“Këngët t’ua kthejmë në vaj”, ISIS kërcënon Europën me sulme gjatë festave

29 Dhjetor 2016, 13:44Bota TEMA

Një grup pro-Shtetit Islamik u bëri thirrje mbështetësve të xhihadistëve të kryejnë sulme në vende të tilla si spitale e tregje në Europë gjatë periudhës së festave dhe urdhëroi myslimanët të qëndrojnë larg festimeve të të krishterëve.

Kërcënimi erdhi pasi autoritetet evropiane kanë rritur forcat e sigurisë pas sulmit me kamion në Berlin që i mori jetën 12 personave dhe plagosi 48 të tjerë para disa ditësh.

Fondacioni Nashir Media, që mbështet Shtetin Islamik, postoi një mesazh online të shoqëruar me imazhin e luftëtarëve me armë dhe thika e një pemë Krishtlindjesh, raporton faqja me bazë në Amerikë US SITE Intelligence Group, që monitoron grupet militante.

“Festimet e tyre, bashkimet, klubet, tregjet, teatrot, kinematë dhe madje spitalet janë objektiva perfekte për ju,” thuhej në mesazhin online të xhihadistëve, shkruan BW.

“Fishekzjarrët të zëvendësohen me eksplozivë dhe këndimet e tyre të kthehen në vajtime”.

Mesazhi rikujtoi mbështetësit e Shtetit Islamik për të sulmuar konsullatat dhe ambasadat turke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje