Kthehet nga operacioni në Detin Egje kontingjenti i parë i Forcës Detare. Koçi: Treguam se jemi dinjitozë brenda NATO-s

27 Janar 2017, 17:10Kronika TEMA

Në Bazën Detare Pashaliman Vlorë u zhvillua ceremonia e kthimit të 21 efektivave të Forcës Detare, pjesëmarrës në operacionin “Sea Guardian”, në Detin Egje.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantë të Forcave dhe familjarë të efektivave pjesëmarrës në operacionin “Sea Guardian”.

Në fjalën e tij komandanti i Forcës Detare gjeneralmajor Ylber Dogjani falenderoi dhe shprehu mirënjohjen për shërbimin dhe profesionalizmin që efektivat e kontingjentit të parë treguan gjatë kohës së qëndrimit në zonën e operacionit.

Ndërsa zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi në fjalën e tij tha ndër të tjera: “Ishte një mision i suksesshëm, i cili tregoi dhe njëherë profesionalizmin e detarëve tanë, kurajon, përkushtimin dhe disiplinën e lartë. Tregoi edhe njëherë që Shqipëria është një vend dinjitoz anëtar i NATO-s”.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, komandanti i anijes Oriku kapiten i rangut të tretë Ilir Boçi, foli për rolin e ekuipazhit shqiptar në këtë mision dhe vështirësitë e hasura atje “ Detyra kryesore ka qenë patrullim, menaxhim i ujërave, sigurim i trafikut të lirë, raportim i flukseve migratore dhe bashkëveprim i rojeve bregdetare turke-greke dhe njësitë e NATO-s që ndodheshin në rajon sepse jemi ndodhur disa njësi në të njëtën kohë në rajone të caktuara për përballimin e këtij fluksi”.

Roli i efektivave dhe anijes shqiptare në këtë operacion ishte raportimi i trafikut të migrantëve në zonën operacionale dhe ndërhyrja duke ofruar ndihmë në rastet kur konstatohet se jetët njerëzore janë në rrezik. Informacioni i siguruar gjatë patrullimit së bashku me anijet greke, holandeze, turke dhe britanike është shkëmbyer në kohë reale me rojet bregdetare greke dhe turke, si dhe misionin e Bashkimit Europian “Frontex” në detin Egje, në interes të  parandalimit të fluksit të refugjatëve dhe emigrantëve.

2 komente në “Kthehet nga operacioni në Detin Egje kontingjenti i parë i Forcës Detare. Koçi: Treguam se jemi dinjitozë brenda NATO-s”

  1. .......!!!!!? says:

    Keta e kane care bythen me peshk ,sepse nuk besoj se kane be ndonje gje tjeter pervec peshkimit ,,,,

  2. Shkodran I Vjetër says:

    Ejvallah, na e paska fal dikush i peshkarrexhë ??✌

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje