Kryeministri Rama mori sot pjesë në një konferencë në ambientet e Hotel Sheraton ku u prezantua programi ekonomik që do të ndiqet nga qeveria përgjatë 3 viteve të ardhshme.
Ky program i hartuar në bashkëpunim me bankat dhe sipërmarrjet private pritet të injektojë në ekonominë vendase rreth 1 miliard dollarë. Ndër pikat prioritare ku do të fokusohet programi hyn rregullimi i infrastrukturës rrugore, nacionale dhe rurale, të cilat do të synojnë sidomos të lehtësojnë aksesin në pikat turistike.
Sipas kryeministrit kanë filluar tashmë dhe procedurat ligjore për ndërtimin e rrrugës së Arbrit në Ministrinë e Transporteve.
Dy shtyllat e tjera të programit janë infrastruktura arsimore, dhe ajo shëndetësore. Do të ndërtohen e rindërtohen rreth 150 shkolla. Paralelisht me to do të ndërtohen rreth 10 qendra shëndetësore në tërë territorin e vendit si dhe një spital rajonal ekselence në Fier.
“Ky program nuk do të rezultojë në barra financiare shtesë për qytetarët dhe nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit public. Përkundrazi do të sjellë uljen e papunësisë si dhe rritjen ekonomike e cila që në vitin 2017 pritet të arrijë masën 5%.” u shpreh kryeministri gjatë prezantimit të programit.
Partneriteti Publik Privat ka marrë një përhapje të gjerë në mbarë europën, teksa vlera e këtyre kontratave nëpër Europë arriti vlerën 8 miliardë dollarë në 3 mujorin e parë të 2016. Vetëm në Gjermani aktualisht janë në zbatim rreth 100 kontrata PPP.
Lajm per tu pershendur projekti ne fjal eshte nje iniciative shume pozitive per te nxitur ekonomine dhe punsimin.
nje bravo e madhe dhe pune te mbare per ta nxjerre ekonomine nga gropa e zeze ku e la PD-ja
pergezime per nismat dhe projektet qe jeni duke ndermarre jane te nevojshme per nje ekonomi te vogel si kjo e jona