Ilir Meta ka shfryrë akuzat e Ylli Manjanit.
Në konferencën për shtyp, Meta nuk është ndalur shumë tek shkarkimi i tij, ndërkohë që akuzat e Manjanit, i quajti shashka.
“Është e nevojshme që të përqendrohemi tek problemet që kërkojnë zgjidhje dhe ta heqim mendjen nga shashkat, sepse qytetarët janë të lodhur nga shashkat.
Çdo ish-ministër që ka fakte për korrupsion ose krim, duhet të ndjekë rrugën institucionale të drejtësisë, aq më tepër kur përfaqëson një institucion ligjor, përndryshe vendi do vazhdojë edhe 26 vite të tjera me retorika fajësuese dhe shfajësuese duke mos e konsoliduar shtetin ligjor dhe duke mos kapur nivelin e duhur të ndëshkueshmërisë pasi kjo rrugë dëmtohet nga tymi,” tha Meta.
“Kush del jashtë këtij mesazhi konstruktiv dhe institucional, mban përgjegjësi”, vijoi ai.
Ndërkohë, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, sqaroi se përse ka kërkuar thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Lidhur me çështjen e policisë, unë kam qenë mbështetës i fortë i Policisë së Shtetit, edhe kur ajo është sulmuar nga horra e banditë në mes të bulevardit,” tha Meta, që e kritikoi policinë për çështjen e kanabisit.
Ai tha se arrestimin e Balilit ia kanë kërkuar në SHBA.
“Gjatë vizitës në SHBA, ku u prita nga ndihmëssekretari i Departamentit të Shtetit për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, pata një bisedë të shkëlqyer në vijim të bisedës sonë të parë, para reformës në drejtësi ku ai më kërkoi me insistim që të punoja për konsensus, përveç fjalëve të mira që kam marrë prej tij, më ka thënë se i vetmi shqetësim konkret dhe më ka kërkuar që të tërheq vëmendjen e autoriteteve për mosarrestimin e Balilit si një shqetësim mes dy vendeve.
Nuk ka vend tjetër, përveç Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sipas Kushtetutës së Shqipërisë, ku mblidhen të gjitha institucionet dhe diskutojnë çështje të mprehta. Nëse dikush ankohet se nuk është çështje e mprehtë, unë mendoj se nuk e ka të drejtë, ndaj e kam kërkuar këtë mbledhje,” tha Meta.
Ai shtoi se kjo kërkesë bëhet më e fortë pasi tashmë SHBA ka një president të ri.
“Donald Trump ka prioritete të qarta për forcimin e kufinjve, për rritjen e shpenzimeve për NATO-n, për luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër drogës,” tha Meta.
Zoti Meta ,ne qfts Bali li eshte I kerkuar per droge eshte detyre juaj qe ta kapni dhe jo e amerikaneve, ose nuk eshte kapur deri tani ju e dini
Amerika kerkon dhe me shume arrestime dhe jo vetem Balili. 80 per qind e politikaneve jane te korruptuar dhe jo vetem .Kemi 25 vjet dhe skemi besim te drejtesia
Ah, gjarper!! Ku te gjenden kembet ty….
Balili duhet arrestuar nga shqiptaret dhe pse e duan shqiptaret, dhe jo pse e duan amerikanet.
Balua duhet arrestuar se pari sepse eshte nje trafikant i rrezikshem dhe se dyti sepse kete aktivitet kriminal e ka kryer nen ombrellen tende mbrojtese. Thirrja jote per arrestimin e tij nuk eshte gje tjeter vec’se nje alibi. Sado qe kerkon te besh te ndercmin, mileti di ti ndaj mire islinjte nga horrat, pavaresisht petkut politik apo qeveritar qe mbajn.