Ambasadorja Romana Vlahutin inspekton punimet në Vlorë: Turizmi shumë i rëndësishëm

31 Janar 2017, 14:12Politika TEMA

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin,  zhvilloi një takim me kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Pas përfundimit të takimit, në një prononcim për media, diplomatja tha se gjendet në  qytetin e Vlorës për të inspektuar nga afër punimet që po kryhen mbi tre projekte të rëndësishme të financuara nga BE.

“Jemi në dijeni që  Bye Pasi ka zgjatur por kemi ardhur të bëjmë takime edhe me sipërmarrësit me qëllimin mësimin e datave fikse për përfundimet e punimeve, pasi industria e turizmit është mjaft e rëndësishme për ekonominë e Vlorës dhe jo vetëm”, deklaroi Vlahutin.

Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Dritan Leli ka shprehur falenderime ndaj ambasadores për vizitën  si edhe për  investimet që po kryen nga BE.

Së bashku ata kanë zbritur në terren ku kanë ndjekur nga afër për disa momente punimet e Lungomares dhe By-Passit.

3 komente në “Ambasadorja Romana Vlahutin inspekton punimet në Vlorë: Turizmi shumë i rëndësishëm”

  1. Andreas says:

    Aty paskan ngrene bashke d.m.th!

  2. Kritizeri says:

    “Bye Pasi i Vlores ka zgjatur”??????Bye pasi i Vlores nuk ka filluar ende punimet…..

  3. Visi says:

    Mire ka bere qe ka shkuar. Me kete rast ka zgjedhur edhe ndonje vile. I duhe nje vile ne Vlore!!!……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje