Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur akuzave të ngritura më herët nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
“Lufta ndaj korrupsionit është përgjigja më e mirë ndaj çdo lloj akuze”, u shpreh Tahiri duke zgjedhur të përgjigjet shkurt.
Ai theksoi se beteja për të fituar integritetin brenda policisë duhet të jetë primare. Tahiri tha se janë të paktën 3 mijë punonjës policie të cilët kanë shkelur ligjin dhe po procedohen penalisht.
“Kjo është këmbana më e fortë e alarmit për secilin prej jush. Jam i shqetësuar për raportin që krijon punonjësi i policisë me qytetarët dhe për fat të keq ka ende punonjës që e përdhosin uniformën, tallen me detyrën dhe këta duhet të jenë pa asnjë diskutim edhe objekt i punës tuaj”, nëvizoi ai.
Gjatë kësaj kohe kreu i Ministrisë së Brendshme ka qenë në fokus të sulmeve nga opozita si edhe nga figura të larta brenda strukturave të LSI-së.
Së fundmi ka qenë ish-ministri Manjani që ka folur për kanabisin në Shqipëri duke bërë përgjegjëse plicinë e shtetit për gjendjen./ A.D