“Godet” Ndoka, rikthen “nënat me shumë fëmijë”: Shteti të mbështesë financiarisht familjet që bëjnë fëmijën e tretë

19 Nëntor 2016, 09:30Politika TEMA

Nuk kishte si të qëndronte në heshtje kreu demokristian, teksa po inicion një lëvizje që sipas tij do të pengonte uljen demografike në vend, por dhe do të rikthente atë që në kohën e Enverit quhej mbështetje “për nënat me shumë fëmijë”.

Në kushtet kur Shqipëria po përballet vitet e fundit me plakjen e popullsisë, uljen e lindshmërisë së foshnjave dhe rritjen e moshës së martesës, Partia Demokristiane e Shqipërisë vjen me një propozim konkret, që synon t’iu japë zgjidhje këtyre problemeve.

Për “Mapo”, kreu i kësaj partie, Nard Ndoka thotë se duhet të ketë mbështetje financiare dhe trajtim të veçantë nga shteti për familjet që lindin fëmijën e tretë.

“Një hap tjetër i rëndësishëm patjetër që duhet të jetë krijimi dhe aplikimi i një seti politikash ekonomike e sociale qoftë në nivel qendror, qoftë në atë lokal që mbështesin konkretisht familjet e reja dhe promovojnë lindshmërinë, nëpërmjet strehimit, punësimit, veshje dhe kujdes shëndetësor falas për fëmijët, mbështetjes konkrete financiare për fëmijën e tretë që është propozim ekskluziv i PDK-së.

Ky është një problem që kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politikë, shoqërisë civile, organeve të qeverisjes lokale, sepse ka të bëjë me të ardhmen e shtetit, ekonomisë dhe formës së familjes që duam të promovojmë, ka të bëjë me çështjen nëse shqiptarët do vazhdojnë t’i popullojnë këto troje apo jo!”, thotë Ndoka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje