Dosjet e Sigurimit u asgjësuan në masë, 39 mijë dosje vetëm në vitet 1980-1992

24 Nëntor 2016, 09:08Dossier TEMA

Nga Aleksandër Meksi

Problemi i lustracionit dhe hapjes së dosjeve të sigurimit ishte një nga problemet kryesore që ne ndeshëm qysh nga viti 1991. Brenda pak muajsh nga ardhja në pushtet në mars të vitit 1992, ne hartuam një ligj për këto qëllime bazuar mbi ligjet e Gjermanisë, Çekosllovakisë dhe Hungarisë. Për hartimin e zbatimin e tij na u desh të njihnim paraprakisht platformat e Sigurimit të Shtetit, praktikat e tij dhe dokumentacionin në Arkivin e ish­Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPP), i cili ruhej në gjendje jo të mirë dhe i shpërndarë në bazë.

Kjo detyrë iu ngarkua një grupi të posaçëm pune i cili paraqiti në vitin 1995 një raport të plotë. Sipas të dhënave paraprake rezultonte se një numër i madh dosjesh ishte “asgjësuar’—termi i përdorur në urdhrat përkatës­me arsyetimin se, sipas drejtuesve të ish­MPB­së, me dekriminalizimin e nenit famëkeq 55, dosjet tashmë ishin “të panevojshme”.

Duhet thënë se ekzistonte një “Rregullore e evidencës Operative e Organeve të Punëve të Brendshme” (Nr. 01­27, datë 23.08.86) e cila përcaktonte dokumentet që “ruhen përgjithmonë” dhe ato të cilat pas një afati të përcaktuar “asgjësohen”, por kjo rregullore u shkel dhe nën pretekstin nën pretekstin se nuk kanë më vlerë u bë një asgjësim masiv i dokumenteve në periudhën e fundit të komunizmit deri para ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike.

Të dhënat që unë kam tregojnë se gjatë viteve 1980­1992, janë asgjësuar rreth 39 500 dosje. 75 për qind e tyre, ose rreth 29 000 dosje u asgjësuan gjatë viteve 1989­1992. Si rregull ky veprim duhet të bëhej me lista veçimi (dmth emrat­individi­ kanë procesverbalin e tyre) të shoqëruar me një procesverbal.

Sipas rregullave në fuqi ishte Komisioni vendor i Ekspertizës që vendoste për asgjësimin, pas shqyrtimit dhe përputhshmërisë me rregullat dhe afatet e ruajtjes. Këtë vendim duhej ta miratonte Komisioni Qendror i Ekspertizës e vetëm atëherë kryej asgjësimi. Por në vitet e fundit të regjimit komunist, si dhe në vitin e parë të tranzicionit, këto rregulla u shkelën dhe në Arkiv janë gjurmët apo dëshmitë e veprimeve të tilla, për të cilat urdhërdhënësit janë proceduar e përgjigjur penalisht.

Me interes në këtë aspekt është radiogrami “urgjent” që Ministri i kohës Simon Stefani i dërgon Kryetarëve të Degëve të Punëve të Brendshme në rrethe më datë 2 korrik 1990 me Nr. 277­278:

lidhur me përpunimet antar e kandidat partie dhe materialet në ruajtje të veprohet në këtë mënyrë: …ato për ta të shqyrtohen nga sekretari i parë i rrethit …të ruhen vetëm ato për spiunazh dhe organizime, ato që janë ruajtur thjesht për agjitacion e propagandë e që me Ligjin e ri nuk konsiderohen më të asgjësohen menjëherë. Asgjësimi të bëhet në bazë të rregullave. Kjo punë të përfundojë brenda 15 korrikut.

3 komente në “Dosjet e Sigurimit u asgjësuan në masë, 39 mijë dosje vetëm në vitet 1980-1992”

  1. Lida Al says:

    Jo, o Meksi, dosjet i dogjet e zhduket ju te PD-se, se ato ishin atje dhe jo vetem dosje me shkrim, me kartela e me regjistra, por edhe te filmuara, ne diapozitive a forma te tjera, te arkivuara ne menyren me strikte. Kishte rregulla te forta arkivore atehere, nuk i zhdukje dot kollaj, se kishe pergjegjesi. Por ju qe e kthyet shtetin ne te papergjegjshem, qe diten e pare, bete si ju deshi qejfi. Lufta e pare e qeverise suaj ishte djegja e Shqiperise e midis tyre dhe zyrave e dokumenteve. Lere pastaj ne ’97 se c’bete. Te kujtohet, apo nuk e mban mend? Jepini Cezarit ate qe i takon. Jo cdo gje te zeze ka pasur ajo kohe, kur ne fund te fundit kishte shtet. E ti e di mire cdo te thote shtet.

    1. Ata votuan mosndeshkimin e tyne says:

      shume sakte dhe e vertete…ate pak shtet komunist keta rruacet e Pdse e varroseen fare…jo komunizmin por kuptimin e shtetit….


      PD krijoi shtetin e gangsterizmit, rrugacerise dhe harbuterise…..shiko heronjte e PDse, njeri rrugac, tjetri spiun dhe si Meksi ish gjak komunist…..

  2. marion says:

    Akoma do mashtroni popullin duke fsherhur gjurmet e krimeve tuaja monstruoze pa kufi?
    Ja si mashtron qeni:
    -Dosjet qenkan zhdukur prej 1980-1992!
    Pra kur erdhen keta ne pushtet,nuk kishte dosje per t’u zhdukur!
    Jo0 more bandit serb!
    Ju jo vetem keni zhdukur dosjet,por edhe qindra njerez,kundershtaret tuaj!
    Ne se jane asgjesuar disa dosje pra 90-tes,ato jane bere sipas rregullave ne fuqi!
    Shikoni se cfare dokumenti nxjerrin per te vertetuar mashtrimet e tyre:
    Nje cope leter ku shifranti shkruan ca gjera,por qe kurre nuk eshte zyrtar!
    Pse nuk nxjerrin dokumentet zyrtare?
    Per cfare ju duhet te merreni me keto mbrockulla edhe pas 26 vjet kapitalizem?
    Me si8guri per te terhequr vemendjen e popullit nga mjerimi dhe krimet e dites,per t’i trembur qe te mos kerkojne me Enver Hoxhen!
    Keshtu na konsiderojne si femije qe i trembnim dikur me gogolin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje