Namik Dokle: "Luftë" për “ligjin e luftës”, një mijë herë Pse...?!

4 Nëntor 2016, 09:32Politika TEMA

Ish-kryetari i Kuvendit e ish-zv.kryeministër, deputeti socialist Namik Dokle e ka cilësuar të kotë debatin që u zhvillua në Kuvend dje për ligjin e luftës që Greqia akoma mban në këmbë.

Sipas tij këto debate absurde e kanë zanafillën te një ligj absurd, ku në bazë të një dekreti të Viktor Emanuielit III vendet e pushtuara, mes tyre dhe Shqipëria, hynin në luftë automatikisht me secilin shtet me të cilin Italia ishte në konflikt të armatosur.

Në atë kohë qeveria nën pushtim e Tiranës i shpalli luftë Anglisë, Francës, Bashkimit Sovjetik, Jugosllavisë, SHBA dhe Greqisë, por vetëm kjo e fundit mban akoma ligjin e luftës me Shqipërinë.

Po citojmë të plotë postimin e deputetit socialist në rrjetet sociale:

Dje ne Kuvend plasi nje “lufte” replikash lidhur me te ashtuquajturin ligj i luftes qe Greqia e mban akoma ne kembe!!!

Ne fakt, ky fare “ligji” eshte absurditeti me i madh ne marredhenjet nderkombetare! Ku e ka burimin ky absurditet qellimkeq?

Ne baze te nje dekreti ( Nr.194, date 09.06.1940) te Viktor Emanuelit te trete, shtetet e pushtuara nga Italia fashiste ishin te detyruara te hynin automatikisht ne lufte me cilindo shtet, me te cilin Italia do te ishte ne konflikt te armatosur. Mbi kete baze, Qeveria e Tiranes shpalli lufte:

-10 qershor 1940: Anglise dhe Frances.

-28 tetor 1940: Greqise.

-6 prill 1941:Jugosllavise.

-22 qershor 1941:Bashkimit Sovjetik.

-7 dhjetor 1941:SH.B.A-se.

Nga te gjitha keto gjashte shtete, vetem Greqia mban akoma ligjin e luftes me Shqiperine.

Pse?! Pse?1 Një mijë herë pse?!!

 

2 komente në “Namik Dokle: “Luftë” për “ligjin e luftës”, një mijë herë Pse…?!”

  1. BALLKAN says:

    SEPSE :
    Shteti Grek i të Gjitha Ngjyrave Politike ka qënë dhe është,
    Shovinist e Dhjakonar që synon të mbajë të zaptuara TROJET SHQIPTARE.

  2. adi says:

    Sepse nga te gjitha keto shtete vetem greqia u sulmua nga teritori shqiptar dhe kishte edhe batalione shqiptare qe shkuan ne front po qe kuptohet me pas dezertuan.
    Dhe me e rendesishmja luften ndaj greqise e miratoi parlamenti shqiptar ndersa per shtetet e tjera nuk shkoi kurre vendimi I qeverise ne parlament.
    Une nuk di qe batalione shqiptare te kene shkuar ne frontin e luftes me ameriken rusine apo francen e angline.
    Namiko mos bej shejtan budallain ose lepirjen per prape I cik deputet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje