Dhori Kule flet për herë të parë lidhur me ngjarjen e 14 dhe 15 prillit të këtij viti ku ai si rektor i universiteteit te Tiranës në atë kohë dhe kandidati për rektor Mynyr Koni u kërcënuan për tu largua nga gara për zgjedhjen e rektorit të ri.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetati Roland Qafoku, Kule e cilësoi çështjen të mbyllur sepse pati mbështetjen e institucioneve për sigurinë e garës dhe kjo solli edhe rikthimin e profesor Konit në garë.
Por dhjetra pyetjeve të bëra gjatë emisionit lidhur me këtë ngjarje Kule iu përgjigje duke bërë vetë dy pyetje që sipas tij edhe pse kanë kaluar 6 muaj nuk ua di përgjigjet.
E para është: A ka patur porositës nga univeristeti kërcënuesi i tij dhe i profesor Konit dhe nëse brenda strukturave akademike ka patur interes që të realizohej ky kërcënim?
Kule shtoi se këto dy pyetje e vazhdojnë ta shqetësojnë ende edhe sot e kësaj dite.
Ndërkohë, dekani aktual i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës tregoi se çështja penale ende vazhdon të jetë në hetim nga ana e Prokurorisë dhe se ai ka deponuar përpara grupit hetimor të gjithë ngjarjen në të cilën ai u kërcënua.
“Besoj se finalja e këtij hetimi do të zgjidhë gjithçka dhe se kjo tashmë është një ngjarje e tejkaluar”.
Lidhur me raportet e politikës në këtë ngjarje apo përfshirjen e politikanev në këtë histori Kule tha:
“Politikës do t’i bëjë mirë të ketë pedagogë pjesë të saj por vetë pedagogët nuk duhet të sjellin politikën në universitete”.
Pranimet në universitete/ Dhori Kule: Nuk ka vend për frikë, do rrisim kuotat e pranimeve
Dhori Kule heq ankthin e maturantëve që janë në pritjee të pranimeve në universitete. Sipas tij zgjidhja e këtij problem pritete të jetë rritja e numrit të pranimeve e cila është në dorë të fakultetev dhe kjo është një gjë shumë e thjeshtë.
Kule deklaroi se të gjitha fakultetet kanë në dorë të bëjnë rritje të kuotave dhe kështu merr fund gjithë ajo tymnajë që ka ndodhur gjatë gjithë verës.
“Nuk ka vend për asnjë panik dhe ankth. Zgjidhja pritet të bëhet brenda pak ditësh të paktën në fakultetin tonë. Ne do të rrisim numrin e pranimeve dhe asnjë maturant që aspiron të jetë në fakultetein tonë nuk do të përjashtohet. Principi ynë është masivizimi në hyrje, por jo në dalje”.
Dekani Kule mbështeti ministren e Arsimit Lindita Nikolla për të gjithë punë që sipas tij ka bërë dhe për akuzat ndaj saj janë të pabaza.
“Unë e falenderoj ministren Nikolla për punë që ka bërë dhe më vjen keq për akuzat e hedhura në adresë të saj. Faji për të gjithë këtë kaos është I univeristeteve dhe jo i ministsrsië”, tha Kule.
Sipas tij, rritja e numrit të pranimeve është zgjidhja finale dhe se ky shembull mund dhe duhet të ndiqet edhe nga fakultetet dhe universitetet e tjera dhe kjo do të thotë që Brenda pak ditëve të zgjidhet një çështje që solli kaq amulli dhe debat pa arsye.
Dhori Kule eshte me mafioz se Shullazi!
Kercenimi ne mes te drekes ne mes te Tiranes ishte i tmerrshem dhe nuk duhet te kalohet aq lehte dhe shpejt. Personi qe ka porositur kercenimin ishte ne gare dhe me sa duket ne pamundesi te argumenteve te fitores porositi kercenimin dhe mendoj se do te frikesoheshin kundershtaret dhe do te dilte vete. Kjo eshte nje ngjarje sa mafioze dhe teper e shemtuar. Duhet te goditet. Qibani qe nuk shkulet te vret. Me kercenime jane fituar poste, para, prona, toka e sa te duash ( qe o Zot mos i gezofshin e mos i hangeshin). Duhet te goditet qe te mos perseriten.
ky sikur tha qe nuk i kishte njohur personat. po ashtu edhe koni. me ben te dyshoj mbi ndershmerine e tyre. fakti qe berisha ishte i pari qe e dha lajmin, per mua eshte inskenusi i ketij aksioni alla remzi hoxha. per ta bere me tej alibine, fut ne valle shullazin, kur dihej qe ky po ndiqej per te tjera afera, e jo per universitete qe s’ja thote fare ma do mendja. berishes i duheshin te njejtet lojtare , me te cilet pati ndertuar piramiden e diplomave pa vlere.
Mendoj qe komenti juaj lidhur me kercenimin eshte i sakte. Ajo mendje djallezore e Sales vetem per keto gjera punon.