Në harkun e tre ditëve, Lulzim Basha duket se është kapur fort pas zhurmës së ligjit për mbetjet, për të bërë diçka që s’kishte guxuar ta bënte që nga dita e parë që ka hyrë në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike: të kërkonte ndjesë për gabimet e paraardhësit të tij. Pas deklaratës së parë, që ligji i mbetjeve i qeverisë Berisha ishte një gabim, të premten Basha ka bërë një tjetër deklaratë, e cila ngërthen një gamë më të gjerë sesa debati mbi plehrat. Me më shumë se tre vjet vonesë nga vera e vitit 2013, ai pranoi se PD ka bërë gabime në qeverisje dhe se ato kanë qenë pjesë e shkaqeve që e çuan në opozitë të djathtën. “Kemi bërë gabimet tona që i kanë kushtuar interesit publik. Gabime që padyshim patën rolin e tyre në rotacionin politik të vitit 2013. Duhet të jemi krenar për çfarë arritëm, por kokëulur, zemërhapur, t’i themi shqiptarëve, po kemi gabuar, kemi reflektuar, le të shkojmë përpara. Çdo ndjesë duhet të jetë e sinqertë dhe në funksion të një aleance të re me qytetarin shqiptar”, u shpreh Basha para politikanëve të rinj demokratë, duke shënuar kështu në rekordet e deklaratave të tij publike, të parën deklaratë të qartë ku pranohen gabimet dhe kërkohet ndjesë për atë që ndodhi gjatë tetë vjetëve të qeverisjes së ish-kryeministrit Berisha dhe të tijën, si ish-ministër e zyrtar i lartë i PD.
Lulzim Basha është ngacmuar shumë këto tre vjet, sidomos në muajt e parë pas kalimit në opozitë, që të bëjë, nga pozicioni i kryetarit të ri të Partisë Demokratike, një analizë të sinqertë dhe objektive të humbjes së rëndë elektorale të vitit 2013. Ai ka premtuar fillimisht se do ta bëjë këtë gjë, më pas ka thënë se partia po e bën analizën e humbjes në strukturat e saj, por kur gara mes tij dhe Sokol Olldashit kishte marrë fund dhe kur qeveria e majtë nisi nga puna, analiza në fjalë u arshivua dhe vendin e saj e zuri retorika e përditshme kundër qeverisësve të rinj.
Fakti që kryetari Basha shprehet, qoftë edhe me vonesë dhe në mënyrë të ndrojtur, rreth gabimeve që ka lënë pas trashëgimia politike e qeverisjes Berisha, është diçka pozitive. Sidomos për një kryetar që është akuzuar e shpotitur qindra herë në media dhe në jetën politike, për dobësinë dhe pamundësinë e reagimit ndaj hijes së rëndë të Berishës. Duke u shprehur se demokratët duhet të ulin kokën dhe me zemër të hapur të pranojnë se kanë gabuar, Basha bën një mea culpa të vonuar dhe të pjesshme. Por më mirë vonë, se kurrë. Më mirë pak, se aspak!
Duke e vonuar kërkesën e ndjesës për zgjedhjet e humbura, si dhe duke ja veshur atë (ashtu si dhe ndjesa për ligjin e mbetjeve), një debati të ndezur që po zhvillohet për riciklimin në politikën shqiptare, Lulzim Basha e ka relativizuar në ekstrem peshën dhe vlerën e autokritikës së tij publike. Për më tepër, që kundërshtarët e tij nuk vonuan t’i kujtojnë atij akuzat e reja dhe të vjetra, për të cilat kreu i PD ka mbajtur qëndrime të thata refuzuese.
Arsyeja e këtij reflektimi gradual të kreut të opozitës për qeverisjen e shkuar, duket se kalon përmes nevojës së ndërtimit sa më parë të një profili sa më të ndarë nga Berisha. Rezultati i Dibrës dhe preokupimi për zgjedhjet që po afrojnë, kanë pasur tek Lulzim Basha formën e një zileje alarmi. Vetëm dhjetë muaj nga zgjedhjet, ai duhet të ndërtojë një program politik dhe një ekip që ta përçojë programin tek votuesit. Por para se të bëjë të gjitha këto, Lulzim Bashës i duhet ende të luftojë me më të madhen e tabuve të tij, që nga dita e parë që ka hyrë në politikë: pavarësinë nga Sali Berisha.
Marrëdhënia e Bashës me Berishën në dekadën e fundit, ka qenë përcaktuese në mënyrën sesi ai e ka ndërtuar dhe formësuar karrierën e vet politike. Por në verën e ardhshme, në rast humbjeje të zgjedhjeve, do të jetë kryetari, e jo ish-kryetari, që mund të kryqëzohet për humbjen e rradhës. E cila mund të jetë dhe e fundit për Lulzim Bashën. Në këtë mënyrë, duket se kryetari i PD po përpiqet të ndërtojë me sa mundet llogoren e tij elektorale, duke i vënë më së pari një gardh sado të brishtë trashëgimisë hijerëndë të Berishës.
Basha e di se kredibiliteti dhe fuqia e tij si lider në verën e ardhshme, qëndron edhe në aftësinë e tij për të mos qenë më një “zgjatim” politik i Berishës. Dhe afrimi i zgjedhjeve e bën edhe më urgjente këtë nevojë divorci me të shkuarën e tij. Që ka qenë dhe është në fakt edhe makthi i tij më i keq i këtyre tre viteve. (Javanews.al)
Analiza te tilla,qe Luli kerkon falje,qe po kritikon Saliun,etj,jane sa poshteruese aq dhe corientuese per popullin dhe politiken shqiptare.Partia demokratike (udheheqja) nuk eshte mafioze por ajo eshte nje parti qe mbahet me dosjet e shikut,udb,dhe ndikimeve te tjera te huaja dhe antishqiptare.Ata qe shkatrruan fizikisht industrine,bujqesine e token bujqesore,bregdetin qe nuk ka konkurrent ne evrope,ushtrine dhe materialet ushtarake,ata qe shkaterruan mardheniet me shqiptareve,qe shkaterruan institucionet,qe hodhen nje popull ne lufte,2prilin,pucin kunder qeverise se ligjeshme,qe vrane ,vodhen ,poshteruan dhe vazhdojne te poshterojne shqiperine dhe institucionet e saj nuk duhet tu lejohet te marrin pjese ne jeten politike.Eshte e cuditeshme qe nje pjese e mire e funksionareve te pd kane nje lidhje me beogradin dhe kjo nuk shlyhet me falje.Ju mendoni se gjerperi do ndrroje zakonet e tij duke u rritur.Prandaj duke bere te tilla komente,analiza,dhe duke nxjerre keto perfundime ju beni punen e te huajve.Kjo kolone e peste mediatike,me analiste komentatore per nje shperblim sa me te madh ,duhet te luftohet me te gjitha mjetet.Ju po ndihmoni keta kriminele qe me nje falje per nje ligj pa vlere te rehabilitohen pa u pergjigjur per krimet.Per te gjithe udheheqjen e pd nuk ka justifikime.Jane nje udheheqje qe ka shkaterruar vendin qellimisht.Vetem drjetesia e pavarur mund ta beje kete.Kjo propagande qe behet se pd mund te ndryshoje eshte qellimisht e rrezikshme dhe antishqiptare.Ju jeni ata qe i mbroni duke futur tema te tilla pa vlere dhe qe jane sa fyese aq dhe armiqesore,po ARMIQESORE.Mos goditja e ketyre agjenteve ju ben ju fajtore ne mos dhe sherbetore te dikujt por jo te shqipetareve.
eshte njesoj sikur dikush qe ka bere genocid me vendin e njerezit e tij, te kerkoje falje per gabime. ore po jeni njerez apo ç’jeni? pra u çua shoku lylzim dhe beri nje autokritike. ju ose jeni te mbaruar si analiste, ose ky zotria ketu lart e thote me te drejte se punoni per qarqet e huaja. te vesh shenjen = gabimeve qe vijne nga puna dhe keq menaxhimi, me krimin shteror, kjo eshte miopi, po ne te njejten kohe edhe maskarallek. pd-ja lindi si parti fashiste. zbatoi me perpikmeri rrenimin e çdo vlere kombetare te mbjellura ne vite. shkaterroi djersen dhe mundin e tre milion qytetreve te ketij vendi. u perfshi ne vijen e pare kunder interesit kombetar te shqiptareve te kosoves e me gjere. ndersa artikullshkruesi thote qe autokritika e shendosh opziten dhe lylin. keto qe manekini i shqupit i thote ne ambiente komode, ben mire ti pohoje para nje trupi gjykus. sikunder nomeklatura e hitlerit ne nyremberg. nje gje duhet te kuptoni, per sa kohe ekziston berisha, lyli do jete aty i pa prekur , edhe pas dhjete humbjesh. hollandezi eshte caktuar aty per hesapet e klanit te vicidolit, e jo per pederet qe u kane ngecur dy gishtat si cfurqe perpjete.
Te pretendosh qe ndjesa qe kerkon Lulsim Basha eshte e sinqerte,eshte miopi,te pretendosh se lulzim basha mund te formoje nje profil te vetin politik,eshte absurditet,te thuash qe luli eshte kryetar i p.d eshte rrene e madhe,te pretendosh dhe besosh qe do te behet kryetar dhe do te te fitoje ndonje here zgjedhjet,eshte nje enderr me sy hapur.Ndryshimi i sistemit ne vendin ishte domozdoshmeri,por uzurpimi i P.D nga tyrli lloj mostrash ishte fatkeqesi per popullin dhe vendin tone,pasojat e te cilit po i vuajme dhe sot.Emancipimi i politikes shqiptare eshte shume i vonuar,prandaj ka ardhur koha qe perfaqsusit e vjeter te politikes ne moshe dhe mendesi ti hapin rrugen alternativave te reja qe kane nje kulture prendimore demokratike,qe kane nje formim intelektual ne shkollat prendimore,qe kane nje prejardhje familjare jo kriminale,qe dipllomat e tyre nuk jane marre ne kazanet e universiteteve kjoska,se me kete perfaqsim qe shohim sot keto individe e kane shume te veshtire ti mbushin mendje kujt se mund te jene alternative qeverisje.
Lul djali nuk “kalohet lumi” me një ndjesë anemike për një “gjoja gabim”. PD-ja dhe ti bashkë me të nuk keni bërë një gabim as dhjetë gabime por keni bërë dhjetra faje të rënda të cilat peshojnë në kurizin tuaj aq shumë sa keni rënë në tokë aq keq sa sdo të ngriheni dot për shumë kohë.