Ridel në skenë lidhja Basha-Podesta

23 Janar 2017, 16:15Politika TEMA

Në prag të ceremonisë së inagurimit të Presidentit Trump, Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të qartë se në listën e të ftuarve nuk figuron asnjë kryetar shteti apo personalitet politik i huaj dhe se të vetmit përfaqësues shtetërorë me ftesë zyrtare do të ishin ambasadorët e emëruar në Uashington.

Pavarësisht se nuk është traditë amerikane, që të shndërrojnë ceremoninë e përurimit të mandatit të një presidenti në një paradë personalitetesh ndërkombëtare, disa lidera shqiptarë, midis të cilëve edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ishin të pranishëm.

Në një prononcim për Zërin e Amerikës, kreu i opozitës deklaroi se kishte udhëtuar në Uashington me ftesë të disa Kongresmenëve, pa specifikuar se cilët.

Burime brenda PD bëjnë me dije se në të vërtetë nuk ka pasur asnjë ftesë specifike, por vizita e Bashës në SHBA është garantuar në bazë të një kontrate që PD ka nënshtruar në mars 2016 me kompaninë “Podesta”, e specializuar në ndërmjetësime dhe lobime në nivelet më të larta të politikës amerikane.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se sa paguan tani PD për të garantuar fotot e liderit të saj përkrahë senatorëve si Rubio apo Newt Gingrich.

Gjithashtu, mbeten të paqarta rrethanat me të cilat Basha u takua me këta senatorë. Ndërsa në postimet e tij, kreu i PD i ka cilësuar takimet si “tepër pozitive” dhe si “takime ku është biseduar gjerësisht e ardhmja e Shqipërisë”, në faqet zyrtare të të dy këtyre senatorëve apo në faqet e tyre sociale, nuk është shkruar asnjë gërmë e vetme për takimet e tyre me kandidatin shqiptar për kryeministër.

4 komente në “Ridel në skenë lidhja Basha-Podesta”

  1. Tano says:

    Por podesta ne fushate ishte kunder Trump o gazetar ca flisni .. gjeni noi gjo tjeter

  2. Qytetar says:

    Po çmerreni me karagjozë inferjor ore.

  3. Spartaku says:

    Mos u çuditeni me keto genjeshtra te Bashes,pasi e ka edukate nga idhulli tij Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje