VIDEO/ Hillary uron që Trump të qeverisë me mendje të hapur dhe të bashkojë amerikanët

9 Nëntor 2016, 17:57Bota TEMA
VIDEO/ Hillary uron që Trump të qeverisë me mendje të hapur

Clinton to young people: “Never stop believing that fighting for what’s right is worth it.” https://t.co/9yiYZXJT2E https://t.co/Pbrubas1Eb

— CNN (@CNN) November 9, 2016


Kandidatja per presidente Hillari Clinton doli pak caste me pare ne nje fjalim lamtumire per mbeshtetesit e saj duke pranuar humbjen dhe udke uruar qe Donald Trump ta udheheq kombin me mendje te hapur dhe ta bashkoj ate.

“Mbrëmë urova Trump dhe u ofrova që të punoja me të për vendin. Më vjen keq që nuk i fituam këto zgjedhje për vlerat që përfaqësojmë. E di sa të zhgënjyer jeni, sepse kështu ndihme edhe unë. Por, fushata jonë nuk ishte për këto zgjedhje, por për vendin tonë. Vendi është më i ndarë se sa ne e mendojmë. Por ne do të luftojmë për Amerikën. Donald Trump do të jetë president ynë dhe ne kemi një kalim pushteti paqësor, që jo vetëm e respektojmë por e festojmë një gjë të tillë”, tha Clinton.

Hillary Clinton shprehur falënderim për bashkëpunëtorët e saj, Presidenti Barack Obama dhe Michael Obama si dhe familjarët e saj që i qëndruan afër gjatë fushatës elektorale.

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit do të kujtohet për dështimin e saj për të motivuar të gjithë votuesit Demokratë dhe për humbjen në shtete që tradicionalisht kanë votuar për demokratët si Pensilvania dhe Viskonsin.

16 vite pasi la Shtëpinë e Bardhe, Clinton i dha fund ëndrrës së saj të gjatë për t’u bërë presidente e SHBA-ve. Por, kjo nuk është hera e parë që Clinton provon shijen e humbjes në një fushatë presidenciale. Në vitin 2008, ajo u mund në garën brenda partisë nga Barack Obama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje