Helikopteri i rrëzuar në Shkodër, Prokuroria: Gabim njerëzor

6 Shkurt 2017, 13:23Kronika TEMA

Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër mbyll hetimet lidhur me aksidentin tragjik të helikopterit “EC 145” të Forcave të Armatosura që u rrëzua në liqenin e Shkodrës.

Prokurorët e çështjes dalin me përfundimin se ngjarja ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor të pilotëve që humbën jetën.

Gjithashtu, Prokuroria e Shkodrës  ka mbyllur hetimet për ngjarje, edhe me argumentin  se pilotët Donald Hoxha dhe Floran Delia të cilët kanë konsumuar veprën penale, kanë humbur jetën në aksident.

Dy pilotët janë shpallur dëshmorë të atdheut pasi para 10 muajve helikopteri i komanduar prej tyre përfundoi në ujrat e liqenit të Shkodrës.

1 komente në “Helikopteri i rrëzuar në Shkodër, Prokuroria: Gabim njerëzor”

  1. artiles says:

    O gazetari (ose Prokuroria e Shkodres – nese citimi eshte i sakte, a e dini se cfare po flisni??!!! Pilotet ……… te cilet kane konsumuar vepren penale (duhet te vesh kujen per kete formulim) kane humbur jeten.
    Turp per ju qe shkruani a menduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje