Ambasadorja e Shqipërisë takohet me udhëheqësit e rinj të Shtëpisë së Bardhë

18 Janar 2017, 19:23Politika TEMA
Ambasadorja e Shqipërisë takohet me udhëheqësit e rinj

Ambasadorja e Shqiperise ne SHBA me zevendespresidentin Penc.

Shpreh kënaqësi për takimin me Presidentin e Zgjedhur Donald Trump – Poston fotografitë me zv-Presidentin e Zgjedhur Mike Pence dhe Sekretarin e ri të Shtetit, Rex Tillerson

Në Darkën Globale për Trupin Diplomatik, në Washington DC, të organizuar nga Presidenti i Zgjedhur Donald Trump, në kuadrin e veprimtarive të javës së inaugurimit, mori pjesë edhe Ambasadorja e Shqipërisë, Floreta Faber.

Ambasadorja shqiptare ka shkruar në rrjetin e saj social se ishte një kënaqësi që u takua me Presidentin Donald Trump, zv-Presidentin e Zgjedhur Mike Pence, Sekretarin e ri të Shtetit, Rex Tillerson, “e shumë të tjerë”.

Ajo publikoi mes të tjerash edhe dy fotografi me zv-Presidentin e Zgjedhur Mike Pence dhe Rex Tillerson, dy figura që mendohen se do të jenë kyçe në ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare për SHBA në aministratën Trump.

Ndonëse mendohet se do të kalojë pa problem, Tillerson pret ende konfirmimin nga Senati Amerikan për postin e tij të Sekretarit të Shtëtit, ashtu si pothuajse të gjithë anëtarët e kabinetit presidencial.

Pak ditë më parë, Ambasadorja Faber u takua edhe me Këshilltarin Kombëtar për Sigurinë, Gjeneralin Michael Flynn. (Ruben Avxhiu)

2 komente në “Ambasadorja e Shqipërisë takohet me udhëheqësit e rinj të Shtëpisë së Bardhë”

  1. Ani says:

    Amb Kosoves takoi Trump…. kjo ska bere ndonje trimeri

  2. Lugati says:

    amnasadorja ripjelljes…,floreta faber soros…a ju jeni krejt isoj po mjere ne..ca figurash te mdhoja na prezanto ripjellja neper bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje