Andrea Stefani reagon kundër politizimit të protestës kundër importit të mbetjeve në Shqipëri, një kauzë e shoqërisë civile që po përvetësohet nga ana e opozitës dhe më saktë Sali Berishës.
Përvetësim që është konfirmuar dhe nga thirrja e ambasadës së SHBA në Tiranë ndaj qytetarëve amerikanë që të kenë kujdes nga protesta e opozitës nëpër rrugët e kryeqytetit.
Aq e vërtetë është kjo, sa analisti e cilëson për “Dita” si një përpjekje të Berishës për marrë një kauzë që mund të tregojë se dikush e ndjek opozitën, por me qëllim e vetëm është kundër reformës në drejtësi.
“E mbetur pa kauzë PD i turret kauzës së shpikur të “plehrave”. Pse ca shoqata ambientaliste janë kthyer në “gjethe fiku” të intrigës berishiste të PD dhe pse protesta për “plehrat” degradon si një input politik kundër reformës në drejtësi për riciklimin e plehrave të politikës..
E mbetur pa kauzë, për shkak të një lidershipi të stërvjetër, PD ka rrëmbyer kauzën e disa shoqatave ambientaliste për ndalimin e importin e mbetjeve të riciklueshme për të cilat, në mënyrë mashtruese, përdor emërtimin me konotacion negativ “plehra”.
Nuk është e para herë që PD e bën këtë. Edhe në vitin 2004-2005 ajo i grabiti shoqërisë civile kauzën e ngritur nën sloganin “Nano ik!”. Edhe në 2005 u përpoq të shfrytëzojë kauzën e “armëve kimike” kur Berisha dhe Basha tentuan t’i bashkangjiten protestës së shoqërisë civile por qytetarët i përzunë. Të gjitha këto dëshmojnë se sa i degraduar është lidershipi i PD sa nuk është në gjendje të formulojë një kauzë të vetën që, përveç mbështetjes së verbër të fanatikëve, të gëzojë simpatinë e gjerë të publikut
Nevoja që ka PD për një kauzë që të gëzojë një mbështetje masive harmonizohet, mjerisht, me nevojën kanë disa shoqata ambientaliste që edhe pse, kohë pas kohe, kanë patur kauzat e tyre të drejta, nuk kanë mundur të kenë mbështetje masive. Kështu ato i japin PD kauzën e plehrave, që në rastin konkret nuk është një kauzë e drejtë por një manipulim populist me frikën duke përfituar nga mos informimi si duhet i opinioinit, ndërsa PD i fal ekologjistëve fanatikët dhe mbështetësit e saj që do mbushin sot radhët e protestës. Kjo do të jetë “shoqëria civile” që do protestojë, në fakt, PD.
Ashtu si në rastin e lëndëve kimike, që mësohet se janë zbërthyer në Bari të Italisë pa ndodhur ndonjë Apokalips sikundër ulëritën këtu se do ndodhte, edhe në këtë rast provohet se sa e rëndësishme është të mirëinformosh qytetarët në mënyrë që ata të mos bien pre e një partie dhe lidershipi që janë të gatshëm të përdorin deri edhe një propagandë terrorizuese për të arritur qëllimin e tyre në luftën për pushtet.
Eshtë një tjetër provë nga e cila qeverisja e sotme duhet të nxjerrë mësime për të qenë më e hapur me qytetarët në mënyrë që arsyeja e tyre të mos eklipsohet nga një propagandë mashtruese që ngjall frikë dhe terror në zemrat e tyre.
Ndërkaq futja në lojë e PD dhe akoma më keq, me profil shumë të lartë e Sali Berishës, e ka devijuar qëllimin e protestës së projektuar nga disa organizata të shoqërisë civile. Nga protestë për mjedisin ajo është shndërruar në protestë për pushtetin. Tashmë ajo është një protestë e PD që synon të krijojë iluzionin se masat po i shkojnë pas dhe se po vjen ora që ajo të rikthehet në pushtet. Shoqatat e mjedisit, pjesëmarrëse në këtë protestë, do të jenë vetëm “gjethja e fikut” që keqshpërdoret për të maskuar me “shoqëri civile” këtë skenar të stërvjetër që ka vetëm një ethe, pushtetin, pushtetin dhe vetëm pushtetin!
Por nuk duhet harruar se rimarrja e pushtetit nga Berisha kërkohet jo se e ha meraku për plehrat, ligjin për importimin e të cilave ai e ka miratuar katër herë, as shqetësimi për cilësinë e qeverisjes së sotme që është ku e ku më e mirë se ajo e tija që ishte katastrofë dhe la pas gropa dhe piramida katastrofike, por është një pushtet që kërkohet për te bllokuar reformën në drejtësi që kërcënon me ndëshkimin e korrupsionit përfshirë edhe atë të klanit Berisha-Basha. Prandaj ,në thelbin e saj të fshehtë, të maskuar me alarmizmin e stisur për “plehrat”, protesta e sotme do të jetë kundër reformës në drejtësi.
Dhe të vjen keq kur shikon ca ekologjistë që ndërsa protestojnë kundër mbetjeve të riciklueshme po i dalin në krah riciklimit të disa plehrave të politikës që, prej 26 vjetësh, e kanë helmuar jetën e shqiptarëve me korrupsion deri edhe duke vrarë për pushtet”, shkruan Stefani.
Ja dhe qelbesira Stefan. Si kapter i devotshem ngrihet gatitu per te permbushur detyrat e Ramiut.
mirel funderrine e plakut matuf Berisha……ANDREA STEFANI ESHTE KOKE E ZGUAR TE JEP MEND TY DHE KREJT PLEHERAVE Te partise dhjerokratike islamike
Ehhhh… More Stefanaq… More kapterr i Zallherrit…
Si vellai Binjak i Fatos Ljubes dukesh…..
Si dreqin mund te justifikohet kjo ndyresi e sjelljes se plreherave, te riciklueshme apo per depozitim te perhershem ne shqiperi????
Duhet te kesh nje mungese te thelle integriteti(pervecse mungeses se njohurive) per tu shprehur ne kete menyre.
Gjithsesi, ti Stefanaq Jeshili, e ke filluar kete historine tende te Neveritesit, aty nga fillimi i Gushtit……kur si “rastesisht” e mbertheve opinioni publik me “Opinionin” tende mbi Luften NCL te shqiptarve…….dhe e dim qe ty nuk ta ndien per Ballin….se ata ishin nacionalist shqiptar( edhe pse pulaxhi) po ti sbesoj se ke lidhje me nacionalizmin Shqiptar…
Bere nje muaj zhurem per luften NCL, ne pikur e pas miratimit te Reformes ne Drejtesi…….zhurmove e .shperqendrove vemendjen e qytetarve nga ajo cfar pritej dhe ende pritet nga Reforma ne Sistemin e Drejtesise dhe tani po te cojne zerin Shqiptaret, ti thua qe dilni kuder Reformes……!!!!
Me palaco se kaq, nuk te ben jotem……o Stefan Jeshili
– Reforma ne drejtesi eshte domosdoshmeri jetike per Shqiperine, dhe ajo mund te ndodhe vetem pe kembengulen Amerikanet…Pike
-Si duken bathet, se PD-ja ashtu dhe LSI-ja nuk e duan Reformen ne drejtesi….pike
– Edhe nje pjese e madhe e PS, bashke me plehrat qe duan plera ne shqiperi, si ky Stefan jeshili, nuk e duan Reformen ne drejtesi…pike
-Lejimi i importimit te plehrave na qiverriu aktual eshte nje veprim edhe me i ndyre se pengimi i reformes ne drejtesi…pike
– te presesh ne bese shqiptaret ne kete menyre, pasi i ndalove referendumin e vitit 2013, eshte nje veprim akoma edhe me i Ndyre…..pike
Eshte kaq e thjesht….kaq e dukshme kjo pune…o Stefanaq jeshili…sa duket qarte se sa munges integriteti ke o mavri
Bolsheviku i pandreqshem,Andrea Stefani eshte,mbase,i vetmi qendrestare nder bashibozuket mediatike te Rames,qe nuk e ka “tradhetuar” ate.
Per kete,e kam thene edhe me pare,meriton respekt.Konsekuenca,edhe e nje bashibozuku te rilindjes qofte ajo,ne vetvete eshte nje gje pozitive.Aq me shume ne rastin tone,kur kemi te bejme me nje bolshevik 24 karatesh si Andrea Stefani.Eshte i njohur stoicizmi i bolshevikeve.Bota kthehet ne germadhe,ata qendrojne stoike.Shqiperia kthehet ne kosh plehu,Andrea Stefani qendron stoik ne mbeshtjetje te Kryeplehres Rama.
Prandaj,nuk ka gje per tu thene per ato cka thote bolsheviku Stefan.
Ajo qe ia vlen per tu thene,eshte dicka tjeter qe ka te beje me “kritikat” qe i kane bere Kryeplehres,e qe disa i konsiderojne edhe tradheti,bash ne stilin e dikurshem komunist(ne fakt te njejte muuter e bij muuterish jane).
Vec te vereni me pak kujdes menyren sesi kane reaguar “kritiket” pas reagimit qe pasoi “kritikat” e tyre ndaj Kryeplehres Rama,do ta kuptoni se me c’soj te peshtire trushpelaresish mediatike kemi te bejme.
“Kritika” e ketyre bashibozukeve,nuk eshte e njemendte.Eshte kritike prej frike.Prej frikes se mos edhe atyre ju shkruhet emri ne kazanet e plehrave,ashtu sic i’u shkrujt deputeteve dhe politikaneve socialiste dhe, qe per turpin e tyre te madh, ka hyre ne histori tashme.
Keto kinse kritika,u pane qe ishin fallco,menjehere sapo e kuptuan se demi qe mund t’i benin udheheqesit te tyre,Kryeplehres Rama,eshte me i madh se perfitimi prej mosshkruarjes se emrit te tyre ne kazane plehrash.
Keshtu,nje nga nje,filluan te pergenjeshtronin vetveten,duke thene madje me te madhe,se kane qene,jane e do te jene me Ramen.Ne menyren me te trocte,kete e shprehur analisti bejtexhi,Shpetim Nazarko.
Por,ajo qe i bashkon te gjithe keta bashibozuke,eshte mallkimi i tyre,ai mallkim qe i ka degraduar menderisht e moralisht,qe i ka bere qesharake ne syte e opinionit publik;eshte Sali Berisha pra.
Imagjinojeni veten,si te jashtem ne kuptimin e paperfshire emocionalisht,politikisht me cka ndodh ne Shqiperi.Ka nje ceshtje madhore qe shqeteson popullin.Shumica kunder qeverise,pakica pro.Kerkon argumentet,te kuptosh se cpo ndodh.Palet i japin.I kupton te gjitha, pervec njeres qe del nga rendi logjik i gjerave.E kjo njera ka te beje me “argumentin” qe sjell kjo pakice proqeveritare.
Jo keshtu,po ashtu…por Sali Berisha!
Mire ashtu,po keshtu…por Sali Berisha!
Plehrat te vijne,te mos vijne,edhe te vijne edhe te mos vijne… por Sali Berisha!
Dhe ky i jashtem hipotetik,mendon i cmeritur: ore po c’hyn ketu ky Sali Berisha,me kete gjeme qe po ben qeveria e te cilen gjeme po e kundershton populli me zemerim??!!
Kesaj ,or thungjjattjeta,i thone SKIZOFRENI!
Eshte skizofreni analistesh.Eshte skizofreni analistesh bashibozuke.Eshte skizofreni analistesh bashibozuke te Edi Rames.
Nese ky i jashtem hipotetik,nga kureshtja gerryese,do te kerkonte te dinte se nga kjo skizofreni,do te dilte tek burimi i saj: tek skizofrenia e Edi Rames.Ky eshte burimi,ky eshte shkaku,ky eshte strumbullari i gjithe kesaj skizofreni mediatike qe po rreh te skizofrenoje nje popull te tere.
Bolsheviku Stefani eshte nje skizofren i vogel,ne krahasim me RAmen.
Fshataro-analisti,krahinori Muc Nano,eshte nje palo skizofren,ne krahasim me RAmen.
Bejtexhiu analist,katundari i veteshpallur Shpetim Nazarko,eshte nje skizofrenuc ne krahasim me Ramen.
Njeri me sociopat se tjetri.Duket sikur jane ne gare,per t’i hyre ne zemer atij.KRYESOCIOPATIT,Rames!
Per t’i qetesuar keto te semure dhe te gjithe te semuret qe u besojne ketyre te semureve,po ju them nje lajm: mos u tutni,as mos beni sikur po tutni per te tutur socialistet e thjeshte qe me tute i kontrolloni ka 26 vite,Sali BErisha nuk don te behet me as Kryetar partie,as Kryeminister,as President,as cdo lloj posti politik e shteteror.
Per t’i alarmuar pas qetesimit,dhe kete e bej per kenaqesine time te madhe, po ju them lajmin e dyte: vuani,vuani,sa keni vuajtur e sa do vuani,se Sali Berisha,megjithate,do te jete aktiv ne politike,ashtu sic eshte sot;duke denoncuar ,si askush tjeter,ne Parlament e Facebook,ne media e ku t’i jape mundesine demokracia,gjithe horrllekun e pisllekun e maskarallakun e edepsezllekun e pushtllekun e korrupsionllekun e kriminalllekun e plehrave socialiste ne pushtet.
(P.S: Une e di se pse po e permendin me kaq shpeshtesi mediat e qeverise dhe bashibozuket mediatike te saj Sali Berishen keto dite: duan te energjizojne kopene e majte,qe po jep shenja te frikshme shthurjeje)
Shume i sakte Andera. Ju lumte. Je nje nga penat me te sakta dhe me te fuqishme te gazetarise shqiptare.
po sakte pd eshte e para qe i mbeshtet sepse do me cdo menyre te kape qeverine dhe me cdo kosto kurse per popullin sdo tja di fare.
Mirel, sa driteshkurter qe je..! Nese kritikohet Berisha nuk do te thot se je me kundershtarin e tij. Sali Serbi eshte RREZIK KOMBETAR.., kete duhet thene Stefani edhe te tjeret. Sa e sa here eshte thene se Sali Shkina eshte nje SERBOFIL qe zbaton urdherat pike per pike te Akademise se Shkrncave te Serbise..!
Te tjerat cfar thuhen per te , jane te dores se dyte..!
Shume mire e ke shkruar artikullin po kujt ja ke shkruar. Aty ne shqiperi ai popull eshte budallallepsur. Sala u ka hedhur trute e gomarit. Ai shkaterroi vendin dhe ai popull e beri k/minister prape.
Thjesht,sakte dhe pa gabime!Respekte!
Me kete shkrim, Stefani indirekt i del ne mbrojtje Ligjit te plehrave. Qe Berisha do shfrytezonte protesten kunder plehrave, nuk eshte ndonje cudi, perkundrazi eshte dicka qe pritej. Ajo qe nuk duhet te ndodhte eshte qe Rama nuk duhej te miratonte ligjin per plehrat. Ky ligj nuk duhet te ishte fare ne axhenden e Rames, sepse e ka konsumuar me pare ne 2013, por, nga ana tjeter, duke u preokupuar kaq shume per plehrat, duket sikur dhe atij nuk i pelqen te merret me Drejtesine.. Po sikur Ligji i plehrave te jete alibia e perbashket per te harruar Reformen ne Drejtesi?
Ky eshte me ropshi i ropshave.
kam punuar nje qender tregtare spo ja them emrin
dhe ky moterqiri me ka ik dy here pa paguar
po e pashe naj dite ne rruge do e shtyp me makine se eshte ropsh
(nuk jam i djathte)