FOTOT/ FRESSH i vjen në ndihmë familjes Arjani në Elbasan, nisma shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit

30 Dhjetor 2016, 17:25Sociale TEMA

Prej disa ditësh Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar ka ndërmarrë nismën “FRESSH DHURON”. Në hollin e Partisë Socialiste, por edhe në të gjitha bashkitë e vendit, ishin të shumta dhurimet të cilët pjestarë të këtij forumi por edhe mjaft individë të tjerë bënë në vetëm katër ditë.

Dhuratat e akumuluara aty u paketuan dhe u shpërndanë për njerëzit në nevojë.

Kjo fushatë e FRESSH nuk u mjaftua vetëm në Tiranë por u shtri në të gjithë Shqipërinë, aty ku edhe ka struktura të këtij forumi. Ndihma janë shpërndarë për mjaft kategori si: për pensionistët, për persona me aftësi të kufizuar, për familjet rome, për gratë kryefamiljare, etj.

Iniciator i kësaj nisme ishte edhe kryetari i FRESSH, z. Eljo Hysko. Ai së bashku me disa prej pjestarëve të FRESSH, ishin sot në fshatin Yrshek të Elbasanit ku dhuruan mes të tjerash edhe një lavatriçe për familjen Arjani, e cila ndodhet në vështirësi ekonomike.

Kreu i FRESSH u njoh me historinë e kësaj familje, e cila jeton në kushte të vështira, përmes mediave. Ky akt me siguri ja lehtëson sadopak mundin kësaj familje të varfër.

Statusi i plotë i kryetarit të FRESSH Eljo Hysko:

Këto ditë të fundit të vitit kemi vendosur t’i kalojmë pranë atyre që më së shumti kanë nevojë për mbështetje.
Ishim sot në Elbasan, në fshatin Byshek, pranë familjes së Arjanit, historia e të cilit u bë e njohur pak ditë më parë në media.

Arjani, së bashku me tre fëmijët e tij jetojnë në kushte të vështira, pasi mamaja e fëmijëve është larguar disa vite më parë nga banesa. Babait i duhet që përveçse të sigurojë jetesën, edhe të kujdeset për shtëpinë e fëmijët.

I dhuruam kësaj familjeje ushqime, rroba, lodra, një lavatrice e disa batanije, me dëshirën që ky kontribut i vogël t’i lehtësojë sado pak mundin dhe shpresën se viti i ri do të jetë sadopak më i lumtur për ta.

14 komente në “FOTOT/ FRESSH i vjen në ndihmë familjes Arjani në Elbasan, nisma shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit”

  1. Tiku says:

    Fanstike ?? Bravo FRESSH!

    1. Elsa says:

      Fressh eshte forumi me i madh ne shqiperi dhe me me vlera. Kte e tregon gjith aktivitet qe ka ndermarr mbi te gjitha fressh dhuron!

      1. Besi says:

        Shife kur te cohet Luli e ti shaj ??

        1. rina says:

          Pune fantastike ?? Bravo FRESSH!

        2. Leli says:

          E kam pare qe kane qene ne cdo cep..bravo realisht ? Mos degjoni gojet e liga po vec perpara

      2. Loli says:

        Shife tani kur te fillojne te shajne keta te pd a ndonje humorist..shume mire keni bere, bravo ??

  2. Rinia says:

    Hallall, beni mire se mire do gjeni

  3. eni says:

    nje nisme humane qe ngroh zemrat dhe te stimilon te shijosh festat me me shume gezim. Bravo ??

  4. Aldo says:

    Super pergezime forumit per kte nisme qe kane marre. Vajtja ne ndihme te komunitetit ne kto raste festash rrit shume besimin te shume te rinj

  5. Anna says:

    U mbars fresshi me gjithe eljo e polli nje lavatrice… po energjine me ca do e paguaj? Detergjentin? Vk fare…. forum i deshtum

  6. Toni says:

    Nisme shume solidare…Eshte mire kur te rinjte reagojne mire dhe u vijne ne ndihme qytetareve ne nevoje…Bravo FRESSH…Pergezime

  7. DIA says:

    Kelyshet e hijenave po ndihmojne gazelat e dobeta qe i ka shqyer tufa e prinderve te tyre, kjo vetem ne Shqiperi mund te ndodhe, kafshate qe skaperdiet eshte o vlla mjerimi, kafshate qe te ngel ne fyt dhe te ze trishtimi …………,
    a thua valle FRESSHistet nuk e dine kush jane prinderit e mjerimit aty ne Elbasan dhe gjithe Shqiperine, a thua vjet nuk kish mjerim, a thua me pare nuk kish mjerim, mjerimi nuk do kothere por do drejtesi turp tu vije ju FRESSHistave qe doni te perfitoni nga mjerimi si eterit tuaj politike.

  8. Gezim says:

    Iniciative e shkelqyer plot vlera dhe altruizem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje