Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha në emisionin “Pasdite në Top Channel”, se respektimi i disa rregullave të thjeshta rrugore mund të shpëtojë jetë njerëzish dhe minimizojë aksidentet në rrugë.
Ai publikoi shifrat e aksidenteve që përfundojnë me humbje të jetës duke i quajtur ato si një “bilanc lufte”.
Tahiri tha se “300 njerëz në vit humbasin jetën nga aksidentet rrugore. Ky është një “bilanc lufte”. Rrugët tona vuajnë nga një pasiguri e theksuar, gjë që ka ekzistuar prej mjaft vitesh”.
Gjatë ndërhyrjes së tij në emision, ku ishte i ftuar shtetasi Dashamir Dini, babai i këngëtarit Ergi Dini, i cili humbi jetën para 2 muajsh në një aksident rrugor, ministri Tahiri i shprehu përkrahjen për nismën e ndërmarrë nga ky qytetar për ndërgjegjësimin e shoferëve në lidhje me respektimin e rregullave të trafikut.
“Unë i garantoj bashkëpunimin z.Dashamir Dini personalisht dhe institucionalisht. Unë dua ta ndihmoj me ekipin tim dhe Policinë e Shtetit, për ta kthyer një histori personale e familjare, në një nxitje për të shpëtuar jetë njerëzore. Historitë e aksidenteve në rrugë mund të kthehen në histori të fuqishme ndërgjegjësimi për qytetarët”, u shpreh ministri i Brendshëm.
Këngëtari Ergi Dini humbi jetën bashkë me shokun e vetë, duke udhëtuar me motor, pa kaskë mbrojtëse, gjë që u kushtoi jetën gjatë aksidentit.
Babai i tij Dashamir Dini ka folur për nismën e tij, të cilës i janë bashkuar edhe Ministria e Brendshme dhe Policia e Qarkullimit.
Në ndërhyrjen gjatë emisionit, ministri shtoi se siguria në rrugë nuk është vetëm detyrë e institucioneve, por duhet të jetë një angazhim i të gjithëve.
“Të kemi një ndërgjegjësim të të gjithë qytetarëve, për përdorimin e rrugëve. Kjo duhet të nisë me edukimin në shkolla të fëmijëve në lidhje me rregullat e trafikut”, deklaroi ai.
Tahiri nënvizoi se vendosja e rripit të sigurisë, respektimi i limitit të shpejtësisë, mospërdorimi i alkoolit, shmangia e celularit, kujdesi për këmbësorët, janë rregulla të lehta për t’u zbatuar, por që shpëtojnë jetë njerëzore.
Me kujtohet filmi “Kur zbardhi nje dite”. Albert Verria thoshte: “Te beheshin urat me llafe …”
Per te realizuar kete nisme, duhet te badhkepunojne televizioni, ministria, shoqata e shofereve, gazetat, dhe tere organizmat e interesuar, por mbi te gjitha, duhet rregulluar puna e dhënies se patentave, si edhe menyra si gjykohet fajtoret e aksidenteve.
Kete te fundit mind ta rregulloje reforma ne drejtesi.
Pra, ehu, sa pune ka kjo pune. Ti flet nga nje krah, ndersa ne krahun tjeter, kokrra e injorantit qe ka blere makine as nuk mbush fare, dhe nuk e vret mendjen fare se sa dem mind te beje nje makine e ngare kunder rregullave te qarkullimit.
Keto probleme Jane kudo ne bote. Por ketu ne Angli nuk i japin as ne lajme aksidentet, sepse nuk mbushen emisionet me lajme te zeza.
Por edhe policia ne Shqiperi nuk kerkon te parandaloje aksidentet. Fshihen prapa shkurreve per te vene gjoba be vende ku nuk ndodhin normalisht aksudente. Dhe ministri flet.
Ngarja me shpejtesi pa limit e motorave dhe ne efektin e thithjes se miellit edhe skafander po te kesh, perfundimi eshte …. ne vorreza.