Vetëm 12 kandidatë kanë aplikuar për të qenë pjesë e Komisionit dhe Kolegjit të Apelimit, institucion që do të kryejë procesin e vetingut për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë.
Për këtë institucion tepër të rëndësishëm, për zbatimin e procesit të vetingut kërkohen 27 anëtarë, të cilët do të jenë pjesë e tre trupave gjyqësore, por numri i ulët me gjasa do të fusë procesin në “ngërç”. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sipas ligjit përbëhet nga 12 anëtarë, të cilët ndahen në katër trupa gjyqësore me nga 3 anëtarë secili. Në çdo rast caktohen dy anëtarë zëvendësues, të cilët qëndrojnë në gatishmëri në raste dorëheqjeje apo shkarkimi. Ndërkohë që Kolegji i Apelimit përbëhet nga 7 anëtarë dhe 2 anëtarë rezervë, ndërsa komisioneri publik përbëhet nga 2 anëtarë dhe dy zëvendësues.
Dje Bashkimi Europian u ka bërë thirrje qytetarëve të arsimuar, brenda apo jashtë vendit, që të aplikojnë për të qenë pjesë e Komisionit dhe Kolegjit të Apelimit. “Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të kualifikuar, brenda dhe jashtë vendit, që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Rivlerësimit”, thuhet në postimin e delegacionit të BE-së në Tiranë. Afati i fundit për të aplikuar si kandidatë për të qenë pjesë e organit që do të kryejë procesin e vetingut është 9 shkurti.
Procesi rrezikon të hyjë në ngërç në rast se nuk ka aplikantë që kalojnë numrin 27, kjo për faktin se pjesa më e madhe e tyre do të verifikohen dhe skualifikohen edhe nga sekretari i Përgjithshëm Kuvendit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, por edhe nga komisionet ad hoc, që do të përbëhen nga deputetët e dy forcave kryesore.
INSPEKTORI DREJTËSISË
Shkelet një nga parimet dhe afatet e vendosura në Kushtetutën e Shqipërisë, në ndryshimet që iu bënë ligjit themeltar të shtetit në kuadër të Reformës në Drejtësi. Data 6 shkurt 2017 ka qenë afati, brenda të cilit duhej zgjedhur Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Më konkretisht, në Kushtetutën e ndryshuar, e cila u votua në korrik 2016 dhe që ka hyrë në fuqi në datën 6 gusht të vitit të kaluar, thuhet ndër të tjera se “Inspektori i Lartë i Drejtësisë emërohet brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji (Kushtetutës)”. Ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit në kuadër të Reformës në Drejtësi, sikurse duhet publikisht, hynë në fuqi në datën 6 gusht 2016, raporton Panorama.
Afati kushtetues prej 6 muajsh për emërimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka qenë ditën e djeshme, më 6 shkurt 2017. Sikurse është e qartë, inspektori nuk është emëruar dhe me sa duket procedura do të vonojë përsëri, edhe pas shkeljes së afatit kushtetues. Kjo sepse sipas paketës së Reformës në Drejtësi, Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet nga Kuvendi, në bazë të kandidaturave që dërgon Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).
Por pikërisht, ky këshill që duhet të çojë kandidaturat për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë ende nuk ka nisur së funksionuari, pasi emrat e zgjedhur me short publik disa ditë më parë në Kryesinë e Kuvendit duhet të kalojnë në veting për të marrë detyrën e për të pasur fuqi vendimmarrëse. Procedura duket të jetë “e dënuar” të vonojë përsëri edhe më tej, pasi vetingu i kandidaturave të zgjedhura me short për KED mund të bëhet vetëm pas ngritjes së Komisionit të vetingut, gjë që ende nuk ka ndodhur.
Ku do gjejne 27 veta “komplet te paster”???
Ketu fillon humori……
S’eshte fare ne rrezik. Kjo tregon se njerezit e kane marre seriozisht.
Une mendoj dhe sugjeroj qe gjykatesit dhe prokuroret te vijne nga vende te ndryshme te Evropes, njesoj siç eshte KFOR-i ne Kosove, per rendin dhe sigurine, keta te vijne per drejtesine. vetem atehere çdo gje do shkoje me se miri dhe reforma ne drejtesi do kete sukses. Mos pretendoni te dashur ambasadore se me keta gjykates dhe prokurore, do behet reforme ne drejtesi, mos kujtoni se me keta politikane do behet reforme ne drejtesi, pavarsisht se shtiren sikur e duan. Une mendoj se per kete pjese te te qeverisjes siç eshte drejtesia dhe prokuroria, eshte mire qe Shqiperia te kete protektorat ne drejtesi dhe prokurori. Te vijne nga Evropa per te vene drejtesine njehere e pergjighmone ne vdin e vet dhe te paguhen aq sa te kerkojne qe populli te shpetoje njehere e mire nga hijenat shqiptare. Po çfare reforme mund te beje Ilir Meta more amani, çfare reforme mund te beje Sali Rame Berisha, Lulzim Basha dhe ne fund Edi Rama qe ndoshta e kerkon ta beje nga zori.