DEBATI/ Spaho dhe Mima debate me Arben Ahmetaj per buxhetin

16 Nëntor 2016, 20:21Ekonomia TEMA
DEBATI/ Spaho dhe Mima debate me Arben Ahmetaj per buxhetin

Ahmetaj:

Pikë së pari ky është buxheti i financimit të reformave.

Së dyti, që është shumë e rëndësishme, ka një avancim serioz në rritjen e pagave dhe pensioneve. Pra ka një efekt 12-mujor të rritjes së pagave dhe pensioneve në shumën 100 mln USD. Eshtë realisht hera e parë në një buxhet që një shumë e tillë vihet në dispozicion të rritjes së pagave dhe pensioneve brenda një viti buxhetor.

Ajo që është gjithashtu e rëndësishme, është që Qeveria në shpenzimet e veta totale, mban një nivel prej 29.3 % të PBB dhe në një vit elektoral ka zbritje në totalin e vet të shpenzimeve në raport me PBB. Viti 2016 në pritshmërinë e vet shkon në 30% të PBB. Pra siç e shikoni, në një vit elektoral, qeveria jo vetëm nuk ka deformuar shpenzimet publike, por përkundrazi, vjen me axhustim të mëtejshëm fiskal, vjen me ulje të konsiderueshme të borxhit rreth 3% të PBB dhe nëpërmjet Ligjit Organik të Buxhetit, që prek për herë të parë një vit të plotë buxhetor, disiplinon shpenzimet në një vit zgjedhjesh parlamentare.

Në bazë të Ligjit Organik të Buxhetit është planifikuar që në asnjë rast të mos shpenzohet nga deficiti vjetor i lejuar, më shumë se 55% në gjysmën e parë të vitit. Pra është një aspekt disiplinimi, apo vetëdisiplinimi nga ana e qeverisë për të mos përsëritur fenomenin e ndodhur rëndom në shumë vite, dhe shembulli më ekstrem është viti elektoral 2013, ku në përfundim të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 ishte konsumuar i gjithë deficiti vjetor. Tashmë kjo gjë, me ligj, është e ndaluar dhe nuk ndodh më.

Po kështu, për herë të parë, për shkak të Ligjit Organik të Buxhetit dhe disiplinimit qeveritar, brenda shpenzimeve, ka një kontigjencë prej 4 mld ose, duke iu referuar Ligjit Organik të Buxhetit, 0.7% e totalit të shpenzimeve, e cila vendoset si garanci, kontigjencë, për çdo risk që mund të ketë buxheti I shtetit në lidhje me lëvizjet që mund të ndodhin në tregun lokal, rajonal dhe global të interesave, të cilat afektojnë drejtpërsëdrejti koston e shërbimit të borxhit.

Kemi fillimin e financimit të Reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi, nuk ka nevojë ta theksoj rëndësinë e saj dhe rëndësinë e financimit të saj, reflektohet në krijimin e institucioneve të reja dhe menjëherë pas kalimit të ligjit të Vettingut, edhe në financimin e pagave dhe mbështetjes të sistemit, siç e theksova, siç është rënë dakord në bazë të ligjeve të paketës të Reformës në Drejtësi, pagat dhe përfitimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve apo të sistemit të drejtësisë po I referohem në tërësi, rriten me 100%. Është grupi që përfiton një rritje të madhe, në frymën dhe në respektim të detajeve të paketës ligjore.

Në të njëjtën kohë dua të theksoj që zëri i investimeve, pra i shpenzimeve kapitale, megjithë axhustimin serioz që ne vazhdojmë të bëjmë në vitin 2017, shkon afërsisht në 5% të PBB. Këtu dua të bëj një parantezë përpara se të tregoj se çfarë financojmë në parim. Asnjë buxhet në pritshmëri nuk do të ishte mjaft; Çdo buxhet, kur shikohet në aspektin sektorial, asnjëherë nuk është mjaft në krahasim me nevojat dhe pritshmëritë. Megjithatë, ky buxhet, në aspektin e llogarisë kapitale, furnzion me investime me financim të brendshëm dhe me financim të huaj, sektorë jetikë prioritarë të ekonomisë.

Transporti merr një pjesë të konsiderueshme, “pjesën e luanit” do ta quaja, të llogarisë kapitale. Pra nga 75 mld ku këtu përfshi fondin e FZHR dhe mbështetjen për energjinë, 27 mld shkojnë për Transportin dhe infrastrukturën dhe fokusohen në projekte jetike për vendin, siç është: autostrada Tiranë-Elbasan, mbyllja e akseve e bypass të Fierit, vazhdimi me intensitet i bypass të Vlorës, intensifikimi I projektit të furnizimit me ujë të zonës së Durrësit, që është një projekt në zhvilim e sipër me BB. Është ndërtimi I unazës së Tiranës, mbyllja e pjesës së jugut , që nga ana e konektivitetit do të bashkojë autostradën Tiranë-Durrës me atë Tiranë-Elbasan. Pra rreth 92%, e fondeve të Transportit shkojnë për mbarimin e projekteve që kanë filluar 2 apo 3 vite më parë. Këtu nuk dua të lë pa përmendur, që për herë të parë në një buxhet, kemi një kusht ligjor që nuk mund të alokojmë një projekt të ri, me një kosto të caktuar pa alokuar në vitin korrent të paktën 20% të shumës totale.

Pensioni në Republikën e Shqipërisë si kudo tjetër, ka lidhje me kontributet. Ne gjithmonë debatojmë me njëri-tjetrin për një zgjidhje sa më të mirë, por kur nuk ka lidhje fare? Ti i thua dikujt që nuk ka historik kontributiv, – “Hajde se unë do të jap pension”. Kjo skemë duhet të ndreqet se ka vrarë shpirtin e sistemit

Ahmetaj

Në ato që tha përfaqësuesi i nderuar i opozitës, shoh diferencën mes dy botëve. Cilat janë dy botët? Bota që përfaqësojmë ne është bota e përkujdesit social. Dhe po, unë jam një nga bashkëautorët e asaj reforme dhe nuk do të pendohesha kurrë, asnjë ditë të vetme të jetës time që kam qenë një nga njerëzit që kanë ngulur këmbë për pensionin social. Do të thotë që nëqoftëse ju mendoni se ata njerëz që nuk kanë arritur për një mijë arsye të jenë kontributorë të skemës, ne t’i lëmë të vdesin në rrugë? Jo. Kjo reformë është ndryshe. Pensioni social i garanton atyre minimumin dhe kjo është një diferencë shumë e madhe midis nesh. Ju mendoni se ata nuk duhet ta marrin pensionin social dhe duhet të përfitojnë skemë të ndihmës ekonomike, ndërsa ne mendojmë se ata duhet të futen, sepse ata janë pensionistë të cilët nuk kanë mundur të futen të kontribuojnë për 100 arsye që mund ti numërojmë bashkë. Kjo është diference filozofie. Filozofia jonë është e përkujdesit social. Z. Mima në këtë aspekt ne përfaqësojmë dy botë të ndryshme.

Mburreni se e keni çuar defiçitin 2.25%. Kjo nuk është mburrje. Defiçiti mbahet 4% nëqoftëse do të zhvillosh ekonominë. 4% ta mbash që të mbledhësh të ardhura dhe të investosh. Por ti nuk garanton mbledhjen e të ardhurave prandaj të ka futur FMN-ja të dyja këmbët në një këpucë. 4% deficitin dhe të bësh 6% investime mbi PBB.

Ahmetaj

Tani në respekt të asaj që thotë opozita, kam përshtypjen se kanë dalë edhe kundër filozofisë së vet. Unë u shokova pak po gjithsesi është e drejta e saj. U ankua pse ne si qeveri, jemi shumë të përgjegjshëm dhe ulim defiçitin. Unë po i them që kjo qeveri nuk e rrit borxhin, pavarësisht nga ajo që kërkon opozita që ta rrisim, nuk e rrit. Nuk i shkatërrojmë ne financat publike si i shkatërruan këta. Si mund të thotë, bëje defiçitin 4%, ndërkohë që ne jemi në një trajektore të uljes së borxhit?! Do duhet të përputhet edhe me pjesë të tjera të opozitës se ka disa filozofi brenda opozitës, një thotë ul borxhin, tjera thotë rrit borxhin, gjithsesi është konfuzion i strukturuar kam përshtypjen. E dyta, që është shumë e rëndësishme, një qeveri e përgjegjshme nuk e rrit defiçitin sipas qejfit sidomos në një vit elektoral, nuk e bëjmë ne atë që ka ndodhur në 2013, që shtuan brenda një periudhe të shkurtër 6 mijë njerëz me paaftësi vetëm për efekte elektorale, 6 mijë njerëz. A thua se Shqipëria ishte në luftë, e sa kishte mbaruar një luftë e kishte 6 mijë njerëz të gjymtuar, 6 mijë njerëz brenda muajve elektoral. Kjo nuk ndodh më.

 

 

5 komente në “DEBATI/ Spaho dhe Mima debate me Arben Ahmetaj per buxhetin”

  1. arbi says:

    buxheti i ksaj radhe eshte shume here i menduar me mire,
    shume qytetare mezi e presin ato rrogat me me te mira tani qe vjen mundesia dalin kundra kerkojne me zor yckla,

    1. elidon says:

      shume mire qe ka debat po pd-ja as vete nuk e di se cfare kerkon ndiqet nga parimi hajde se po flaism kot se ka me mbet ndonje gje, ngul kembe per filozofine e vete kur e pame te gjithe qe ishte tersisht jo funksionale nuk eshte se u ndrit shqiperia

    2. babrru says:

      bravo zoti ahmetaj hec perpara le te llapin sa te ngopen

    3. ronald says:

      Te jemi realist per situaten qe jemi ka nje perparim serioz dhe disa gjera jane vene ne linje sa i takon perpilimit te buxhetit per vitin e ardhshem sigurisht qe ka shume pune nga ky drejtim por nuk mund te arrihet perfeksioni per nje peridhe kaq te shkurter dhe me kaq shume probleme te mbartuara kohe pas kohe. E rendesishme te vazhdohet me kete linj perkushtimi per te bere gjera edhe me te mira.

    4. goni says:

      vazhdoni perpara qente le te lehin ket din me bo ma mire premtun premtun nuk bon gjo, tani e keni rradhen ju me tregu veten se jeni mo i afte me bo ma mir e ma shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje