Në vjeshtën e vitin 2003 u ndodha në Londër kur mijëra njerëz ishin ngritur në protesta kundër vizitës së Presidentit Bush, në kundërshtim të planit amerikano-britanik për të sulmuar Irakun. Dikush na tha aty, se ka shumë prej atyre që protestojnë që nuk e dinë fare pse protestojnë, por thjesht protestojnë. Ata protestojnë për çdo gjë…! Atëherë e më vonë kuptova mirë se përse ata kanë qeverisje dhe një klasë politike më të përgjegjshme, sepse për hiç gjë dalin në rrugë. Të protestuarit e kanë institucion. Për këtë arsye e pashë me shumë eurofi protestën për ndalimin e armëve kimike. Për këtë arsye e çmoj shumë edhe protestën për ndalimin e importit të mbetjeve për riciklim. E vlerësoj si tregues i zgjimit të shoqërisë. Dhe shpresoj që të jemi në rrugë për çdo gjë… Por dua të kthehem tek çështja e mbetjeve…
Që në nisje dua të them se neveris po aq sa plehrat, politikën që synon të nxjerrë vota prej tyre. Por ajo që më ka bërë përshtypje këto dita ka qenë vrulli i disa ambientalistëve (gjithkush mund të vetëquhet sot ambientalist dhe kjo është gjë e mirë), që akuzonin kompanitë e riciklimit për mbeturinat që kanë pushtuar vendin. Por edhe pyetja e madhe që mundon gjithkënd: Përse këta nuk riciklojnë njëherë mbetjet e vendit e pastaj të importojnë?
Për të qenë të ndershëm plotësisht në shesin e mejdanit ku kemi dalë, duhet të dimë se biznesi i riciklimit nuk ka asnjë faj që plazhet tona janë të ndotura nga mbeturinat. E kemi pyetur ndonjëherë vetën se kush e ka fajin që ka kanaçe e bidona përgjatë rrugëve? Po që lumenjtë janë mbushur me qese apo që kur vërshojnë transportojnë më shumë mbeturina se ujë? E kemi ne që i hedhim ku të na teket. E ka qeveria, vendore e qëndrore, që nuk i mbledh, që nuk ka ndërtuar as landfille, as impinate. Përkundrazi, ricikluesit janë ata që mbledhin çdo ditë mijëra bidona, kanaçe e sende të tjera atje ku i hedhim ne. U shokova kur dëgjova dike të shkruante në gazetë: Të mbyllen fare fabrikat e riciklimit.
A e dini pse nuk riciklohen mbetjet tona (në masë më të madhe)? Sepse ne nuk i ndajmë në burim. I përzjejmë bashkë, shishe, bidona, kanaçe, letra, fasule dhe trahana. Edhe atë që quhet lëndë e parë ne e bëjmë pleh, e bëjmë mbeturinë. A e dini ç’bëjnë njerëzit nga Britania në Norvegji? Në shtëpitë e tyre i ndajnë mbetjet deri në 7 kategori, ndajnë veçmas deri dhe kutinë e ilaçeve. Ndërsa ne hedhin në kanale, lumenj, pyje e plazhe edhe pirgje me shiringa, shishe serumesh, fasho kirurgjie, e deri edhe organet e njerëzve pas operacioneve. Kë duhet të akuzojmë për këtë mizerje? Pashë një aktivist që i tundtte një sipërmarrësi riciklimi në studio një bidon, që e kishte marrë në Kepin e Rodonit, duke i thënë: Shiko si e keni bërë bregdetin dhe Shqipërinë. Po kush e ka fajin?
Unë kam 10 vjet që çdo vit, me qindra vullnetarë, pastroj dhjetra tonelata mbeteje nga plazhet. Ia dërguam një pjesë një ricikluesi plastike por i refuzoi. “Janë të pista, nuk mund t’i përdorim”. Riciklimi nuk është kazan gjirizi, edhe ai kërkon standard pastërtie.
Në herë pastronim një palzh dhe ndërsa ngarkonim kamionin me thasë me mbeturina, e pyeta shoferin e bashkisë se ku i dërgonte mbetjet: Në lumë, me tha, atje i hedhim ne përherë. Pra ne i mblidhnin në det, bashkia i hidhte në lumë.
Unë e kuptoj ndjeshmërinë qytetare ndaj mbetjeve, por a nuk do të ishte mirë t’i bërtisnim qeverisë më parë për këtë katrahurë këtu? Një vend ku mbeturinat as ndahen, e në shumicën e territorit nuk mblidhen fare?
Ndaj të protestojmë, nëse ai ligj lejon, qoftë edhe në një presje, një fjalë apo një nen, importim e plehrave për djegie, depozitim apo për çfarëdolloj arsyeje tjetër, hajde ta ndalim, ta ndalim në çdo lloj mënyre, edhe me dhunë nëse duhet. Por unë nuk mendoj që të marrim “pushkën” për të kundërshtuar importin e lëndëve të riciklueshme me arsyen se vendi ynë është plot me mbeturina. Por edhe për shkakun se politika përpiqet të riciklojë vota përmes “plehrave”, duke bërë me radhë herë heroin e herë tradhtarin.
Jam 100% kunder jush z.gazetar per shume e shume arsye qe jane nga me ta ndryshmet.
Importi i mbetjeve duhet ndaluar dhe pike sado qe Edi droga thote qe nuk ka kthim mbrapa!..
Keq per te sepse do te pershpejtonte fundin e tij.
Detyra e tij te jet ndarja e plehrave qysh ne burim, pra ne shtepit e qytetarit dhe pastaj ato te seleksonohen per ne rruget e tyre te fundit te riciklimit apo te depozitimit per mbetje organike (plehra organike).
Personalisht jetoj ne Milano (qytetin e dyte metropol me te paster te Europes ku kemi perpara vetem Vjenen e Austrise) dhe qysh ne shtepite tona comuna e Milanos na ka krijuar kushtet duke na prure te ashtuquajtur kazanet e plehrave ku ndajme:
1-Plastiken e kanacet,
2-Letrat,
3-Qelqet,
4-Umido (mbetjet e guzhines qe kthehen ne plehra organik),
5-Te tjera qe i quajme indiferenciatat ne nje qeske trasparente ndersa sendet e ilaceve , pila etjera i cojme ne farmaci e supermarkete.
Pra nuk eshte e veshtire per tu bere keto nga administrata e zotit Rama neper bashkit e vendit.
Rama i bie shkurt duke u lene dore veprimi mafiozve shqiptar “te riciklimit” aty duke u cuar mulcit ne gryke!…
Jo zotri nuk duhet ti haj populli shqiptar keto mbrockulla duke i thene qe kemi fabrika qe po ngelen puntoret e tyre te papune!..
Pergjigja eshte e sakte nga populli per keta “bizezmen”:
Skeni pse ngrini fabrika per te mar plehrat e botes por mblidhni plehrat e Shqiprise dhe i ricikloni e basta.
Ciao!…
Po tallesh ti me keto qe shkruan? Duke qene se jeton dhe ne Milano, ca gjera duhet ti kesh te qarta mire. Ne vertete nuk na i ka krijuar shteti te gjitha kushtet si ne Milano, me kosha te ndryshem ku te behej seleksionimi i mbeturinave deri ne burim, por kosha kemi patur. Edhe pse kemi patur kosha, kemo vazhduar ta hedhim qesken me mbeturina nga dritarja, letra ne shesh, te thyejme shishe ne reren e plazhit dhe shum gjera te tjera te cilat ne menyre te pandalshme dhe te furishme kane zgjatur per 25 vite me rradhe.
Mendoj se problemi me i madh ne kete histori, jemi vet ne. Pastaj shteti, dhe ne fund fabrikat e reciklimit. Si ne cdo problem tjeter, ne, shqiptaret, tregohemo indiferent, si te ishim brezi i fundit qe jetonte ne kete toke.
Jam i bindur se nese shteti do vepronte shpejte per te vendosir kosha te ndryshem ne menyre qe te behej reciklimi, pjesa me e madhe do vidheshin dhe shkaterroheshin, nje pjese e mire e popullit do hidhte letrat tek mbeturinat kimike, shishet plastike te shishet e qelqit, etj etj me rradhe. Ateher kujt do tja hidhnim fajin?
Persa kohe ne si popull do jemi te korruptueshem, te pa ndergjegjshem dhe indiferent ndaj problemeve tona, shteti thjeshte do vazhdoj te bej korrupsionin e vete keshtu sic po e ben.
ti kujton se jemi ne evrope ne akoma vrasim njerez ne mes te dites, ne jemi njerez te eger ,kemi zbritur nga malet ku dime ne keto gjera te mira qe na thua zotrote.
Pa u bere shteti plerat nuk mund te riciklohen
Sepse nuk ka kulture shteterore qe ti menaxhoje drejt, as kulture qytetare qe te jete edukuar per depozitim te mbetjeve sipas rregullit.
Kur te ndahen plerat ne Shqiperi dhe te mos hidhen me ne lume, atehere vlen te mendosh per riciklim importesh..
Po kjo dite eshte larg dhe fakti qe paraqite e rendon dhe me keq problemin, duke treguar paaftesi totale ne shkalke qytetare dhe shteterore te keqmenaxhimit te plerave nga po kjo qeveri qe miraton dhe plerat e botes.
Sa me shume nxirni argumente kunder shoqerise civile aq me shume nxirni ne pah pafuqine e shtetit per te vepruar drejt. Dhe nese shteti nuk vepron dreje cila eshte rruga tjeter? Ajo e padrejta dhe e pisllekut.
Po vendosni etiketa neper kazanet e plehrave dhe njerrzit i ndajne sipas pozicioneve ku u takon .Cmereni me analiza te pergatisim qe ne shtepi disa qese dhe nuk do dime ku ti hedhim ! Kjo eshte pune e Bashkive dhe pastaj njerrzit vetvetiu do te ndergjegjesohen per kete ,dhe jo ju i hidhni plehrat ku mundeni dhe ne si qeveri do tju sjellim te tjera te ricikloheh ! Lerini kete thjeatro ! I gjithe problemi qenka tek seleksjonimi dhe qeveria po na denon me importin e ketyre qelbesirave !
Nuk e ka fajin qeveria, por populli injorant dhe imoral
Mjaft sakte .
Sinjor Leone! Lexoje edhe nje here shkrimin se me duket qe ke perseritur pike per pike ato çka ka thene dhe gazetari. Pa e lexuar thua se nuk je dakord 100% ??!!??
Popull injorant me instikte ende shtazarake. Kur u thua dilni protestoni per qeverisjne, vjedhjen e votave, dhunen ndaj femijeve, reformen ne arsim, reformen ne drejtesi, nuk e luan B… e trashe nga vendi. Arsyeja eshte e thjeshte se jane aq injorante sa nuk arrijne te kuptojne qe ato jane gjerat kryesore per te protestuar!!! kur u thua qe do importohen mbetje, i ze paniku. Sepse ne injorancen e tyre, te manipuluar edhe legenat e politikes, edhe shoqerise civile, e kane me te lehte te ngaterrojne mbetjet e ricikluara me plehrat. Shqiptaret gjithmone e kane patur zakon qe ti bijne rruges me te shkurter: TE BLLOKOJNE. Nuk e kane vene kurre arsyen edhe llogjiken e te bejne analiza shkak-pasoje, veprojne vetem me instikte. Opozita edhe shoqeria e civile , e sharlataneve ne fjale( te kuptohemi jo te gjithe) e kane me te lehte te kerkojne bllokim se sa ti kercenojne dhembet kesaj qeverie per ta zbatuar ligjin fije per pe. E kene me te lehte te thurrin teori konspirative se sa te monitorojne procesin. Le te leviznin nga kafenete, por te aplikojne per fonde te BE, te shkojne e te monitorojne procesin e implementimit edhe tja nxjerrin syte qeverise ne momentin qe vene re abuzime. Por te kerkosh te bllokosh levizjen e lire te mallrave, ne nje treg te lire europina. kjo eshte absurde!!! Arsyeja eshte e thjeshte. Sepse jane dembela, te paafte, mashkrusa, hajduta.
Bravo! As me shume e as me pak.
Populli nuk eshte injorant por i varfer. Nuk mund te behet nje reciklim i mirefillte ne nje varferi te tille.
Nese shikon harten e botes, cilesia e reciklimit eshte ne perputhje me pasurine e nje vendi.
Procesi i reciklimit kerkon rregullsi dhe ka kosto te larta:
1. ne sistemin e shperndarjes (mallet qe blejme duhete te jene sa me shume te reciklueshme dhe qeset e plastikut te mos jepen pa karar)
2. selekcionimin ne shtepi. Shtepite tone te vogla dhe jo komode nuk kane vend per ushqimet e jo me per plerat. Behet fjala ketu per pjesen derrmuese te popullsise.
3. para-mbledhja (Ne tirane eshte e veshtire te gjesh koshin e plehrave. Ato qe jane, jane te hapur, ne mes te rruges, ne fundin e lagjes, e per te gjithe banoret e lagjes.
4. mbledhjen perfundimtare, qe le shume per te deshiruar, kur shikon ato kosha te “derrmuar”.
Gjithe ky zinxhir kerkon shpenzime te medha nga shteti e nga individi nuk mund ta perballohen nge shqipetaret e sotem.
Kur te pasurohemi do te kemi mundesi te reciklojme.
Tani per tani le te mbesim me plehrat tona. Nese do eksportojme plera, jo vetem qe do na shtohen, por ndoshta do harrojme per tonat. Kam pershtypjen se politika mendon se me eksportin do te permiresoje piken 3 dhe 4, por harrojne qe kapitalizmi eshte i paepur. Te gjithe fitimin e do per vete. Ato do pasurohen, ne do mbesim me plerat.
Ti qenke per kete pune moj lina .E para sepse gjith qytetaret tjere qe nuk kane mendjen tende na i bere injorante ,se dyti ardhjen e plehrave ne Shqiperi na e quake tregti te lire ku cdo tregtar paska te drejte te na mbushe me plehra sepse edhe ne rast se ato jane te riciklueshme nuk do te riciklohen me plehrat tona Po qe se dhe ti e quan kete qe do jeni me te paster sic thote dhe Rama atehere je vertet e zgjuar
…ne vitin 2003 gjermania problem kishte plehrat te cilat nuk kishte ku t’i eksportonte..mezi gjeti Kongon ..a thua vazhdon?..,apo do t’i bie per shkurt nga ne?..neqoftese eshte nje import tregetar,perse meret kryeministri?..ne mund te jemi nje popull i pa sqaruar ,por jo te ofendohemi…,…, derisa te na hapen syte,si popull ..qeverite do vuajne..megjithate ne e vleresojme per hapat e duhura qeverine ..dhe nuk jemi pro per” paqartesira”….
Lina, ti qenke vertet per sekretare e Partie. Per cfare monitorimi te importimit te plehrave flet ti kur ne doganat tona jane futur te gjithe militantet e partive, ku droga del me tonelata nen syte e tyre qe presin te marrin vetem haracin e tyre ne leke. A ke para ndonjehere cfare behet ne Dogana ne Tatimet. Kush do ta monitoroje kete proces.?????????
ketu ndahemi more i dashur X , a channel X a si te te drejtohem( kur nuk ke guxim te vesh as edhe nje emer, imagjino se cpersonazh mund te jesh). nejse….. . Une me ty edhe gjithe kundershtaret e tjere, ndahem qe ne fillim te debatit. Se nese per ju 4 elemente te listes se gjelber te BE, qe levizin lirshem ne gjithe BE, quhen plehra, une si gjithe pjesa tjeter e qytereruar e Europes i quaj mbetje te riciklueshme, krejtesisht te pademshme. Pra qe ketu nuk ja vlen debati me ju! eshte njelloj sikur te ndertonim nje bisede mbi qershite, e une te flsija per qershite e ju per thanat. E sikur une tju thoja, po shikoni ore se nuk jane thana, jane mjalt te embla e nuk ta tahrtojne gojen, jo do thoshit ju, jane thana, se keshtu duam te mendojme. E pra ka kuptim te komunikoj me njerez qe nuk duan te mesojne, jo!