Zv/kryeministri Niko Peleshi nuk ka pranuar të komentojë informacionet mbi largimin nga posti të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Pasi u pyet nga gazetarët, Peleshi tha:
“Nuk e kam një informacion të tillë. Ku e keni dëgjuar këtë? Nuk mund të komentoj informacione në ajër”.
Vetë Ylli Manjani ka përgënjeshtruar lajmin e dalë nga disa portale se ai është larguar nga posti i tij.
Manjani sqaron se lajmi i rremë lidhet anulimin e një konference për shtyp, të cilën ai shton se e ka anuluar për arsye thjesht shëndetësore.
Në reagimin e tij Manjani thekson se as nuk ka dhënë dorëheqje, e as nuk është shkarkuar nga posti i tij si ministër i Drejtësisë.