Një 65-vjeçar mbeti i vdekur në shtëpinë e kunatit, të cilës i kishte vënë flakën. Autori i ngjarjes akuzonte të zotët e shtëpisë se nuk e kishin paguar për ndërtimin e shtëpisë 10 vjet më parë.
Por pasi i ka vënë flakën shtëpisë që kishte ndërtuar vetë, ai është asfiksuar dhe ka mbetur brenda.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Imperia, Itali. Viktima është Gaetano Pedalino, ndërtues artizanal, 69 vjeç.
Në përpjekje për të shuar flakët kanë mbetur të plagosur edhe pronarët e shtëpisë, burrë e grua, 65 vjeç. E zonja e shtëpisë ishte motra e gruas së viktimës. (TemA TV)