VIDEO/Forcat e Armatosura shpëtojnë një familje në fshatin Luz në Fushë-Krujë

8 Nëntor 2016, 19:00Sociale TEMA

Efektivat e FA kanë zhvilluar një operacion për shpëtimin e një familjeje në fshatin Luz të Fushë-Krujës.

Familja Ilazi ishte e izoluar që në orët e para të mëngjesit nga vërshimi i ujrave.

Menjëherë pas marrjes së informacionit drejt vendit të ngjarjes u nisën efektivët e Batalionit të
Mbështetjes Rajonale (BMR).

Kryefamiljari, Kujtim Ilazi pas nxjerrjes së tre pjesëtarëve të familjes së tij nga shtëpia falenderoi efektivët e FA që morën pjesë në këtë operacion, ku bënë të mundur shpëtimin e jetës së pjestarëve të familjes së tij.

Efektivët e FA janë të pranishme dhe të gatshme për të ndërhyrë në të gjithë territorin e vendit, ku lind nevoja për operacione kërkim-shpëtimi në këtë situatë përmbytjeje nga shirat e shumta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje