FOTOT/ Suksese dhe tragjedi: Viti sportiv në foto

31 Dhjetor 2016, 10:28Sport TEMA
FOTOT/ Suksese dhe tragjedi: Viti sportiv në foto

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro 2016 mbetet ngjarja kulmore sportive e këtij viti, e përcjellë dhe në këtë përmbledhje fotografish.

Fitorja e Europianit nga Portugalia, e Champions League-s nga Reali i Madridit si dhe e Kupës së Amerikës nga Kili zënë vend gjithashtu në albumin e mëposhtëm.

Lestër Siti, befasia e futbollit gjatë këtij viti, që fitoi krejt pamendueshëm kampionatin anglez, nuk kishte si të lihej në harresë.

Nuk mungon as fiksimi i dominimit të atletit Usain Bolt në Lojërat Olimpike të Rios në verën e këtij viti. Siç nuk mungon dhe notari i medaljeve të arta, Michael Phelps, një figurë njësoj qendrore në Lojërat e Rios.

Nga Formula 1 janë përzgjedhur Nico Rosberg, fituesi i kampionatit, si dhe Felipe Massa, piloti brazilian që shpërtheu në lot në pistë ndërsa i përshëndeste mbështetësit e tij.

Në NBA, Cleveland Cavaliers bëri të pamundurën dhe e fitoi trofeun pasi mposhti 4-3 Golden State Warriors-in në serinë e finaleve.

Në tenis, britaniku Andy Murray bëhet numri një në botë. Për rusen Maria Sharapova, viti qe i keq, pasi ajo u pezullua nga aktiviteti për përdorim të substancave të ndaluara.

Në fotografi gjenden dhe Chris Froome, fituesi i Turit të Francës, CSKA e Moskës, skuadra ruse që siguroi trofeun e Euroleague-s në basketboll, e Marc Marquez, kampioni i Moto GP-së.

Në fund vjen një foto për Çapekoensen, skuadrën braziliane të futbollit, lojtarët e së cilës humbën jetën në aksidentin tragjik në Kolumbi. Avioni i tyre u rrëzua pranë Medelinit, ndërsa po shkonin të luanin finalen e një aktiviteti futbollistik të Amerikës Latine. /tesheshi.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje