"Ferri" rus në Aleppo, qyteti thuajse krejt i shkatërruar pas disa orë bombardimesh

16 Nëntor 2016, 16:03Sociale TEMA

Rusia ka nisur sulmet e reja të bombardimeve nga ajri në Aleppo. Pas mbërritjes së luftanijes “Admiral Kuhznetsov” në brigjet siriane, “ferri rus” rus është çliruar mbi qytetin tashmë thuajse krejtësiht të shkatërruar.

Në vetëm pak orë, mediat ruse kanë raportuar se gjatë sulmeve kanë mbetur të vrarë tri xhihadistë të ISIS. Por, disa nga mediat perëndimore raportojnë edhe vdekjen e disa civilëve.

Në dy video të ndryshme, një e publikuar nga ministria e mbrojtjes ruse dhe tjetra nga “Helmetat e Bardha,” të cilat veprojnë në Aleppo, tregohen dy realitete të ndryshme.

Në videon e parë, shfaqet forca ruse, ndërsa tregohet momenti i lëshimit të disa raketave në ajër drejt qytetit të Aleppos. Në të dytën, duken qartë pasojat e tyre.

1 komente në ““Ferri” rus në Aleppo, qyteti thuajse krejt i shkatërruar pas disa orë bombardimesh”

  1. vang says:

    DO JETE SI FITORJA E PIRROS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje