njeri me burreri dhe i forte,
ndryshon puna per ata qe lindin e rriten nder plevica apo
baraka e sot kane rilindur e kane apartamente marramendese.
Shume nga ju e kane ne gen plevicen si tosku morrin.
Luftetaret e UCK qe jane strehuar e mjekuar ne ate kulle gjate luftes kane lene nje shenje mirenjohje. Ata nuk kane nevoje te flasin sa here leh nasimi apo llap bedriu. Qe mos kene nevoje t’u kthejne xhevap shurrave kane vene nje pllakate ne ate kulle ku thuhet ” Burrat e kesaj kulle ndihmuan Kosoven e nderuan Tropojen.
O sherif mha mudi!
Qe te tregohesh i vertete,o shurif berisha,na trego emrat e atyre luftetareve qe qenkan strehuar dhe mjekuar ne ate hale te Vicidolit!
Na rrefe qofte edhe nje emer prej tyre,qe te dale ne TV dhe te flase per kete gje!
Si mund te ishte strehe e UCK-se kjo hale,kur i zoti i saj sali Berisha furnizonte armiqte e Kosoves,pra ushtrine serbe me nafte duke thyer edhe embargon nderkombetare,veprim ky i denueshem penalisht nga ligjet nderkombetare?
Vete kelyshi serb Berisha i ka quajtur luftetaret e UCK-se marksiste leniniste dhe i keshillonte politikanet e Kosoves te mos vene ne Rambuje!
Ka mbi 15 vjet,qe ka mbaruar lufta,por asnje luftetar i UCK nuk ka thene nje fjale se qenka strehuar apo mjekuar aty!
Si mundet per mbi 15 vjet te mos jete bere asnje takim patriotik me te gjithe ata qe qenkan strehuar e mjekuar aty bashke me te zotet e kulles?
Ujku lyhet me miell per t’u hequr si dhi!
Sali Berisha ka qene dhe eshte ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE,ndaj ai do urrehet per jete nga i gjithe kombi shqiptar!
Ti bq i vogel antiloqe e ke pergjigjen lart por po e bej nje perjashtim. Ka pamje filmike qe tregojne sesi ajo kulle perdorej si baze e uck ku silleshin ilace, arme , buke dhe te plagosur. Keto pamje i ke ne dokumentarin qe tregonte sesi snajperat amerikane perfunduan ne Kosove.
O KARI EDIT,,,TEK AJO KULLE U MBOLL SPERMA E SERBIT,,,NGA KU DOLE DHE TI NE DRIT,,, ME SYT SI PESHKAQEN,_,TE TJERAT KUPTOJ VETE,,,ADN JOTE RRJEDH MBAS VIZITES TE MIKTBUJTES SERBE NE ATA VITE,,,, SI FILLIM DOLI YT ATE,, PASTAJ VITE ME VONE DOLE DHE TI ME SYT SI PESHKAQEN,,,,NDOSHTA GABOJ,,,POR TI NUK KE TIPARET E MALSORIT,,,TI JE PROTOTIP SLLAV,,,,,,AUGURI KOPIL SERB,,,,
Kulla e tradhtise , prej aty dilnin emrat te cilet perfundonin ne listen e zeze te serbise.
Kur e restauroi kullën
I ziu Shkëlzen s’e dinte, s’e dinte
Se aty partizani serb
Gjyshe Sheqeren ja qinte, ja qinte …
Mos ja vini re Zenit eshte djale kopili.
Edkari…me kete emer te pagezuan kur dole nga shalet, apo kur te shkerdheu tet. eme Salehu?
Mallkuar qoft ajo kulle ku lindi kryekrimineli Sali Berisha.Do ishte me mire qe ajo djepe qe ka perkundur kete kafshe me fytyre njeriu,te ishte permbysur.Sot njerzit do ishin me te qete,pa probleme,pa krime,pa vrasje e pa vjedhje.Ky Sali,ka lindur per te keqen e njerzeve.Saliu mburret sot per krimet qe ka bere,pasi eshte nje frute i punes kriminale,duke menduar se po u kall friken njerzeve.Jo more injorant Berisha,se nuk ta ka friken njeri.Shporru sa me pare,mere me vehte dhe Bashen,si dhe familjen tende te degjeneruar.
E mor Doktor MORTJA!
EdKari, kam pasur nje profesion qe me ka dhene mundesine te hyje ne c’do shtepi fshati nga Vermoshi deri ne Konispol.
Jashte deshires time, madje me dhimbje po te them se Veriu ne pergjithesi dhe krahina e Matit dhe Mirdites jane ekstremisht pa higjenen minimale.
E gezofsh emrin qe i ke vene vehtes dhe ashtu mbetsh perjete!
profesionin e spiunit
se s’beje per gje tjeter.
z.Bedri!
Ketu brenda kufinjve shteterore i njohim perkrahesit e Doktor Mortjes, jane llumi i kombit!
Nga jashte kufinjve , kam vene re qe perkrahesit e Doktor Mortjes jane ne te njejten mase dhe islamike fanatike!
Ti qe e njeh Kosoven me mire e me thelle, a mund te na thuash a ka ndonje lidhje mes Islamit Radikal dhe serbeve per te glorifikuar Doktorin, apo te dyja palet jane aleate te natyrshem dhe kane te njejtat objektiva?!
Ne Kosove ende ka te trashe qe e perkrahin genjeshtarin, tradhetarin dhe kolaboracionistin me UDB-ne, Sali Berisha.
Kur ishte fjala te perkrahja apo jo e UCK-se nga genjeshtari Sali, une mund te them se kur arriten nje sasi e konsiderushme e armatimit ne portin e Durresit, personat e autorizuar ia kerkuan Saliut (personalisht atij) nje kamion per t’i transportuar armet deri ne Kukes, Sali “patrioti” nuk e dha kamionin. Nje jave mezi u transportuan armet me makina te vogla.
Kerkesa per kamion iu be ngase Nato e kontrollonte terenin dhe makinat e vogla binin ne sy.
Saliu aq ka mekate sa nuk do te rebabilitohet me asnje deklarim.
Marrja e kombit eshte genjeshtari Sali.
Berisha,eshte I fisit mertur ai ka gjene t`kullume te races arbnore,malcor I kullum,pamja e tij flet vet tipike e malcorit,ai bart fryme e fishtes,koliqit,e camajt ai eshte palca e kombit tone,pas rugoves ne nkosov shpi per shpi e duam berishen,vec pionert e titos surroi e batoni,apo sllavokomunistat e enverit e klosi <:jakup krasniqi,adem demaqi ,qosja e qosiqet se dardanet tjer e kan ne shpirt berishen.
E para here qe shikoj nje hale me tre kate. dhe ne kete hale sado gjigande qe te jete luftetaret e lirise nuk mund te strehoen. Haleja mbetet hale dhe vete per nje gje ben…
O gjoc gjarpni qe nga shkrimi dukesh mall udbash i paster ose myk i qelbur bajgash vucidoli ! Jeni ju akoma mbeturinat e helmit, qe sju mer bor e bjeshkeve e tju kthej ne mumje te perjeteshme, qe brezat e ardhshme te mos harojn cfar mall tradhtie ka jetu ne kte komb ! Jeni ju, e dru ahu si ju, qe vec per arkivol tradhtaresh vleni sot ne kte komb, qe spo gjen hala qetsi nga kjo “kulles “e rraces Arbnore me gjak Serb! Jeni ju qe doni fakte akoma qe te merni vesh se kush e shkateroi Shqiprin ! Mir e ke Durrah , ne Kosov akoma ka budallej, apo nga ata qe kan gelltit corben e prishur e sjan pak se edhe Skenderbeun tani po na e nxjerin tradhtar se sju del nga truni ” nana Turqi” !
Shif kte Edkarin qe sigurisht esht klyshi kopilit e po na shet kultur e fisnikeri se qenka pjell dikush ne nje kull trekatshe ne nje vend ku vetem kriminelet e ndjekur do kishin kurajon te jetonin ate koh aty,! Hudhi miliona gjaku shqiptaresh te ndertoj dicka qe ti ndroj faqe e nuk di qe ter trupi esht i zi e as lahet muti me shurr !Mir beri qe e ndertoi sepse ajo kull do jet e do mbetet muze kur kasj rrace tju vij fundi
Barleti,Bardhi,Budi,Bogdani,fishta,shtjefni I kanunit,Koliqi I shkollave tpara shqipe ne kosove,camaj ,rugova legjendaret e perbotshemm Gjergj Kastrioti e Adem jashari kjo asht palca ,fryma e pashprishur e kombit tone,te tjerat si sllavokomunizmi envero sicialist,janullatosi ,apo synito-anadollizmi jane te huaja per LEKET E Dukagjinve.
Fazllicin, Saliu e ka djalin e xhaxhajt ,pra baba i Mishkovicit,pallonte Sheqeren ne vitin 1943,pra ne kullen e Vicidolit,kur partizani serb i plagosur,qendroi gati2 vjet……prandaj Saliu,tha me 2012qe Fazllici eshte njeriu im i shtepise…..shume pak vet,e kuptuan si qendronte puna.
E vini re ,qe nuk e kundershton kete afere,kur nderkohe, ai ne parlament nuk le stergjyshe, bij dhe femra ,pa pergojuar.
Pirdh o gjoc pirdh,,,,,,ik se na hape barkun,,
SYPESHKAQENI I BIRI I KRIMINELIT, VRASESI I 26 QYTERAREVE NE FABRIKEN E VDEKJES QE NGRITI ME TRAFIKANTI FATMIRE MEDIU, NE GERDEC, VECESE PRISHE PARATE E SHQIPTAREVE NEPER BOTE, NE RREZORTET ME TE SHTRENJTA, KU PER NJE NATE HARXHON NGA 5000 Ero deri 10, 15, e20 MIJE Ero, TANI PASKA INVESTUAR NE KULLEN QE VECSE KA SHERBYER DHE SHERBEN PER HALE, LAKURIQESH TE NATES, ARTIKULLSHKRUSI, JO VETEM QE PERGENJESHTRON PALLAVVRAT E SALIUT , SE KULLA PASKA QENE BAZE E UCK -se, NE TE KUNDERTE, NE ATE KULLE NA PASKA QENDRUAR E KURUAR NJE PARTIZANE SERBE NE 44 DHE PASKA RENE NE DASHURI ME SHEQEREN.
Sali Berisha UÇK-në e ka quajtur terroriste. Kryekomandantin e UÇK-së ADEM JASHARIN e ka burgosur në Tiranë. Marrëveshjen e Rambujesë e ka quajtur tradhti. Tanket dhe autoblindat e Milosheviçit i ka furnizuar me karburant për të djegur e masakruar Kosovën.
Le të dalë një burrë dhe t’i kundërshtojë këto fakte.