INTERVISTA/ Jona Dervishi: Si nisa të punojë në Federatë, momenti më kulmor, dhe marrdhënia me futbollistët

27 Janar 2017, 16:33Sociale TEMA

Ajo është zëdhënsja e parë femër që punon në institucionin e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila është komentuar shpesh në media si një nga zëdhënëset më të bukura dhe mjaft e komunikueshme dhe korrekte në mardhëniet që ka me kolegët e saj gazetarë.

E ftuar në emisionin “SunsetBoulevard” në MCN Radio, të gazetares Antoneta Koci, Jona Dervishi ka rrëfyer se si ka nisur të punojë në Federatë, marrdhëniet që ka me lojtarët e kombëtares, si dhe momentet më të bukura dhe të këqija në këtë institucion.

Gjithashtu, Jona ka folur dhe punën që ushtron në Federatën Shqiptare të Futbollit i cili është një ambient i rrethuar me meshkuj, duke zbuluar se në këtë instiucion rreth 40% e administratës është me vajza.

Je e para e ftuar nga FSHF-ja, prej sa kohësh punoni në këtë institucion?

Kam gati dy vjet që punoj në Federatë. Ardhja ime dy vjet përpara në këtë institucion përkonte fiks me ndeshjen me Armeninë që e kemi zhvilluar këtu në “Elbasan Arena”.

Si nisi eksperienca në FSHF?

Kemi qenë pesë veta konkurentë të cilët shtjelluan idetë e tyre, shpalosëm platformat tona, por që u pëlqye dhe u vendos që të zgjidhej kjo e imja. Fakti që isha femër ndikoi goxha dhe më ndihmoi shumë. Ndoshta ishte dhe e domosdoshme që në Federatë të zgjidhej një zëdhënse femër dhe ky ishte një avantazh për mua.

Ishte i sikletshëm momenti i përzgjedhjes për faktin se ishit e vetmja femër në garë?

Jo nuk e kisha aspak problem. Ne i dërguan platformat tona nëpërmjet e-mailit dhe bëmë më pas një intervistë live me presidentine  Federatës, ku dhe u vendos që të përzgjidhesha unë.

Si ka qenë momenti juaj i parë pas pranimit në FSHF?

Normalisht është një moment pak i sikletshëm, sepse afrohesh në një institucion dhe nuk e di se si do të pritesh nga kolektivi dhe si do të jetë ecuria e punës. Megjithatë, më kanë pritur shumë mirë dhe nuk e kam ndjerë fare që ishte dita e parë e punës.

Kush është momenti më i bukur dhe momenti më i vështirë gjatë periudhës që ke punuar në FSHF?

Momenti më i bukur ishte ai tregolësh që shënuam në sfidën kundër Armenisë, e cila na dha dhe kualifikimin historik për në kampionatin Europian. Ishte një gëzim i jashtëzakonshëm jo vetëm për ne që punojmë në Federatë, por edhe për të gjithë shqiptarët që e kanë shijuar këtë sukses historik të kombëtares. Ndërsa, momenti më i vështirë ishte që nuk vazhduam më tej në fazën kualifikuese ku kombëtarja jonë pati një performancë të mirë.

Po në punën tënde në Federatë përtej ecurisë së kombëtares momenti më i bukur dhe i vështirë. P.Sh mund te ketë qenë ndonjë moment i bukur që ke parë një futbollist që të ka pëlqyer?

Në fakt i kam parë gjithmonë si skuadër dhe nuk është se ka veçuar askënd. Të gjithë kanë tiparet e veta, të bukurën e vet në çdo aspekt, në anën e temperamentit, se si luajnë, por i kam parë gjithmonë si skuadër.

Po momenti më i sikletshëm?

Është momenti kur ekzekutohet himni kombëtar, sepse ne jemi gjithmonë pas kuintave kur fillon ceremonia e ndeshjes dhe normalisht ka dhe raste që gjërat nuk funksionojnë 100%, sepse mund të ketë dhe gabime njerzore. Ky është dhe momenti më me ankth i imi, pasi dua gjithmonë që gjërat të shkojnë sa më mirë.

Kush është futbollisti më simpatik në kombëtaren shqiptare apo dhe në kampionatin shqiptarë?

Të gjithë kanë atë lezetin e tyre sidomos kur i sheh në fushë që ngjajnë si gladiator, sepse emocionet bëjnë të vetën dhe fusha të rrit shumë në pamje. Por, siç e thashë dhe më sipër nuk është se i kam parë me imtësi, gjithmonë i shoh si një skuadër.

Po futbollisti më karizmatik?

Janë 2 në 1 u them unë. Janë Odise Roshi dhe Bekim Balaj, të cilët janë shumë karizmatik, dhe janë me shumë humor.

Po më i ftohti?

Nuk ka sepse natyra e futbollistit në përgjithësi është që nuk janë të ftohtë, sepse janë mësuar gjithmonë bashkë nëpër grumbullime dhe nuk para ka futbollistë të ftohtë.

 Kalojmë pak tek një pjesë tjetër. Si i ke marrdhëniet me rrjetet sociale, me Facebook-un, Instagramin, Snapchat-in ?

Në fakt kam marrdhënie të mira i përdor të gjitha nga pak. Por, Facebook-un e përdor pak më shumë se më pëlqen në krahasim me rrjetet e tjera, kjo pasi i përdor shumë statuset. Ndërsa, dhe Instagramin dhe Snapchati i përdor, por kryesisht përdor Faceook-un. Tashmë përdor dhe Instagramin e Federatës kshuqë jam e detyruar që të rri dhe në Instagram pak më shumë.

Të vijnë mesazhe të çuditshme?

Jo, më shumë vijnë mesazhe urimesh, falenderimish, mesazhe tifozësh, dhe nuk para ka mesazhe të tilla. Më shumë më vinë mua në rrjetet e mia të tilla mesazhe (qesh).

Unë kam parë disa intervista që ti ke dhënë në media të tjera, ku ke thënë që nuk e kishe menduar ndonjëherë veten të punoje në FSHF. Ku e shihje veten?

Po është e vërtetë, unë më përpara jam marrë me pjesën diplomatike, bëra dhe akademinë diplomatike tek Ministria e Jashtme dhe nuk është se e kam parë realisht pjesën e futbollit. Por, prandaj thonë që jeta ka surpriza dhe për mua kjo ishte diçka shumë e bukur. Pashë që në FSHF kërkohej një PR, dhe mora shkas që të interesohesha shumë dhe arrita të bëhesha pjesë e këtij institucioni.

Kalojmë pak tek pjesa e stadiumeve, në ndeshje të rëndësishme i shohim plotë. Por, ajo që më intereson mua është tek tifozet femra. A vijnë më vajza në stadium?

Këto ditë ne kemi marrë një nismë të re e cila është “Emancipimi i Stadiumeve”, që ishte kryesisht për pjesmarrjen e vajzave dhe grave në stadium. Bëmë një tryezë të rrumbullakët ku ishin të ftuar shoqëria civile, gazetarë, politikanë, që na u bashkangjitën për të marrë sa më shumë mendime, se si mund të avancojmë dhe më tej për pjesmarrjen e femrave në stadium. Jemi duke parë këtë ide, por në fakt në vitet e fundit ka filluar të shtohet masivisht pjesmarrjave e femrave në stadium.

Dhe pyetja e fundit, të është krijuar ndonjëherë si problem fakti që je e rrethuar me meshkuj?

Në federatë rreth 40% janë femra, sepse tek burimet njerzore punojnë ferma, tek finanaca po ashtu, komisionet, zyra e eventeve tek të gjitha ka punonjëse femra. Ka shumë vajza pra që punojnë nuk jam e vetmja. Por, ngaqë nuk ka shumë informacion dhe është normale ngaqë merret futbolli dhe është me meshkuj dhe është krijuar kjo ide.

 

1 komente në “INTERVISTA/ Jona Dervishi: Si nisa të punojë në Federatë, momenti më kulmor, dhe marrdhënia me futbollistët”

  1. © says:

    ” Momenti kulmore”

    ” Maredhenjet me futbollistet”

    Me pelqen ky “Stil” sensuale te shprehuri ?

    Sidomos kur bohet prej nji gazetare so sexi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje